Patrulla nxjerr nga lokali pijanecët e zhurmshëm, goditet në kokë polici

May 29, 2017 10:47

Patrulla nxjerr nga lokali pijanecët e zhurmshëm, goditet në kokë polici

 

Një punonjës policie është goditur me mjete të forta në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia e Tiranës bën me dije se “rreth orës 03:24, ka patur njoftime në numrin e emergjencave 112 për prishje të rendit dhe qetësisë në rrugën “Robert Zhvarc”, tek një lokal me pronar shtetasin A. S”.

Menjëherë në këtë adresë ka shkuar patrulla e policisë, të cilët gjatë mbylljes së lokalit janë konfliktuar me 6 persona të cilët ishin në gjendje te dehur.

Në brendësi të këtij lokali dhe gjatë daljes së këtyre personave punonjësi i policisë E. V është goditur me sende të forta në kokë, i cili u dërgua në spital për mjekim.

Menjëherë punonjësit e policisë kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur shoqërimin në ambientet e Komisaraitit të Policisë Nr 2 të shtetasve E. S 40 vjeç, A. K 27 vjeç dhe A. K 45 vjeç, kurse tre personat e tjerë janë larguar me automjetin tip “Mercedes Benz”.

Policia po punon për kapjen e tyre.

May 29, 2017 10:47
Komento

1 Koment

  1. Malsori May 29, 16:04

    Arrestoni pronarin e lokalit,ai eshte kryesori per prishjen e qetesise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim