“Patriotët”

January 31, 2018 10:46

“Patriotët”

 

Nga Bedri Islami

Çështja e “Detit” është përsëri kryefjala e përplasjeve politike. Është pritur se do të ndodhte një gjë e tillë dhe se opozita do e bënte e ribënte çështje të saj.

Askush nuk është kundër idesë dhe trajtesës së sinqertë të një çështjeje kaq madhore, nëse do të nisej gjithçka nga një dëshirë e sinqertë për të mbrojtur dhe sanksionuar deri në cepin e fundit kufirin shqiptar me fqinjët, qoftë kufirin tokësor, qoftë atë detar.

Marrëveshja e re që po ravijëzohet në horizontin politik të shtetit shqiptar, tashmë nën drejtimin e Ramës, ende nuk ka përcaktimet e saj përfundimtare. Ajo është ende një çështje e diskutueshme dhe nëse do të ndodhin rishtas gabime e faje politike e kombëtare, do të ishte e domosdoshme shfuqizimi i saj. Ripërsëritja e të njëjtit faj do të ishte dy herë e dënueshme dhe dy herë duhet hedhur poshtë.

Por, çfarë po ndodh? Në horizontin politik dhe në diskurset më të ashpra janë renditur me forcë, duke i vënë edhe bërrylin njëri-tjetrit se kush të dalë më parë, liderë, politikanë dhe zëdhënës të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Do të thotë, opozita e sotme, e cila, në vitin 2009, pa asnjë ngurrim dhe me një megalomani politike të pashoqe, nënshkroi aktin e shitjes së detit, e cila kaloi përmes një puthjeje bakojanis. Një puthje e rrezikshme, në praninë e shefave qeveritarë, në fillimin e vitit elektoral 2009, ku Berisha dhe soji i tij politik priste me ankth fitoren përsëritëse të zgjedhjeve dhe të cilën,  një vit më pas e vodhën.

Shitja e detit, marrëveshjet e tjera me fqinjin jugor, me lëshime të mëdha dhe dëmtime serioze në vlerat kombëtare, u bënë pikërisht nga të njëjtët të cilët sot duan të rrëmbejnë flamurin e patriotizmit dhe të atdheut, sikur askush nuk i njeh dhe askush nuk e di se nga cili “planet” politik kanë ardhur.

Tashmë dihet se cila histori vazhdoi pas miratimit forcërisht dhe pa pyetur askënd shitja e detit. Dy liderët e kohës të opozitës së sotme, para se ligji të kalonte në Gjykatën Kushtetuese, Ilir Meta dhe Sali Berisha, publikisht, njëri pas tjetrit, e mbrojtën me forcë ligjin, duke saktësuar bindjen dhe vendimin e tyre se ky ishte e vetmja rrugë dhe ligji ishte më i sakti i mundshëm.

Berisha shkoi edhe më tej në fazën e tij shokuese. Edhe para gjykimit në Gjykatën Kushtuese ai e mbrojti ligjin forcërisht, duke ushtruar presion politik ndaj trupës më të lartë gjykuese në këtë vend, dhe, kur nuk arriti asgjë nga ajo çka donte, atëherë iu vërsul gjykatësve në mënyrën që vetëm ai e di.

Kur kjo nuk ishte e mjaftueshme, ai, Berisha, zgjodhi rrugën tjetër, duke thënë haptas se Gjykata Kushtetuese ishte blerë nga një fuqi e huaj, jashtë Shqipërisë, e cila kishte blerë në këtë rast edhe opozitën shqiptare. Edhe më pas, kur mendohej se gjërat do të ishin bërë më të qarta, deri para pak muajve, ai, Berisha, ngriti përsëri bindjen e tij, që në fakt ishte njëra nga shashkat e tij politike, se hedhja poshtë e ligjit të “Detit” të jugut, ishte subvencionuar nga fuqi jashtë shtetit shqiptar, duke bërë aluzion të hapur se pas kësaj çështje ishte shteti dhe qeveria turke.

Nëse deri në “rebelimin” e tij të fundit do të kishte dalë çështja “Soros”, ai, me siguri do e kishte gjetur fajtorin tek paratë e këtij të fundit, si një lëvizje anti Trump.

Pak kush në Shqipëri mund të pajtohet qetësisht me vendimet e fundit të qeverisë “Rama” ndaj zgjidhjes së papritur  të problemeve me shtetin grek. Kushdo do e kishte dashur shuarjen e mosmarrëveshjeve, por dyzimi, mjegulla dhe heshtja, së bashku me shfaqjen e gërmuesve grekë për të gjetur të rënët e një ushtrie që, duke luftuar fuqitë fashiste u soll me popullin shqiptar edhe më keq se sa vetë pushtuesit. Pra, “patriotët” e sotëm, nuk janë asgjë tjetër, veçse shitësit e turpshëm të së djeshmes.

Megjithatë, tani ata kërkojnë të marrin në duar flamurin e atdhedashurisë, sikur askush të mos e dinte se 9 vite më parë, përmes një marrëveshjeje të turpshme, pavarësisht kundërshtimeve të dobëta të opozitës së asaj kohe dhe qëndrimeve të fuqishme të zotit Myslim Pashaj, ata kishin bërë hapin e turpshëm të një ligji që cenonte tërësinë territoriale të vendit tonë.

Të paktën, të heshtin.

Nëse ligji i sotëm, sipas idesë ende të pashpallur e pa asnjë konfirmim zyrtar, është i njëjti me atë që ata vetë kanë dekretuar e mbrojtur deri në marrëzi, heshtja do të ishte shpërblimi i tyre.

Nuk mund të heshtin.

