Patozi: Teatër Ba(sh)balesh në bulevard

May 26, 2018 16:41

Patozi: Teatër Ba(sh)balesh në bulevard

Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi e ka konsideruar protestën e zhvilluar sot në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ si një “teatër Ba(sh)balesh”.

Përmes një postimi të gjatë në rrjetin social “Facebook”, Patozi e ka cilësuar protestën si një shfaqje të rremë. Sipas tij, mjaftojnë pamjet e transmetuara sot për të kuptuar se tubimi i realizuar nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk ishte asgjë tjetër veçse një dëshmi se ky i fundit nuk ndryshon shumë nga Kryeministri Rama.

Pasi i epiketon këto dy figura si “Babale”, Patozi thotë se shqiptarët kanë nevojë për një alternativë të re politike.

Postimi i plotë:

TEATËR “BA(SH)BALESH” NË BULEVARD

Sot pamë “live”, me zë e me figurë, me dron dhe pa dron, shfaqjen e rreme në kryeqytet të Babaleve, që na udhëheqin.
Të atyre, që janë në qeveri, dhe të tjerëve që janë në opozitë.
Ndaj ashtu si në të gjitha betejat e gënjeshtërta, mos prisni më kot që të ketë fitues.
Do të dëgjoni, nga njëra anë, se protestës në bulevard ju bashkuan 1 milion shqiptarë, kurse nga ana tjetër, që aty nuk ishin më shumë se 500 vetë.
Sepse kaq të largët e kanë distancën me të vërtetën Babalet që na drejtojnë, s’ka rëndësi nëse janë në pushtet apo në opozitë.
Ndaj e vetmja keshillë është të mos i dëgjoni seç thonë, por shikojini vetë pamjet, me dron e pa dron, njësoj si në ato ndeshjet e rëndësishme të Champions League, kur në momente delikate nuk ke pse e dëgjon fare komentatorin, është apo nuk është penallti.
Babalja në opozitë thotë se ka dalë me sukses, sepse atē di që ka për detyrë, që të shtyjë ditët e veta dhe të bëjë sikur po ngre në këmbë popullin e revoltuar.
Një Zot e di ku e gjen forcën dhe guximin, që të bëjë prapë si i fortë, edhe pse e di që të gjithë kanë televizor në shtëpi dhe e kanë parë gjithçka me sytë e tyre.
Babalja në qeveri po rreh gjoksin prej disa orësh dhe po mburret për dështimin e vëllait të vet në opozitë.
Por gëzohet kot, sepse kjo nuk ka asnjë lidhje me njerëzit dhe atë vetë.
Sepse e vetmja meritë e Babales së fortë në këtë mes është që ai tjetri nuk ekziston.
Vini re sa të ngjashëm janë edhe kur shahen dhe tregojnë me gisht njëri-tjetrin dhe bëjnë sikur tashmë janë në gjak.
Po akuzohen reciprokisht dhe me shumë tërsëllëmë dhe pasion si shkaktarë të refuzimit të Europës. Dhe kjo per ata është arsyeja më e fortë e kësaj “lufte epike”, për të mos thënë që është e vetmja arsye.
Sepse për ta nuk ka rëndësi se si jetohet nga brenda Shqipëria, por vetëm se si duket ajo nga jashtë.
A thua se kjo eshte një fotografi apo një video e shkurtër reklame, që duhet ta shohin për disa çaste të huajt, sa për të krijuar një ide.
Dhe jo si i vetmi atdhe që kemi, ku gdhijnë dhe ngrysin ditë shumë të vështira për shkak të keqqeverisjes miliona shqiptarë.
Mes dy Babaleve, që zihen për pushtet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, jam i sigurt se shumica e shqiptarëve sot nuk zgjedh asnjërin.
Atij më të dobëtit, që bën kinse si i fortë, ia numëruan brinjët sot, me zë e me figurë, me dron dhe pa dron.
Saqë më mori malli për protestat e Shaban Memisë para vitit 2000, kur PD ishte në vështirësi.
Na dukeshin të vogla atëherë, por e keqja nuk paska fund.
Por edhe ai më i forti tē mos trimërohet kot, vetëm nga dobësia apo kapja e tjetrit.
Sot kishim mundësi t’i numëronim vetëm policët atij, por do të vijë shpejt dita që të testohen edhe njerezit që e mbështesin.
Shqipëria nuk mund ta lërë fatin e vet në dorë të Babaleve dhe as të marrëdhënieve që mund të kenë ata me njëri-tjetrin, pavarësisht se kush prej tyre bie ne burg dhe kush nuk i dërgon tjetrit njē paketë cigare.
Për rastësi ose jo, fiks si sot një vit më parë pala sulmuese dorëzonte me triumfalizëm listën e fitores mbi rivalen e vet, pas një romance të fortë dashurie joplatonike.
Ndaj kjo e bën edhe më të shëmtuar e të neveritshëm teatrin e sotëm në bulevard.
Shqiptarët kanë nevojë për një alternative të re politike, që nuk ka asnjë lidhje me Babalet e sotme, që na udheheqin, disa në qeveri dhe të kënaqur, ndërsa të tjerët, në opozitë, duke bërë si të mërzitur.

s.a/dita

 

May 26, 2018 16:41
Komento

3 Komente

  1. ARBEN Camaj May 26, 17:24

    puna është se edhe ti vetë me këto që ke thënë nuk ke dale jashtë rrethit të të qenurit babale.
    është turp & tallje për të djathtën reale që t’i kërkosh salihun të kthehet mbrapa në pushtet. salihu me zagarë janë pikërisht strumbullari i të gjithë të këqijave nda shqiptarizmës dhe veçanërisht shkatërrimit të të djathtës së vërtetë. po nuk u shkeput e djathta prej salihut, ju predikuesit anti-bashë nuk keni për të patur kurrë ndonjë sukses politik. basha dihet që është vegël e salihut. zotrote do të vish ne krye po si vegël e salihut. ik beje të ulet sheja, i thonë. e djathta ka nevojë për riorganizim dhe reformë. duhet t’i thotë gjërat ashtu siç janë. droga, vjedhja, korrupsioni kanë qene pjesë e qeverisjes së salihut. pd ka gëluar nga korrupsioni gjatë qeverisjes. po nuk u shkundët nga e kaluara e prishur, thjesht këto mllefet e mësipërme të tuat, dhe të të tjerëve si ju, janë thjesht xhelozira.

    Reply to this comment
  2. Mali May 26, 18:21

    I vjen i nat thartozit se ja zuri vendin babalja i vlores.

    Reply to this comment
  3. Miri May 27, 09:31

    Patoz

    Kerkojini falje shqiptarve për zullumet kur keni qenë në pushtet. Mbani dhe pergjegjesite sot

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim