Patozi: PD, në ditën më të keqe. Më e keqja nuk ka ardhur akoma

February 21, 2018 21:16

Patozi: PD, në ditën më të keqe. Më e keqja nuk ka ardhur akoma

Ish-deputeti demokrat, një nga figurat më përfaqësuese të Partisë Demokratike deri pak kohë më parë, ka qenë sot në rubrikën “Opinion” në News24 për të komentuar situatën politike, por edhe rrugëtimin e kësaj force që nga rënia e komunizmit.

Ai ka folur për 20 shkurtin e vitit 1991 dhe kujtimet e tij si një nga studentët grevistë.

Por për Partinë Demokratike sot, Patozi thotë se është në ditën më të keqe dhe nëse nuk ka reflektim, më e keqja nuk ka ardhur ende.

Pyetjes se si ka ndryshuar PD-ja këto 27 vite, Patozi i është përgjigjur:

PD ka pasur një amplitudë të vetën. Ka pasur vite të ndritshme dhe vite në rënie. Sot që po flasim PD është shumë larg asaj kohe, por edhe shumë larg vetvetes. PD sot është ditën e saj më të keqe. E them me keqardhje, por me bindje të plotë. Kam frikë se nëse nuk ka reflektim, më e keqja nuk ka ardhur akoma”.

o.j/dita

February 21, 2018 21:16
Komento

2 Komente

  1. Sali Berisha DV February 21, 21:22

    Fjale imzot vetem fjale! Jane te gjithe te shitur tek Sala! “Asnjerit nuk ja mba bytha” sic themi nga anet tona! Edhe Paozi po pyet indirekt Berishen! Dosjet i ka gati Sali muti! Pse Rama nuk e dergon ne prokurori ceshteje e detit? A ka njeri te ma shkoqise! A ka sala dosje per Rame frikacakun?! Po Meta ? Le te presim atehere te na “i nxjerrin geshtenjat nga zjarri” te medhenjte miqte tane Amerikane!

    Reply to this comment
    • Likja February 22, 00:37

      Si ka qene ajo amplituda ne 1996, 1997 e me pas? Si ka qene ne momentin e Gerdecit, po kur vrate ata kater qyqaret?
      Nuk arrij ti gjej dot ato vitet e ndritshme qe permende zoti Patozi, sepse une shoh vetem ziiiiiiiiiiiiiiii

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*