January 31, 2018 10:46
Komento

21 Komente

  1. Claus January 31, 11:51

    E si mos te dilte islamiku Bedri me kete shkrim aq te pervuajtur me titull „Patriotet“!
    Marreveshja e Rames nuk na „qenka percaktuar akoma“, ndersa e Berishes natyrisht qe per kete bedel rilindiot ishte tradheti.
    Nuk e kuptoj se si marrin guximin keta dallkauke qe marrin tastaturen dhe hedhin shkarravina vetem dhe vetem se jane antiberishiane dhe asgje tjeter.
    Po keta ish-komisare te UCK-se ishin kur futen dhe cfare nuk futen nga Afganistani, Arabia Saudite, Bosnja para dhe financa qe vinin vetem dhe vetem nga bankat islamike, pa e vrare shume mendjen se po i benin nje dem te madh vendit dhe kombit.
    Ja dhe rezultatet ku i ke.
    As viza per ne USA nuk u jepet me e jo me te tjera duke filluar nga kryeministri dhe duke mbaruar tek ai ish-ushtari i UCK-se qe nderroi jete sot.
    Keta „Diten“ e bejne nate dhe naten e bejne „Dite“ aq te pacipe jane.
    Cdo gje qe del nga Rilindja dhe Edi Rama eshte e ndershme, e sinqerte dhe patriotike!!!
    Po ku kane fytyre keta dordolece. E dini qe profeti Muhamed nuk ka fytyre ne asnje relike?
    Nuk ja gjen askund.
    Ja dhe tere keta mbeturina islame qe kane mbetur trojeve ballkanike jo vetem cipe qe nuk kane, por as fytyre jo. Ja si Bedri Islami yne, qe vete emri e tregon me se cfare kalemxhiu rilindjot eshte.

    Ku eshte ai patrioti i madh efendem Myslym Pasha, dhe ky nje pasha i mbetur ne keto trevat tona, qe beri tere ate gurgule me lapsa, vizore dhe kompase shkolle per te na treguar tradhetite e Berishes?
    Perse nuk dalin xhanem keta efendemer turq dhe te na tregojne tradhetine e Rames dhe Bushatit kur i japin Greqise nja 12 milje qe ne rastin me te keq te del deri ne Vlore duke filluar nga bregu i Korfuzit?

    Per keta eshte partia mbi te gjitha dhe kete e kam thene gjithmone, nuk jane gje tjeter vecse nje specie qe ne kurriz nuk kane as din dhe as imam, pa le pastaj mend ne koke dhe te mendojne si te pavarur.
    Eshte specie shqiptare qe nuk duan t`ia dine as per komb dhe as per atdhe. Po kujt ti thuash?
    Ja, ke sa te duash dhe ne keto komente. Gjen Neti Vjosen nga Viena dhe Jeti Shkumbinin nga Korca.
    Gjen Bedriun, Kadriun, teveqele dhe dordolece, pleq pensioniste qe sahati u ka mbetur tek socialistja e viteve `90 dhe me keto shkarravina plot manipulime i kenaq Bedriu nga Esslingeni!
    Sa me shume kohe kalojne aq me shume po u del boja. Po nuk ke c`ben edhe profetit Muhamed nuk ja dime fytyren, ndersa ketyre ju a dime mire fytyren packa se e nderrojne njehere ne jave.

    Ose prano qe si Berisha dhe Rama jane tradhetare, ose ne te kunderten asnje nga keta nuk beri tradheti.
    Por nuk shkon qe per te njejten gje njeri eshte tradhetar se ashtu dua une dhe tjetri eshte patriot se po ashtu dua une.
    Kaq duhet pranuar nga dordolece dhe teveqele qe marrin tastatura neper duar dhe kenaqin sedrat senile te kokebetoneve qe koha i ka lene prapa.
    Po Shqiperi hesapi. Te tilla specie nga nxjerre gjithmone. Ky i fundit detin po ja jep Greqise dhe ajrin Turqise me aeroportin e Vlores, se i mbetet qejfi Erdoganit nga Stambolli.
    Nuk u ka mbetur gje tjeter vec te shesin si placke pazari ato copat e mbetura te nje vendi aq te tradhetuar si askund tjeter.

    Reply to this comment
    • Klodi January 31, 14:41

      Sepse idiot nuk del dot ne vlore ai se ty te llogariten 12 milje nga Sazani. Pra nuk eshte qe merr njeher greku dhe cte mbetet e merr ti se ndryshe skishte nevoj per ekspert fare por aty ku largesia eshte me e madhe se 24 milje midis te dy vendeve at’here ju lind e drejta te dyjave te shtrihen deri ne 12 milje, aty ku kjo mundesi nuk eshte sic eshte largesia midis korfuzit dhe sarandes duhet ber ndarje duke e braktis parimin e 12 miljeve dhe jo duke i dhen te njejten peshe nje shkembi e del njeher ne dit mbi uj njesoj si bregut te Sarandes se pastaj as plazh nuk ben dot ne sarande se rrezikon te shkelesh ne ujrat greke.

      Reply to this comment
    • mirel January 31, 17:34

      1000 per qind dakort me ty Claus.
      Pervec tradhetise nuk ka asnje perfundim tjeter per mareveshjen e Ramiut.
      Meritojne plumbin si Berisha, si Ramiu.
      Dhe ata si Bedriu qe sherbejne si sherbetoret e tradhetise.

      Reply to this comment
  2. korçari January 31, 12:14

    O Claus nuk mbulohet dielli me shoshe thote populli pra tradhetia Berrisha&Basha&Meta u vertetua nga gjykata kushtetuese pra e cila e hodhi poshte dhe si nje marreveshje qe prek intgritetin ujor te Shqiperise dhe personat qe e justifikojne apo e mbrojne ate marreveshje jane antishqiptare ku hyn dhe ti dhe se fundmi mos flasim fjale ne ere por te presim te shkruhet e zeza mbi te bardhe dhe te kontrollohet dhe nga gjykata,parlamenti populli pastaj te dalim ne konkluzione,SHQIPERIA mbi te gjitha…

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 January 31, 13:04

      dhe meqënëse kjo,tradhëti,do të kalojë me bekimin e tërë politikës shqiptare,ramë,berishë,metë,me bekimin e analistëve,bedri,bushat,zhej,lubonjë,me bekimin e komnetuesve korçar e robert çamçakizi??
      i vjen të mos jetë tradhëti??
      nuk ka nevojë të shkruhet e bardha mbi të zezë o korçar,shpresoj të mos jesh ai tipi homogjen që u propozua për shef të SHISH,duhet ndaluar që tashti dhe jo kur të jetë bërë muti mullar!!
      djelli duket që në mëngjez,korçar!!
      ky djelli i mëngjezit është mbuluar tmerrësisht nga rama!!nuk ka asnjë minimum trasparence!që do të thotë se po zjen një çorbë shumë e ndyrë!!
      pas tërë këtyre që shkruan!?
      më duket se “SHQIPERIA mbi te gjitha…”,nuk ka vënd në shkrimin tënd!!

      Reply to this comment
  3. ETHEM January 31, 12:23

    ANALIZE E SAKTE.KA FOLUR GREKU DHE OPOZITA MJERANE E KOTESIVE DHE NUK E DIM PERFUNDIMIN E MARVESHJES PER TE GJITHA ÇESHTJET 70 VJEÇARE.MUK BESOJME QE RAMA TI FALI GREQISE SOVRANITET PER KOMPROMIS POLITIK.
    POR DERI TAMIME DUHET THENE SE ESHTE VETEM AI QE E ULI NE GJUNJE GREKUN PER BISEDIME DHE ZGJDHNEN E PROBLEMEVE PERFUNDIMISHT.ESHTE AI QE E DETYRON VUÇIÇIN NE MES TE BEOGRADIT TE THOTE”..RAMA ESHTE K/MINISTRI I BALLKANIT..”DHE NE DAVOS I THA VUÇIÇIT..”JUGOSLLAVIA DO PRANOHET NE BE KUR TE NJOHI KOSOVEN SI SHTET”.ESHTE AI QE E DETYROJ GRUEVSKIN TE KAPUTULLOJ PER LIGJIN E GJUHES SHQIPE NE MAQEDONI.
    OPOZITA NUK KA KAUZ TJETER VEÇ SHPIFJES PER ÇDO GJE QE BEN RAMA…EDHE SIKUR KY TI MBAJ NE KTAHE ATA.
    E KAM SHKRUAR GJITHMON SE VETEM RAMA DO E BEJ KETE VEND E JO NJE TJETER SIDOMOS LULI-HOLLANDEZI NEN MONITORIMIN E SALIKRIMINELIT.SE RAMA KA MBESHTETJEN E SHBA+BE DHE SE OPOZITA KA TRE KUNDERSHTAR POTENT:
    1-KA SHUMICEN E POPULLIT TE MAJT QE E MBESHTET SE I PERKRAHE REFORMAT QE BEN.
    2-KA MBESHTETJEN E SHBA PAVARSISHT SE OPOZITA E AKUZON PER VOTEN NE O K B.
    3-KA MBESHTETJEN E BE QE PO E MBESHTET ME FONDE..ETN,QE PARA ZGJEDHJEVE TE QESHORIT JU TURR LULIT..”VOTO VETINGUN E FUTU NE ZGHEDHJE..NDRYSHE PS DO FUTET NE ZGHEDHJE PA PD..”DHE LULI I HUMBI ZGJEDHJET…DHE DO I HUMBASI PRAP NESE DO DEGJOJ SALIN E TE SHPIFI ÇDO DITE..DROGA..KRIMI..DROGA..TAHIRI ETJ,NE BURG DUKE BERE PREKURORIN E GJYKATSIN.
    DO SDO OPOZITA…RAMA ESHTE KM ME I MIRE NE KETO 27 VJTE DHE I DYTI PAS I.QEMALIT.

    Reply to this comment
  4. anticensurë25642654 January 31, 12:41

    o bedri patrioti
    a smë thua përse duhet ti marrim informacionet nga greqia??
    o bedri patrioti
    përse në greqi pyetet dhe jep përgjigje qeveria gërke,kurse në shqipëri vendos e vulos,qeveria jonë??kur fillon e pyet të këthehet sikur je ti armiku dhe jo ajo vetë!!
    o bedri patrioti
    nëse deri dje saliu ishte tradhëtari,sepse bëri të njëjtat gjëra që po bën sot rama!?
    përse rama duhet të jetë patriot dhe sipas teje i padiskutueshëm??
    o bedri patrioti
    nëse ti je pro kësaj ndyrësie,për mendimin tim?!
    përse nuk e mbron??
    të paktën na nxirr ne nga injoranca mor patriot!!
    ti je çorba e tepsisë së ramës mor palaço!!
    ti je një copë mishi që shites shumë lirë mor tradhëtar!!
    ti je pjesë e klanit të tradhëtisë,o bedri “patrioti”!
    saliu e tregoi fare mirë tërë muajin se kush është,por mesa duket e pa që nuk mund të përfitojë duke e mbajtur gojën mbyllur!!e pa që barka po mbytet dhe këkon të dalë!!
    ti akoma se ke kuptuar!!
    bedri,dhe tradhëtarë të tjerë me ramën në krye!!
    nuk ka më gojë të mbyllur sepse të “gjitha i di PRIJËSI i radhës”!!!

