Patriarku Kirill vlerëson Ramën për Tiranën, kryeministri kujton Nolin

April 30, 2018 14:31

Patriarku Kirill vlerëson Ramën për Tiranën, kryeministri kujton Nolin

 

15 vjet më parë kur Patriarku Kirill erdhi për herë të parë në Tiranë, Edi Rama ishte kryebashkiak, ndërsa sot ai është takuar në pozicionin e kryeministrit.

Vetë Patriarku falenderoi Ramën për ndryshimet e Tiranës, kur ai ishte si kryebashkiak, duke u shprehur se “çështjet estetike luajnë rol të madh në jetën e njeriut”.

“Faleminderit shumë për këtë pritje, jam shumë i impresionuar nga arritjet në Tiranë, janë ndryshime vërtetë të jashtëzakonshme. Tirana tani është qytet shumë i bukur. Merita shumë e madhe ju përket juve, si kryebashkiak i Tiranës, dhe unë ju përgëzoj për veprat e mëdha që keni kryer në atë post. Çështjet estetike luajnë rol të madh në jetën e njeriut, estetika është faqja e jashtme e harmonisë por kur flasim për harmoninë nuk flasim vetëm për gjëra e jashtme, po mund të theksoj lidhjen e ngushtë mes kulturës së njerëzve dhe punës së Kishës. Në një vizitën time nuk do tu them konkretisht në cilin vend, pata mundësinë të njihesha me shembujt e artit modern”, tha Patriarku Kirill.

Kryeministri Rama tha se vizita e tij përkon me 110-vjetorin e Kishës Autoqefale shqiptare, ndërsa kujtoi edhe themeluesin e saj, Fan Nolin.

“Më vjen mirë që vizita juaj përkon dhe me 110-vjetorin e kishës autoqefale shqiptare, kisha e parë ishte kisha e Shën Gjergjit në Boston dhe themeluesi i saj, imzot Fan Noli u shugurua prift nga peshkopi rus i Nju Jorkut. Kështu që ka një përkim shumë të bukur me ardhjen tuaj, tani në fund të prillit.

Më thatë që jeni të impresionuar nga ndryshimet e mëdha të Tiranës, shpresoj të largoheni nga Shqipëria me një përshtypje sa më të mirë”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama i dhuroi më pas Patriarkut të Moskës dhe gjithë Rusisë një statujë të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, duke e quajtur Aleksandri i Madh i Shqipërisë, me shpresën se Patriarku Kirill do e mbante në zyrën e tij.

a.s/dita

April 30, 2018 14:31
Komento

5 Komente

  1. Brravo ...rrespekt i ndersjellte .Korrekt . April 30, 14:36

    Kur tjetri nderon me viziten e tij
    te sillet njerzor
    ktheja me te njejten monedhe .
    Rrespektoje …

    Reply to this comment
  2. shqip April 30, 15:02

    Me qene se bartolomeu eshte me teper nje institucion de jure, kryetar i vertete i kishave ortodokse eshte Kirill . Dhe duhej prit si papa i vatikanit . po ty s’te lene komplekset nga presioni i islamikeve dhe fap nxjer nolin ne skene . Noli dhe cdo i krishtere s’do kishte ndryshim nga te krishteret kudo ne bote, se krishterimi eshte doktrine qe s’njeh dallim e kufi dhe te krishteret jane vllezer kudo qofshin mes tyre . Po ti je ateist dhe per vec kesaj ke rene pre e kurthit ku na futi berisha, me pjesmarrjen ne koferencen islamike dhe per kete s’the asnje fjale . Perkundrazi thua se kemi harmoni fetare, qe eshte si te thuash; nata dhe dita jane njelloj .tung .

    Reply to this comment
    • Katolik (Ish Orthodoks) April 30, 20:39

      “shqip”: Pogamisu re malaka.
      Me sjelljen tuaj po na ktheni gjithe ortodokset shqiptare ne katolike e protestante qe te jemi sa me larg jush. Po ashtu u konvertua edhe Edi Rama dhe shume mire ka bere. Larg Lindjes e drejt Perendimit!

      Reply to this comment
  3. Arber April 30, 15:10

    Edi Rama je kapidan i Shqiptarizmës.Gjuha diplomatike e zgjuar e përdorur në këtë rast është e paharitshme.Nder Shqipërisë e kombit.Nder për staturën tuaj personale.

    Reply to this comment
  4. Aliu nga Selenic April 30, 21:06

    Sa me shume miq per shqiperin aqe me mire do ti behet vendit tone.! Kisha Ruse ka shuem gjar ne dore .Ajo munde te ndikoje ne uljen e tensioneve ne mes serbis dhe Kosoves dhe ne mes Greqise dhe shqiperise. Uniteti ballkanik ka nevoj te gjithanshme per ta kthyer ballkanin perendimore ne nje rajon ku te mbretroje dashuria , mardhenjet reciproke jashte komplekseve shoviniste qe deri dje e kan mundura Ballkani Perendimore. Liri Barazia ne mes kombeve ballkanike eshte domosdoshmeri historike.Kisha Ortodokse Ruse ka role te rendesishem tek ortodoksit ballkanik.!
    Edi Rama eshte lojtar i amdhe politik dhe ka aftesi te gjithanshme per harmonizimin e faktorve te gjithanshem ne favore te paqes dhe te stabilitetit rajonal Ballkanik. Shqiperia eshte qendar e ketije faktori te stabiliteti Ballkanik.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*