Paturpësia trashanike e një ballisti

July 31, 2016 11:53

Paturpësia trashanike e një ballisti

 

Dr. Jorgo Mandili

 

Si fillim në këto pak rreshta përgëzoj ju gazetarët e DITA-s, që me zgjuarsi dhe mjeshtëri gazetareske keni nxjerrë “zbuluar”, gënjeshtrat dhe mashtrimet idioteske të një mburraveci, që ekzagjeron rolin e tij personal, duke mbetur vërtet “në bythë të kamionit të historisë”. Çdo paraluftë, çdo luftë, çdo pasluftë ka dhënë prova të shumta se INTERESI gjithnjë ka sunduar mbi ndjenjën kombëtare dhe se kjo e fundit nuk ka qenë përdorur, veçse për t’i shërbyer interesit. Kështu ngjau me B… Kombëtar, që thërrisnin “Më mirë Hitleri se komunizmi”. Dhe u bashkuan me pushtuesit për të mos humbur “katandinë e pasurinë, dhe duke pritur që pushteti t’u vinte t’i kapte prej xhakete” – siç nënvizon me të drejtë A.Koçiko.

Të ishte për ballistët, të cilët u bënë një me pushtuesit, sot nuk do kishim Shqipërinë që kemi. Këtë të vërtetë, që bukur evidentohet nëpërmjet abstragimeve, ta ngulitin mirë në kokë të gjithë ballistët e paktë që kanë mbetur si relike dhe monstra të kolaboracionizmit. Janë pikërisht të parët e Alimadhit përgjegjës për vendosjen e komunizmit në Shqipëri. Këtë duhet të pranojë ky “mohikan” i fundit i Ballit Kombëtar, që vetëm kombëtar nuk ishte, e për Ball as që flitet, madje Dita ka gjetur fjalën e duhur që s’po e përsëris.

Dhe ta marrë vesh mirë se prof. Kristo Frashëri dhe i madhi patriot kombëtar Dritero do ngelen flakadanë të asaj Lufte të madhe legjendare, e para, pas Skënderbeut që bashkoi në një Front të vetëm gjithë popullin shqiptar, nën udhëheqjen e PK dhe udhëheqësit të saj Enver Hoxhës.

A mund të mohohet ky fakt i njohur ndërkombëtarisht nga Aleatët? Nuk ka qenë as Zogu, A.Kupa, R.Mitrovica të cilët u fshehën në Egjipt, as M.Frashëri, A.Këlcyra, K.Cakrani, V.Runa e A.Ermenji, as K.Muka, V.Andoni, Xh.Deva, M.Kruja, K.Bib Mirakaj, të strukur në Itali, as F.Dine, H.Dema, M.Bajraktari të arratisur në Greqi dhe të strukur atje si kriminelë. Nuk zgjatemi tek aktiviteti i kësaj “Mërgate Qyqeje”, sepse dihet nga të gjithë, prandaj mos të hidhnohet i ndjeri Alimadhi. Heronjtë e luftës dhe veteranët sado të pakësohen ata do të ngelen Yje të Pashuar dhe nuk ka as deputetë të majtë e djathtë sot e nesër, që t’u heqin dekoratat që nuk ua kanë dhënë këta, por ata që e bënë luftën. Atëherë me çfarë të drejte këta alimadhër propozojnë për t’i hequr?

Në ditët tona poshtërsia, gënjeshtrat e mashtrimet quhen zotësi dhe shumë njerëz mburren me këto, disa të tjerë duan t’i hedhin si baza të një morali të ri, që do të dëshironin të riformatonin historinë sipas pikëpamjeve të tyre dhe ta tërheqin popullin në rrugën e dekadences së tyre personale. Djallëzia është bërë si rregull, një rregull aq universal, sa që historianë amatorë të Ballit e përdorin atë lirisht si një mjeshtëri të re stili. Poshtërsia e tyre nuk i pengon aspak që të thonë “çmendurira” të tilla si të Alimadhit apo të atij tjetrit që e trajton L ANÇ si luftë civile. Ne nuk dyshojmë aspak se ky koncert urrejtjeje i ekzekutuar mirë s’ka si të mos jetë produkt i një politike revanshiste të organizuar. Dhe jehonën e këtij koncerti shumë bukur na i kanë sjellë me shumë finesë intelektuale, duke ua nxjerrë “petët lakrorit”, z. Koçiko e z. Xh.Shehu. Në se hipokrizia është nderi qe i bën vesi virtytit, vjen një çast kur vesi, i katandisur në urrejtje, i demaskuar, i shëmtuar as që mund të zgjedhë hipokrizinë. Si ajo kurva plakë që heq dorë nga pispillosjet dhe, ndonëse e dehur, tregon paturpësinë e saj trashanike, po ashtu edhe këta sharlatanë të historisë që kërkojnë të mohojnë apo tjetërsojnë LANÇ, gjithmonë do të ngelen në “bythë të kamionit të historisë”! Dhe gjithmonë, për fat të keq do të ngelen përjetësisht të zemëruar e të mërzitur.

July 31, 2016 11:53
Komento

33 Komente

  1. G July 31, 12:19

    Dun sduan ballistet nuk e fshine dot historine! Ata di ngelen nje organizate kolaboracioniste, bashkepuntore te nazi-shashisteve. Lavdi LNÇ te popullit shqiptar nen udheheqjen e PK dhe komandantit te saj Enver Hoxha. Poshte ballistet dhe mbeturinat e tyre.

    Reply to this comment
  2. intelektuali July 31, 12:35

    PATURPESIA BOLSHEVIKE E DOKTORIT TE SIGURIMIT JORGO MANDILI

    Po si nuk ju vjen pak turp o kriminela gjakatare te Enverit qe nuk ndjeni asnje faj qe jo vetem qe mbollet MURTAJEN bolshevike ne trojet tona, por mbushet lumenj me gjak njeriu te pafajshem ne Shqypni, shitet Vatanin dhe trojet shqyptare tek Moska dhe Beogradi, vrate dhe masakruat “anglezet-aleate” me LANC-in tuaj kriminal ne Kanalin e Korfuzit dhe nuk ndjeni asnje pendese per krimet tuaja kunder njerezimit dhe falimentuat ekonomine dhe renuat shtetin si kurre me pare ne histori. Jo vetem qe nuk ndjeni asnje pendese, por perkundrazi dilni pa piken e moralit evropian sot, 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit dhe vajtoni per ANTIKRISHTIN pederast Enver Hoxha dhe per LANC-in e tij kriminal, qe Gjykata e Hages e cilesoi si nje organizate terroriste? Po kjo eshte njesoj sikur te lavedorini dhe t’i kendoni ISIS-it te islamit qe lufton per kauzen antiamerikane dhe antiperendimore more kriminele te Enverit. Po a keni nje pike morali ju more vjemje te qelbura te Partise se Punes qe doni ta mbani Shqypnine si Korea e Veriut?

    Po Kryeballistin Bahri Omari, Bamiresin dhe Kunatin e Enver Hoxhes pse nuk e permendni o xhelate te Partise se Punes? Sepse nga vila e tij Enver Hoxha spiunoi tek fashistet Qemal Stafen, njesoj sic veproi me te gjithe shoket e tij me pas qe i shpalli te gjithe agjente te imperializmit amerikan nga Nako Spiru tek Mehmet shehu e Kadri Hazbiu?

    Po edhe ju o gazeta DITA ku e keni moralin e medias dhe te gazetarise evropiane qe i lejoni vetes publikimin e ketyre poshtersirave enveriste, te cilat mund t’i gjesh dhe lexosh ne Rusine e Putinit apo me shume ne Korene e Veriut te Kimit, ne nje kohe qe Shqypnia eshte pjese e NATO-s dhe po aderon te behet pjese e BE-se Antikomuniste dhe Demokratike?