    Reply to this comment
  5. Une,Lubonja January 31, 12:54

    Greqia jep ato lajme qe mendon ajo per interesin politik te tyre! Por tradhetaret Sali-Like- Basha bertasin per nje gje qe akoma nuk eshte bere,nuk eshte nenshkruar! Keta krimenele tradhetare duhet te dalin para nje gjykate shqiptare per krimet qe kane bere! Te degjosh Tritan Preshin eshte mediokritet! Te pyesesh Preshin se cfare mendimi ka eshre injorance! Politika qe ben Sala dhe MO-na eshte kriminale! Eshte frika e burgut!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 January 31, 13:10

      ti lubonja
      këta që kanë frikën e burgu,po flasin një muaj pasi kemi filluar ne të tjerët!!ne populli i thjeshtë!!
      këta po e shohin se “anija” e ramës po mbytet!komploti i ramës kundër shqipërisë doli në shesh që me varrezat dhe nënshtetësinë!këta po e shohin që ne nuk kemi për ta lejuar një gjë të tillë,prandaj po flasin!me këtë ras po flasin dhe zagarët e ramës!!deri dje asnjë prej tyre se ka hapur gojën!në një kohë që merren me çdo yçklë,të politikës!
      dje u shëmb muri i heshtjes së politikës tradhëtare!!
      dil dhe ti jasht tifozllëkut partiak!!
      bashkohu në mbrojtje të interesave të shqipërisë!!
      janë në të njëjtën kohë dhe të tuat!!

      Reply to this comment
  6. Edi January 31, 13:29

    Marrveshja detare me Greqine eshte ajo qe do Greqia. Edhe Bedrana e di se eshte po ajo marrveshje, biles ca me ne favor te Greqise. Vetem per Patriotizem mos fol oj Bedrana. Qenka antishqiptare opozita dhe qenka atdhetare qeveria e Rames? Kete e di mire kushdo qe nuk eshte e vertete. Vetem se nuk duan ta pranojne qe po ri bejne marrveshjen detare qe ishte, por me nje ndryshim. Ato qe ulerinin per shitje deti dikur, sot ulerijne per partiotizem te Rames dhe Bushatlies qe e pame te gjithe si e vune greket te kerceje vallen sipas muzikes tyre.

    Reply to this comment
  7. Idjoti i Bathores shoku Xenit ,Fevzise e Erik FullHanit January 31, 14:05

    DITA,SI MUND TE JENE PROTAGONISTE SHKRIMESH E EDITORIALESH ‘GREVETHYES’ TE INFORMACIONIT TE LIRE ,TE PA VARUR E PROFESIONIST SI BEDRI ISLAM SKLEROTIKU KUR THOTE QYSH NE RRESHTAT E PARE’..Shteti shqipetar udhehequr tani nga Rama,,”!!!!!!!!!!????
    Per ke shtet flet ky i corrofjepsur ka ska ngelur gomar qe nuk e di qe ne jemi 28 vjet pa shtet!?
    Ne cilin vend te Botes ka pare e degjuar ky i corrofjepsur qe shtetin na e drejtoka nje ‘kryeminister’ kur ne tere Boten kryeministrat e qeverrite vene e vine biles edhe vende pa qeverri ku ka shtet te se drejtes!??
    Per keta lloj pseudo intelektualesh nuk ka kuptim as shprehja:’Te QIFSHA trute’ se nuk kane me tru!

    Reply to this comment
  8. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit ,prokuroret apo gjykatesit keto mbrojtes te ligesise. January 31, 14:38

    Prisni se nuke keni pare gje akoma,kure e djeshmja dhe e sotmja berisha,bashes,meta,mediut e rames ne hije me shoke e shoqe si autore e bashkefajtore ne riciklimin e botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne te tre pushtetet,plus pushtetin lokal dhe ate paloopozite i thencin,do ti mbetet nje enderr e se kaluares,kurse e nesermja e afert ne nje fud te turpshem dhe pa kthim ne burgun e sigurise ne Rec te Shkodres.Mallkimi i mijra nenave gave te veshura me te zeza si dhe i mijra femijeve te mbetur jetime shume shpejt do te bjere mbi kokat e tyre,po,po por dhe mbi ata qe akoma vazhdojne e i ushqejne duke i bere avokatine.Besoni e binduni Shqiperia do te behet me e sigurte, e lire dhe ne progres njerezor pa keto palopolitikane e pushtetare te binjakezuar ne dite e vite me boten e krimit e korrupsionit dhe tradhetise kombetare.Se fundi Zoti vonon,por kurr nuke harron te ndeshkoje krimin dhe bashkepuntoret me te.Protesto ne emer te morlit e dinjttit njerezor,si dhe ne nderim te vetes,familjes dhe Shqiperise se tejvuajtur ne vite.

    Reply to this comment
  9. mirel January 31, 18:02

    Bedri. Ketu nuk jane opozita qe kundershton mareveshjen detit te Ramutit.
    Jane gjithe shqiptaret qe ju dhimbset atdheu.
    Juve jeni pushta politike, tradhetare e sherbetoret e klikave qe bejne pazaret.
    Cdo perpjekje per ta devijuar protesten qytetare si proteste te opozites eshte nje krim i njellojte me tradhetine. Jo vetem sepse eshte ne kundershtim te plote me te verteten, por sepse eshte nje perpjekje djallezore e qeverise Ramut per te shmangur pergjegjedine direkte per vepren e tradhetise.
    Ndersa ti Bedri, qe i sherben ketij qellimi, je njelloj bashkefajtor.
    Bashkefajtor ne tradheti.
    Nuk ke asnje lloj te drejte te me kategorizosh mua si Berishian, nderkohe qe une nuk pretendoj ti nxihet faqa e Berishes, sic pretendon Bushati. Une kerkoj qe Berisha dhe klika e tij tradhetare te perfundoj ne Litar.
    Une kerkoj qe kete perfundim te kene te gjuthe tradhetaret qe zune karrigen e Berishes.
    Kete perfundim duhet te kete dhe Ramut Zog-Toptani.
    Kete perfundim kerkoj dhe per ty nese protesten time e konsideron proteste opozitare.
    Vetem gjarperinjte dhe maskarenjte bejne nje shpifje te tille te ulet.
    Jam i sigurte qe ne kete proteste kunder Ramutit ka me qindra demokrate, qe nuk shqetesohen per karrieren politike te Berishes, por per Pavaresine territoriale te Shqiperise.
    Ata jane shqiptaret e vertete, dhe jo langot si pu a jote qe bejne detyren para shefit.
    Plera te mjere. Do ju gjykoje rende historia. Do mbani pergjegjesi.

