Patozi: PD duhet të kalojë ylberin për të marrë elektoratin gri

July 11, 2019 23:40

Patozi: PD duhet të kalojë ylberin për të marrë elektoratin gri

Koordinatori i Partisë Bindja, Astrit Patozi ka komentuar këtë të enjte deklaratën e ish-kryeministrit Berisha, i cili disa ditë më parë u shpreh se e vetmja zgjidhje për situatën aktuale politike është kryengritja popullore me 51 format e mosbindjes civile.

Në studion e Abc News,Patozi duke theksuar se opozita duhet të bindë elektoratin “gri”që të rrëzojnë qeverinë “Rama”, pasi të vetëm ata nuk do ia dalin të bëjnë ndryshime në politikë, e konsideroi deklaratën e Berishës patetetike.

Ai tha: “Është patetike dhe është një lloj serumi që i jepet militantëve për të mbajtur shpirtin gjallë, por them që nuk zgjidh asgjë. Pse? Palët përpiqen që Shqipërinë ta mbajnë bardh e zi. Qeveria thotë që ne kemi bërë më të mirën, kurse opozita thotë që kjo është një skëterrë ku nuk jetohet, ose duhet të ikë Edi Rama ose të largohemi fare nga Shqipëria. Në fakt Shqipëria ka ngjyrat e veta. Nuk është as bardh, as zi, por që palët i mbajnë në skalionet e tyre të mbledhura është problem i opozitës. Opozita ka nevojë që të marrë shqiptarët që nuk besojnë qorrazi tek partitë se vetëm opozita e ka detyrimin që ti bindë ata që të rrëzojmë qeverinë sepse vetëm nuk ia del dot kurrë dhe sidomos në kushtet e një opozite të djathtë, e cila ka edhe atë rezervuarin fillestar të votës deficitar në raport me palën tjetër. PD duhet të kalojë ylberin për të marrë elektoratin gri. Pala tjetër është më e relaksuar duke ruajtur thjesht militantët e vet. Në rast se do jetë ndeshje fiton gjithmonë qeveria, por sidomos kur është e majtë që është e dyfishtë”.

Në vijim, Patozi tha se gjithë procesi për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta ishte i neveritshëm, pasi shkallët e konfliktit që kanë dy institucionet më të rëndësishme të shtetit, retorika që ato përdorin, përveç se kanë thelluar krizën politike, shpreh edhe marrëzi politike.

Patozi tha: “Ndjej neveri për këtë. Ne jemi në një krizë politike e cila nuk është zgjidhur nga 30 qershori. Shpresoj që gushti dhe shtatori të sjellë një lloj qetësie të gjithë personazheve por edhe të gjithë politikës në përgjithësi”.

Patozi, gjithashtu, tha se ankimimin në KQZ nuk e kishte bërë për shkak të rezultatit, por si detyrim ndaj votuesve për të bërë një lloj transparence, duke deklaruar: “Dua të sqaroj diçka, ne ankimimin tonë nuk e kemi bërë për rezultatin tonë. Pas gjithë kësaj situatë dramatike, rezultati i “Bindjes Demokratike” nuk ka shumë vlerë për publikun dhe as për ne. Ne e kemi bërë për një lloj detyrimi ndaj publikut shqiptar, edhe ndaj votuesve tanë për të bërë një lloj transparence, për t’i treguar publikut që këto ishin zgjedhje të këqija, të cunguara që u shoqëruan me deformim të votës, sëmundje e lashtë e politikës tashmë në Shqipëri. Ne duam t’i tregojmë shqiptarëve, publikut që zgjedhje si këto mos paçim, qofshin të fundit, ky ishte qëllimi kryesor”.

e.ll./dita

July 11, 2019 23:40
Komento

1 Koment

  1. demo July 12, 03:17

    Kurse ti je pa ngjyre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?