    Jo kjo nuk eshte liri e fjales dhe e mendimit qe po ndodh ne vendin tone. Kjo gje me kete enverizem fanatik ne media dhe shtyp e ben Shqypnine si nje vend kanibalesh prej Afrike ZULU.

    Sa per DOKTOR-DUDUMIN e Partise Jorgo Mandili po i jap nje pamje se si e beri Shqypnine LANC-i kriminal i Enverit qe te mbylli squpin e kriminelit dhe te filloje te kerkoje falje per krimet e komunizmit dhe enverizmit ne vendin tone:

    https://www.youtube.com/watch?v=_Jk7zSopzBM

    TURP TE KENI O KRIMINELA TE ENVERIT, POR MESONI SE FUNDI JUAJ NUK DO TE JETE LARG

    Dhe do te vije dita kur edhe ju te qani sic qane prinderit tane kur i vrate dhe i masakruat sepse e donin Shqypnine ashtu sic po kerkon te behet sot, pjse e Botes Antikomuniste dhe Demokratike.

    Reply to this comment
  3. Pilo July 31, 15:03

    Damken perfundimtare Ballisteve jua ka vene Shefqet Musaraj.
    Vargjet e tij nuk vdesin kurre.

    Reply to this comment
  4. G July 31, 16:40

    I vetmi mekat i Enver Hoxhes eshte perskutimi qe i beri klerit shqiptar dhe kjo eshte dicka vertet e rende. Ndersa per aftesine e tij ne drejtimin e LANC dhe me pas ne ndertimin e shtetit shqiptar askush nuk mund ta mohoje kete fakt. Historine nuk e ndryshon dot duke cuar ne piedestal kolaburacionistet e nazifashisteve.

    Reply to this comment
  5. besimndregjoni July 31, 16:41

    Luftën civile ta etikojsh lufte clirimtare kete e bejne vetem mbeturinat e klikes se Enver Hoxhes. Pa asnje moral njerzor shkruajn në gazete per heroizma te rreme te bashkepuntorve te serbise qe mbasi vrane verioret në Shqiperi verrshuan ne Kosove duke vrare e zhdukur mijera jem kosovare në emer te idealit komuniste dhe te besnikerise ndaj internacionalimit me vellezrit serbe e malazeze. Keni 75 vite qe Helmoni me ideologjine komuniste dhe nuk ngopeni duke helmuar. Ka 25 vite qe familjet shqiptare qe deshen Shqiperine perpara ideologjise kriminale komuniste te vrare pa gjygj kerkojne nje Varr në token shqiptare dhe akoma nuk I kan gjetur eshtrat e familjare te tyre ,,, ju fllisni per heroizmat e rreme te kriminel it Hoxha duke baltosur korifejte e rilindjes kombetare qe I dhane kesaj Shqiperie pamvarsine dhe shtetin shqiptar. Helmi I juaj ideologjik fatmirsishte vetem tek ju Xen vend se shqiptaret ju meshirojne dhe ju perbuzin.

    Reply to this comment
    • antifashisti July 31, 23:38

      O ndregjon matufi!
      Po ti je vetem nje kelysh fashisti dhe ke pas merituar PLUMBIN BALLIT me kohe!
      Ti je vetem nje ANTISHQIPTAR i ndyre!

      Reply to this comment
  6. Kevin July 31, 16:55

    Bravo Pro. Mandili

    Reply to this comment
  7. Arber Iliri July 31, 17:37

    Luften nuk e beri Enveri qe nuk shkrehu nje pushke por populli.Enver Hoxha vetem se voli frytet e fitores.Kjo duhet ngulur ne koken e gjithkujt.Nuk ishte as komandant i Shtabit te Pergjithshem, ishte Spiro Moisiu komandant.Partia komuniste dakort ishte pjese e luftes N-Cl por ajo mori pushtetin pas lufte sigurisht edhe per implikimin e levizjeve te tjera politike me pushtuesin.Ndikoi ketu edhe ndarja gjeopolitike e pas luftes e bere nga fuqite e medha, por levizjet politike jo komuniste u kompromentuan me pushtesin sidomos pas prishjes se mareveshjes se Mukjes.Ky kompromentim beri qe mos kishte me perpjekje per forca te tjera pas lufte.Gabim trashanik i forcave jo kumuniste, e kam fjalen per forca politike se shume luftetare clirimtare nuk ishin komuniste.Pra lufta nuk ishte vetem e komunisteve.