    Reply to this comment
  10. Shqiptar i Ndershëm January 31, 18:27

    Synimi i Shtetit Grek eshte: Nafta e Gazi nendet dhe zgjerimi territorit perballe Himares.
    – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – –
    Synimi i te gjithe Pushtave te Politikes Shqiptare eshte: Marrja dhe Mbajtja e Pusht-etit.

    Reply to this comment
  11. Alban Dega January 31, 18:33

    ANALIZE E PERSOSUR !

    Te lumte penda e me fort mendja qe e komanden ate o Bedri Islami !

    Reply to this comment
  12. Alban Dega January 31, 18:36

    Mendime me gjuhen e se vertetes

    …… ATDHESHITJA E SALI ZERVES E CO.

    – A mund tu besohet atdheshitesve te vetdeklaruar e vetdemaskuar Berisha- Basha- Noka e Paloka…rit…?

    Nga Alban Dega, Nju Jork

    A nuk ka te drejte cdo qytetar shqiptar nga katundari i Vicidolit e deri tek Presidenti Ilir Meta qe te marrin leje drejtimi te cdo mjeti komunikacioni tokesor, detar apo ajror nes ai ploteson kushtet qe kerkon ajo !?
    Leja e lundrimit ashtu si patenta e shoferit apo ajo e pilotit eshte nje nga te drejtat e njeriut .
    Kjo leje nese nuk eshte ndonje falsifikim i RIA + GRU-se , DIA-s serbe apo Asfalise greke dhe tentakulave te tyre ne Tirane ala Sali Berisha, ala Lulezim Basha, ala Flamur Noka e dhjetra kamikaze te tyre ne te gjitha hallkat e Drejtesise dhe organeve ligjzbatuese nuk eshte prove as deshmi per asnje shkelje ligjore nga Saimir Tahiri, e shoqja apo kushdo qofte ai.
    Aq me teper ajo eshte leshuar per here te pare . nuk eshte rinovim, dhe mban daten 26 korrik 2017 kur Saimir Tahiri nuk ishte as minister i Brendshem e as nuk kishte asnje post qeveritar.
    Minister e Brendshem ne ate periudhe ishte kamikazi i Berishes dhe Lulezim Bashes… i PDSH-se , Partise se Dallavereve Shqiptare, me shume hije dyshimesh per kontakte me agjenturat fqinje.
    Aq me pak ka lidhje kjo patente me hetimet e Antidroges dhe Antimafias italiane te viteve 2013- 2015.
    Dyshimet per keto dokumente i shton edhe me shume fakti se ato dolen per here te pare nga goja dhe dora e Kapitentit dixhital te Otrantos, kolonelit dixhital te ish KGB-se ruse RIA+ GRU, drejtuar Mareshallit Dixhital te UDB-se se Millosh, Stanishic Fazlicit dhe DIA-s se Vucic Dacicit , Sali Berisha.
    Ose me mire te Dr. Prof. Superakademikut te Rrenave , shpifjeve, trillimeve nga me djallezoret Saladinit, qe nuk nxjerr fjale nga goja pa rre dhe perballe te cilit edhe Babai Boteror i Rrenave Nastradini do te mbetej ne klase.
    Hajde po te doni mos i besoni Kapitenit dixhital Lulezim Basha, Kolonelit Dixhital Flamur Noka e Mareshallit Dixhital te Beogradit e Athines Sali Berisha!
    Ata nuk jane tradhetare! Grade shume e ulet per ta…
    Ata qendrojne shume me lart:!
    Me deklaratat e tyre ne protestat e Himares, balle per balle me Otranton, dhe ne Kuvendin e Shqiperise, Sali Berisha e lukunia e tij hoqi edhe maskat e fundit dhe fituan graden me te larte te tradhetise kombetare !
    Atdheshites te kapur ne flagrance nga Gjykata Kushtetuese e Shqiperise me vendim unanim 9:0 !
    E ish-Kryeministri i Shqiperise merr guximin qe me ze e figure behet kryeavokat i Kalit te Trojes, i nje shteti qe mban ne fuqi gjendjen e luftes me shtetin qe duhet te ishte i tij, Shqiperine e pushtuar dhe e ka hequr ate prej dekadash me agresorin e tij e pushtuesin e Shqiperise !!!
    Sali Berisha per Babe Beogradin e Nene Athines shkon deri aty sa te akuzoje Gjykaten Kushtetuese te emeruar e zgjedhur nga ai dita vete, se eshte shitur tek Edi Rama e PS -ja sepse nuk lejoi shitjen prej tij dhe banda e tij ala Lulezim Basha , Flamur Stanishic Noka, Arben Imami, Edi Palokari, Alibej Turku…e co tek Kali I Trojes qe mban ne fuqi, pra de jure eshte ne lufte me Shqiperine qe aq shume i dha lirise dhe pavaresise se fqinjit tone jugor dhe mori. genocidin e token e djegur, komplote, provokacione, “ zorre litare shqiptaresh”, pabesi ala Kale Troje ne cdo hap e ne cdo cak !
    Sali Berisha paguan per shperndarjen e fotove te patentave te Tahirit kur rreth 9 milione shqiptare i pane e degjuan falas deklaratat e tij antishqiptare e filogreke me ze e me figure kunder vendimit ligjor te pakontestueshem e te padiskutueshem te Gjykates Kushtetuese, te emeruar e per zgjedhur prej tij vete !!!
    Jo vetem mbi 9 milione shqiptare por mbare Bota pane fytyren e vertete te Sali Zerves, te Sali Venizellosit, te deputeteve te PDSH -se ne Himare qe ua kaluan edhe Agimit te Arte neonazist kunder Shqiperise !
    Cfare nuk pritet nga nje zjarrvenesi i vendljndjes se tij dhe Atdheut te tij qe cberi pese here Shqiperine ne me pak se 25 vjet !?
    Ata jane Atdheshites te vetdeklaruar !
    Ata jane Atdheshites te vetdemaskuar !
    Ata jane jo vetem Atdheshites por edhe vrasesit e Shqiperise !
    Ata jane fatkeqesia, kobi, katrahura e Shqiperise !
    Ata jane ata qe mos qofshin !
    Lanet !

