Patriarku, një mik i Putinit! Ja kush është drejtuesi i kishës ruse

April 28, 2018 19:10

Patriarku, një mik i Putinit! Ja kush është drejtuesi i kishës ruse

Emri laik i patriarkut të Moskës dhe të gjithë Rusisë është Vladimir Mikhailovich Gundyayev, emër ky i lakuar shpesh nga mediat për kontraditat që ka krijuar.

Kirili lindi në nëntor 1946 në një familje fetare dhe në të njëzetat u angazhua në jetën e kishës, duke ngjitur shkallët e hierarkisë së saj, por vetëm pas viteve ‘90 do të bëhej i njohur.

Patriarku Kiril në fillimet e tij, i angazhuar në jetën e Kishës Ortodokse

Fillimisht Kirili shërbeu si arqipeshkv dhe më vonë si Metropolit i Smolenskut dhe Kalinigradit, e si kryetar i departamentit të kishës ortodokse për lidhjet e kishës me jashtë.

Në këtë post Kirili shkaktoi edhe polemikat e para, pasi mori nofkën “Metropoliti i duhanit” dhe u akuzua nga mediat se kishte fituar miliona duke shfrytëzuar të drejtën që ju dha kishës për të importuar cigare pa taksa në vitet ‘90.

Kirili u përball ashpër me krahun konservator të Kishës ortodokse ruse që e akuzuan se po afrohej me kishën katolike, megjithatë në 2016-n ai u bë patriarku i parë i kishës ruse që u takua me një papë, pikërisht me Papën Françesku.

Kisha nën drejtimin e Kirilit, përsa i përket çështjeve kulturore dhe sociale, ka bashkëpunuar shumë me shtetin rus të Vladimir Putin, si dhe ka mbështetur zgjerimin e fuqisë ruse në Krime dhe Ukrainën Lindore.

Kirili njihet edhe për një nga komentet e tij më të debatueshme, atë për të drejtat e njeriut, të cilat i cilësoi herezi dhe në kundërshtim me Biblën, edhe pse nuk sqaroi se cilat të drejta të njeriut ai kundërshtonte.

s.a/dita

April 28, 2018 19:10
Komento

6 Komente

  1. intelektuali April 28, 19:46

    Po pse o gazeta DITA nuk i besuat intelektualit, por perserisni ate te vertete me dorashka gazetarie?

    sepse:

    Patriarku i rusise eshte emeruar ne kete post nga KGB-ja e Putinit dhe nuk ka asnje pune ne Shqypni,

    pervec:

    Qe t’i coje mesazh Perendimit se nuk ka hequr dore nga ambiciet e vjetra te BRSS per te kontrolluar detin Mesdhe nga ARMIKU

    Reply to this comment
  2. titull me "kok loqe", s'mund te zgjidhet ne faqe te shtypit, ne gjithe boten . April 28, 21:09

    ja “mbeshtes”, “intelektualit”; por s’jam dakort me te . kirill eshte mik i …trampit , pasi do te “asgjesoi” rusine, me ndimen e armiqeve te …jashtem .

    Reply to this comment
  3. MIR April 29, 08:59

    Patriarku Kiril eshte nje figure e nderuar e fese. Ai nuk ka krijuar asnje kontradikte ne qendrimet e tij. Eshte shprehur qarte se nuk jane perversitetet te drejta te njeriut.

    Reply to this comment
    • intelektuali April 29, 11:08

      Degjo o PAQE alla sovjetike:

      Ne Sofje qe njihet si satelit historik i BRSS, Patriarkun Kirill e perzune me hu ne dore, sepse kerkoi te imponoje urdherat qe kishte marre nga Kremlini,

      prandaj:

      Mos fol brockulla me bolshevike dhe sovjetike ketu ne kete forum te gazetes DITA se nuk e njeh historine e ketij vendi te respektuar me nje popull fatkeq qe Stalini u hoqi te drejten e besimit tek Zoti duke vrare dhe asgjesuar te gjithe kleriket e vertete dhe duke i zevendesuar ata me spiuna te KGB-se se tij famekeqe.

      Reply to this comment
      • MIR April 29, 11:50

        Nuk folem per sovjetike as bolshevike. Brockulla me sovjetike e bolshevike jeni duke folur ju. Jeni i mbetur 27 vjet pas ne kohe, nga 1991 nuk ka me sovjetike a bolshevike . Ne kete forum te nderuar te gazetes DITA komentojme pak dhe respektojme tjeret duke mos i nderhyre.

        Reply to this comment
  4. Kosovari April 29, 09:17

    Kush e ftoi kete djall me veshje shejnie, qe te viziton Shqiperine e shqiptarevet,Kush e solli djallin Jenullatos ne token shqiptare qe gjysh e stergjysh i tija-Jenullatosit, e ka urrejtur =,lutuar e mallkuar gjuhen e ketij vendi e populli me histori e te kaluar te lavdishem.Ky djall e veshur si shenjetni, sikur edhe paraardhesi i tij, bekoi vrastret e dhunes serbe, para nisjes ne vrasje te 1999, mallkoi shqiptaret dhe gjuhen shqipe si parardhsi i tij dikur.Shqiperi e Shqiptarevet,largu armiqet e porositur ,larg “veprimtaret”e shtirur fetar,qe nuk kane as besim e as Zot per qellim kane urrejtjen dhe intrigen kunder shqiptarevet,sic eshte ky i mallkuar,Jenullatosi dhe Jenullatoset e shumet si keta, ne Serbi,Rusi e Greqi,Kudes nga megaloideja, e vijes Beograd-Atine-Moske,Kujdes frymes ortodokse sllave.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*