Patozi: Sulme me pagesë në adresën time

July 3, 2017 22:38

Patozi: Sulme me pagesë në adresën time

Astrit Patozi akuzoi Lulzim Bashën se nuk do garë brenda Partisë Demokratike, pasi sipas tij, ai e di që nëse futet në një garë të barabartë del humbës prej saj.

Patozi foli për kërcënime në adresë të tij dhe përçoi një mesazh për Lulzim Bashën.

“Ka një ndërmarrje prej 30 personash. I jap këshillë që nuk më impresionohem fare nga sulmet online me pagesë në adresën time dhe kolegëve të mi dhe për këtë kam prova. Unë nuk impresionohem nga këto, pasi në 3 të mëngjesit apo të drekës unë dal vetëm në rrugët e Tiranës. E pakëndshme që në partinë time ka një teknologji kundër nesh”, tha ai.

Duke folur në Top Story me Sokol Ballën, Patozi e quajti farsë garën me Eduart Selamin, madje hodhi dyshime edhe në lidhje me kandidimin e këtij të fundit.

“Kandidati Selami duket se ka marrëveshje të heshtur me kryetarin e PD. Basha gjithmonë ka qenë në anën e tepsisë, unë kam qenë kundër”, tha ai.

July 3, 2017 22:38
Komento

5 Komente

  1. Arber I July 3, 23:07

    Prit se nuk ke para gje akoma!

    Reply to this comment
  2. MH July 4, 00:17

    Ja qe,tepsia u fut ne politike,fale fushates zgjedhore 2017 timon&tepsia.

    Reply to this comment
  3. A July 4, 19:11

    PD-ja ka rene shume poshte me drejtimin de fakto te SALEH QEN BIRISHES dhe de jure te LUL QESHARAK BASHA. Ja ku eshte gjendja e PD-se sot, ajo deshiron qe gjithçka ta realizoje ndermjet vjedhjes dhe grabitjes, ne kete rast te votes te lire dhe te ndershme. Vetem fjala ndershmeri nuk i intereson çiftit BIRISHA – BASHA. Por doli nje person tjeter si EDI RAMA ja rrujti votat dhe i la me gisht ne goje keto dy derdimen se doli me profesionist ne perlarjen e votova te tepsise dhe per te humbur gjurme kerkon ta hudhi per skrap.
    Por keto dy persona BIRISHA – BASHA nuk ngopen me vjedhjen dhe grabitjen e votave kete situate e sjellin ne zgjedhjet e mbrendeshme partiake. Siç nuk deshen SOKOL OLLDASHIN nuk duan konkurrence te ndershme ne parti. Kush i kritikon i bllokojne edhe faqet ne internet, Face Book, si te rastit te aktorit te humorit JULIAN DEDES. Keto dy persona BIRISHA-BASHA duan vetem persona qe i lahet dhe shplahet truri sipas deshires se tyre.
    Bej thirrje qe sa me shpejt na duhet VETTINGU, qe te shpetojme nga keto vemje dhe kepurdha qe jane mveshur shoqerise shqiptare. Tung.

    Reply to this comment
  4. Keinen Schritt zurück, nur vorwärts ! July 4, 20:49

    – A forcohet dot PD-ja me sulme ordinere kunder anetareve te kryesise?

    – A forcohet dot PD-ja me perjashtime nga listat e kandidateve per perfaqesues te popullit ne kuvend?

    – A forcohet dot PD-ja me skarcime te politikaneve me integritet nga kryesia e partise, me qellim shmangjen e konkurences per drejtues?

    # Mos u spraps asnje hap prapa, z.Patozi,
    # Demokratet e ndershem jane me ju !
    # VETTINGU se shpejti do e thote fjalen e tij !

    Reply to this comment
  5. * July 4, 20:50

    Reply to this comment

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*