    Reply to this comment
  13. alex January 31, 19:18

    O Etem po cfare beri Rama me grekun,po cfare bisedime jane keto kur i fale grekut te gjitrha ata qe ai i kerkon.Po neser do dale Rame tradhetari dhe do behet patriot duke ulurirur se i njofteem patentat e shoferit se se greku pranoj Kosoven e hoqem ligjin e luftes,gjera qe nuk qalon gomari.Po ky Ramos i dha vend per varreza pa fund qe do shenoje kufirin e ri te vorioepitit do i jape detin po bene me Janullatosin dekombetarizimin e Shqiperise,pronat e kishes autoqefale shqiptare po i grqizon….Ramos po shkun deri ne fundep me enderren greke.Ky po dele shume ,shume me i keqe se Berisha ..

    Reply to this comment
  14. oponenti January 31, 21:11

    I Nderuar Claus !
    .
    Le te bejme nje kompromis qe ne fillim: Koment-shkruesi mendon se ai vend eshte ne vdekje klinike dhe hapi i pare qe duhet te bejme eshte “diagnoza” qe do te thote te gjejme dhe themi te verteten:
    .
    kush na ka pushtuar dhe shpartalluar ?
    *
    Nuk kisha deshire te komentoja pasi kam kohe qe e kam abandonuar Bedri Islamin pasi eshte kthyer si “shoku Robi” te filmi Kapedani..pra nga nje njeri i nderuar ne nje gazetar me poshte nivelit medioker.
    **
    Ne komentet tuaja (dhe ky i sotmi) shpreh nje urrejtje qe nuk eshte ne natyren tuaj per UCK-ne dhe rolin e Amerikes per clirimin e Kosoves qe ul besueshmerine por kjo eshte teme tjeter
    ***
    Me vjen keq per shumicen e shqiptareve qe nuk kuptojne kryesoren:
    .
    Ne pergjithesi shtetet e Ballkanit pas 1991-it kane falur pjese te sovranitetit te tyre ( me dashje apo dashje) ku dallim ben Shqiperia qe e ka falur 100% dhe eshte e njejta situate si ne kohen e otomanizmit qe ne Ballkan para 200 vjeteve kishte shtete kurse Shqiperia kishte Vilajete..e njejta situate eshte dhe sot me Valiun e Tiranes Rama dhe valiun e Prishtines Thaci.
    ****
    Ne kete kuader te leshimeve reciproke Greqi-Shqiperi qe ndodh sa here Shqiperia rri si lypese para dyerve te BE kerkohen copa te majme sidomos nga Greqia (mos harrojme Cezin apo miljardat e armatimit) qe Rama apo Salikrimineli duan ta japin “atdhetrisht” ne kembim te futjes ne Be…Pikerisht keto pazarlleqe ne dem te Shqiperise i miratojne dhe “drejtoret” qe merren me ballkanin ne washington dhe bruksel qe kane “Koeficentin e futjes”
    *****
    “Koeficenti i futjes” ka te beje me anen gjeostrategjike;
    .
    Me konkretisht ne Shqiperi kane interesa imediate: Italia-Greqia-Serbia-Turqia biles 10 vjecarin e fundit ndihet dhe Izraeli (nul po permend brezin e vjeter France-Gjermani-Rusi)…dhe bossi i ketyre ne shqiperi eshte Amerika pas marsit 1992 qe fitoi Partia e Rajersonit qe gabimisht i thone Partia e Sales
    .
    Pra ne Ballkan koeficenti gjeostrategjik i ketyre shteteve eshte si ne “real state” ku percakton pozicjoni i nje shteti (location)…ne lidhje me superfuqine e radhes:
    Per shembull: pozicjoni strategjik i Greqise eshte 100 here me i rendesishem se Shqiperia biles Cherchilli i kerkoi Stalinit vetem Greqine para gjysmes europes lindore…

    .Pra dhe keto historite me janullatos-shitje deti-varreza-mbyllje e ceshtjes came….jane nje perkedhelje qe superfuqite e rradhes i bejne Greqise dhe nuk varen nga folklorizma si “shqiptaret populli me proamerikan” apo ” E duam shqiperine si gjithe europa” dhe rame te gropa..
    *******
    Ajo qe eshte bizarre ne kete histori cerekshekullore nuk eshte serbi me grekun apo islamiket…ato jane e keqja me e vogel.
    .
    E keqja me e madhe ne ate vend
    eshte perbindeshi Berishe
    qe ja ka kaluar dhe Agusto Pinocetit ne Kili d
    he Jorgo Papadhopullit
    (Γεώργιος Παπαδόπουλος ) ne Greqi
    te dy keto junta qe kishin influence nga shebimet inteligjente amerikane per te shpartalluar te majten qe ishin mazhoranca absolute ne vendet respektive…Nese nderhyrja amerikane ne Kili Argjentine Greqi e gjetke kishte nje fare sensi apo justifikimi i depertimit Rus ne kete vende,ndersa ne Shqiperi akoma nuk merret vesh pse u shkaterrua ai vend ne menyre kozmike dhe pse mbrohet sot Berisha me cdo cdo cmim dhe cdo kusht…

    ********
    Prandaj Claus !
    lere te qete jo vetem Bedriun e gjore por dhe Edi Ramen qe duket si nje gjirafe dy metroshe perballe Pinocetit Berishe por dhe atyre “garanteve nderkombetare” qe e kllonuan dhe po e mbrojne sot edhe duke na perdhosur si komb..aq sa dhe serbi me grekun po na duken lule perpara Salisatanait.

    Reply to this comment
  15. Flutura January 31, 22:37

    O zoti Bedri,
    Mos do qe bisedimet te zhv illohen ne stadium qe cdo fjale qe thuhet te komentohet?
    Pse kurdo e ne cdo rast beni “tersin e Pojanit”?
    12 milje detare midis Shqiperise e Greqise ka vetem ne det te hapur, ku respektivisht secili vend gezon te drejten e 12 miljeve detare sipas konventave nderkombetare, por atje ku ekzistojne ato, se ne gjirin e Sarandes milja e 12 per greket do te ishte ne Gjirokaster. Me te arsyeshem e llogjike ne shkrime e debate.

    Reply to this comment
  16. Alban Dega February 2, 16:34

    SI MUND TE BESOJME LULEZIM BASHA!?

    – Pyetje rrenuese per nje hajn me cizme e vrases te kapur ne flagrance…

    – A nxjerr fjale nga goja pa rre o Kodoshi i
    Berishes !?

    Nga Alban Dega, Nju Jork

    Si mund te besojme voten ty Lulezim Basha?
    Si mund te besojme te sotmen dhe te ardhmen tone dhe te femijeve tane Lulezim Basha !?
    Si mund te besojme udheheqjen dhe qeverisjen e Shqiperise se rrenuar mbi 7 here prej jush ?
    A nuk ishe ti ai qe vodhe hapur 250 milione Euro te Autostrades se Kombit !?
    A nuk ishe ti qe e fillove ate pa projekt!?
    A nuk ishe ti qe vrapove ta nenshkruaje ate me nje kontrate vetem ne Anglisht kur gjuha zyrtare e Shtetit Shqiptar eshte shqipja !?
    A nuk ishe ti dhe kamikazet e Berishes qe pagove germime dheu ne permasa lemeritese sikur e gjithe trasejs e saj te ishte 21 metra e gjere dhe 9 metra e thelle nga Miloti ne Morine te Kukesit !
    A nuk ishe ti ne dijeni se cfare behej ne Gerdec edhe mbasi amerikane kerkuan qe te ndalohej cdo veprim e pune ne Gerdec gjate vizites historike te Presidentit amerikan Xhorxh Bush ne Tirane !?
    A nuk ishe ti shefi i diplomacise shqiptare qe drejtove bisedimet atdheshitese te Otrantos !?
    A nuk ishe ti numri 2 i zinxhirit komandues te urdherave kobezi te Sali Berishes per ekzekutimin pa vendim gjykate te 4 protestuesve absolutisht te pafajshem me 21 janar 2011 ne Tirane dhe plagosjen, rrembimin, marrjen peng dhe torturimin e qindra te tjereve !?
    A nuk ishje ti qe bashke me Sali Berishen, Genc Rulin, Arben Ristanin, e co, vodhet hapurazi votat e 8 majit 2011 !?
    Ma trego vetem nje gozhde qe ke ngulur apo lene mbrapa per 4 vjet si kryebashkiak i kryeqytetit shqiptar !?
    A nuk ishje ti dhe bosi jot Berisha qe i bet grusht shteti brenda Partise suaj Sokol Olldashit dhe nje manare e juaj i beri edhe gropen ne bashkepunim me “ skuadronet e vdekjes” !?
    A nuk ishje ti qe bllokove cdo oponent tendin ne gjirin e PD-se dhe urdherove vjedhjen e votave ne gjirin e saj cka u provua me ze e me figure ne syte e mbare shqiptareve !?
    Kur vjedh votat ne gjirin e Partise tende cfare mund te besh ti me votat e shqiptareve !?
    Si mund tia besojme qeverisjen e Shqiperise nje kusari, nje atdheshitesi, nje vrasesi, nje hajduti me cizme ne gjirin e partise se vet !?
    Na jep vetem nje aresye dhe fakt te vetem pse duhet te besojme dhe votojme ty nje rrenci e hajni me cizme qe nuk le gje pa rre, qe nuk nxjerr fjale nga goja pa genjyer !
    Lanet !

    Reply to this comment
  17. Alban February 2, 16:36

    ME GJUHEN E FAKTEVE

    KOPILAT E BERISHES NE DEREN E RAMES !

    – Nga Alban Dega Nju Jork

    I ndoqa drejtepersedrejti mashtrimet pa fund te Sali Berishes mbreme ne emisionin “ Zone e Lire” te Arjan Canit te “Klanit” te Berishes dhe protesten e deshtuar me sukses te 27 janarit sot.
    Deshtim i plote!
    Total failure e organizatoreve e liderve te saj te deshtuar!
    Humbi Mafia !
    Fitoi Shqiperia !

    Rrena pa fund te nje mashtruese pakufi !

    Cdo fjale, cdo fjali, cdo deklarate e tij ne emisionin “Zone e Lire “ ishte rrene. mashtrim, spekullim.
    Si ai edhe qehajai i cifligut te tij familjar PDSH, Lulezim Basha nuk nxjerrin fjale nga goja pa rre pa iu dridhur qerpiku dhe pa iu skuqur faqja.
    Jo mbreme e sot por tash e 27 vjet…
    Edhe mbreme ai i perseriti rrenat e tij se ekonomine e kishte mesuar nga Regani. Mik i vjeter i tij qe kur urdheronte studentet e mjekesise te hapnin zjarr kunder siluetes se tij si komisar i kuq ne zboret komuniste .
    Perdori gjithe arsenalin 46 vjecar te ish diktatorit komunist Enver Hoxha kunder imperializmit amerikan si ne 96-en, ne 97 -en, ne 98-en e dhjetra here te tjera bile edhe ditet e fundit .
    Sulmoi ashper qeverine e sotme pse votoi kunder SHBA-se per ceshtjen e njohjes se Jeruzalemit nga Presidenti Trump, kunder te cilit votoi krejt Evropa Perendimore dhe 7/10 e njerezimit !
    Sulmoi qeverine Rama per mungese investimesh te huaja ne Shqiperi, kur vete ua dhuroi me nje cmim pese here me te larte Autostraden e Kombit nje prej shumekombesheve me te korruptuara ne Bote Bechtel dhe mbi 500 milione te investuara ne xhepat Lul- Gites e gangstereve te tij nga xhepi e qafa e popullit te vet .
    Solli investimet e sponsorit kryesor te bashkeshortes se tij Taci Oil ne Nafte dhe e la nje grope borxhesh prej 550 milione dollaresh kur e perzuri me vote plebishitare e 1 milione shuplaka populli , demosi !
    Solli investimet e Rapiscanit dhe krijoi nje humbje prej 250 milionesh ne Arken e Shtetit e kurrizin e shqiptareve .
    Solli investimet e Devirolit dhe Fatmir Kodoshit e Xen Sypeshkaqenit ne Gerdec dhe shpertheu Hiroshimen e Gerdecit me 26 viktima…e miliona te hedhur ne ere !
    Sabotoi bashke me nipin e Beogradit dhe bastardin e tij interkoneksionin e financuar nga gjermanet dhe i shkaktoi rreth 300 milione euro humbje Shqiperise dhe Kosoves ne 8 vjetet e fundit !

    Investime te huaja apo placktije masive
    e shqiptareve !?

    Solli Damir Fazlicin e Luli Argites dhe i shkaktoi nje humbje orej 100 milione eurosh investimesh te munguara te nje investitori te fuqishem pskistanez…
    Solli CEZ-in e Xen Kalajt dhe i shkaktoi nje humbje prej rreth 500 milione eurosh shqiptareve dhe nje investim prej te pskten 7 milione dollaresh ne xhepat e Nue Xenit !
    Investimet e Berishes dhe familjes se tij biologjike e politike e bene Shqiperine Gerdec e Kandahar…
    Vetem nga babezia e dhenderit te tij Maltezi u humben rreth 150 milione dollare investime te Bankes Boterore per zhvillimin e Bregdetit pa llogaritur shembjen e dhjetra shtepive shqiptare !
    Solli aq shume investime te huaja sa per tete vjet qeverisje te tij borxhi i jashtem i Shqiperise u dyfishua ne qafen e shqiptareve !
    Ndertoi aq shume rruge sa la mbrapa ne arken e qeverise Rams 650 milione euro borxhe te brendshme me te cilat do te ishte ndertuar nje autostrade e te nga Hani i Hotit ne Konidpol !?

    Reaganomiku i rrenuesit te Shqiperise !

    Inauguroi tri here Autostraden e Kombit dhe Autostraden Tirane -Elbasan sa edhe sot nuk kane perfunduar punimet ne kete te fundit . Vetem per shembjet e shkaktuara nga korrupsioni Berisha- Meta Qeveria e sotme ka harxhuar rreth 50 milione euro te tjera …
    A doni me per investimet e Reganomikut Berisha !?
    A e dini sa para la Sali Berisha ne fondin e emergjencave kombetare kur leshoi karriken ne shtator 2013 !?
    4000 Euro gjithsejt ! Aq sa nuk do te mjaftonin as per tavanin e nje stalle lopesh po te godiste nje termet apo permbytje !? Po nje epidemi gripi kinez a australian!?
    Keto jane investimet e huaja dhe te brendshme te qeverise Berisha !
    E ka pafytyresine e poshtersine te jape leksione e rrahe gjoksin me ze e figure ne syte e shqiptareve per mrekulline Berisha qe e rrenoi te pakten 7 here dhe e zhberi tri here shtetin shqiptar ne 13 vjet qeverisje te Salikracise !?
    Vetem piramidat e 97-es u kushtuan shqiptareve 2 miliarde dollare te plackitur e 2 miliarde euro te djegura e rrenuara nga ajo katrahure kombetare !

    Nga “ qeveri gangsteresh” ne “Mafia
    jashte kontrollit” !

    “ Qeveri Gangsteresh e quajti ne kryeartikull Mbreteresha e shtypit boteror “ The Times” e Londres ne mars 1997
    “ Kjo Mafia ka dale krejt jashte kontrollit “ e cilesoi mbreti i shtypit te lire boteror “ The New York Times “ me 15 mars 2008, diten kobezeze te Katrahures Gerdeci te Fatmir Xenit te Berishes !
    Sa i pafytyre eshte e mund te jete Sali Berisha !
    Kopilat e vete e te bandes se tij te kusareve u orvatet t’ia lere ne dere Edi Rames e Qeverise se tij.
    A nuk ishte Sali Berisha ai qe hapi e lejoi kazino deri para dritareve te zyres se tij tek Tajvani… e mbare vendin e fajin per to ia hedh Edi Rames !?
    Sa i pafytyre eshte i pafytyri !?
    Edhe me te pafytyre se ai u tregua Arian Cani e pese filozofe , profesoret, Akademiket e UET-it e Plepave te tjere shqiptare.
    Jo vetem qe nuk reaguan, por me e keqja shkuan deri ne nje bythelepirje neveritese ndaj Mareshallit te Beogradit Sali Karaxhic.
    Shkelqeu me mjerimin e tij intelektual sidomos Profesor Arjan Curri. nje asskiser, bythelepires 24 karatesh qe na e ben edhe Filozofin edhe analistin edhe gjithckaditesin neper ekrane kur u langareps para Sali Berishes duke e quajtur “ Dielli qe ndricon” dhe iu pergjerua me zemer ne dore te rimerrte udheqjen e cifligut te tij PDSH dhe te revolucionit !
    Ky eshte njeriu i ri i Sali Kim Jong Un-it dhe bandes se tij te Gangstereve dhe Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit !
    Lanet !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*