    Reply to this comment
  8. Emigrantit July 31, 18:07

    Na ngordhi kali ci rane thonjte cpo vrapon balli ti heq patkonjte.po bejme lufte de more de lum ti popull qe ne na ke.Bukur,bukur,sa bukur i madhi Shefqet Musaraj ironizon e tallet me morrat e b kombetar.Si familje deshmori qe jam,e vrare nga ballistat ju themi mos i fryni ketij fyelli.E kini provuar 43 44 djemte vajzat niper e mbesa jane shtuar aq sa t’jape tjeter mesim,por kjo nuk i sherben kombit.Vrasja e shqiptarit nga shqipetari eshte vella vrasje.Tani behet fjale per hyrjen ne Europe duhet berre ajo qe berri Gjermania dhe Franca.

    Reply to this comment
  9. Plaku Xhuxhumaku July 31, 18:42

    Or Jorgo, po une nuk te kam ditur per kaq komunist mer qerrata e te kam njohur si student qe vetem pije cigare e nuk mesoje. Se se je bere Dr zotrote une nuk e di dhe nuk jam ne gjendje te shpjegoj. Gjithsesi paskam bere mire qe nuk kam four me ty per gjera me te rendesishme se Ligji i Pare i Newtonit.

    Reply to this comment
  10. info analitike July 31, 18:53

    Bo bo!!! Doli edhe nje tjeter i fandaksur komunist. Merru me mire me fizike e mos u bej pacavure si Klosi duke shkruar te tilla pamflete politike plot inat e urrejtje e pa pike logjike, dokumentimi dhe informacioni.
    Ju eshte ngjitur keq virusi kriminal i murtajes enveriste e nuk po ju le rehat as ne pleqeri.

    Reply to this comment
  11. Onkezmi July 31, 19:46

    E vertea godet dhe nuk te vret.Prandaj ju lilipute te mediave ekzistoni ende.Pra Mandili eshte me te vertete nje Dr.e jo si te sotmit,qe i marrin tituj neWC…

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku July 31, 20:30

      Keta te sotmit edhe mund t’i marrin titujt ne WC, por kjo nuk e ben Mandilin doktor me te ndritur. E kam pasur ne klase ne Universitet dhe ato kohe studentet e mire shkonin ne Fiziken 5-vjecare. Jorgoja nuk ishte ai brume dhe mbaroi Fizike 4 vjecare, pra doli “Mesues i Fizikes per Shkollen e Mesme”. E kam thene edhe me siper, se si u be doktor ky medioker une nuk e di, po mbase eshte edhe ky nga ata qe thua ti, pra e mori Doktoraten pas vitit 1990. Ajo qe dua te them or ti Onkezmi eshte qe Jorgoja qenka komunist e shkuar komunistit, e kjo s’ka dyshim, sa per Doktor ne Fizike, me mire po e leme me kaq.

      Reply to this comment
  12. Agroni July 31, 20:05

    Ngushellime mbare sojit te kolabracionisteve,se tashti mbas 70 vjetesh shume gjera jane ndryshuar por,vetem nje eshte e pa tjetersueshme dhe kure nuk mund ta shtremberojne dhe ajo ka nje emer qe quhet HISTORIA e nje periudhe nga me te lavdishmet,qe populli me udheheqien e asaj periudhe na reshtoi ne krahun e fitimtareve duke konsoliduar kufijte e nje shteti dinjitoz dhe te respektuar ne arenen nderkombetare.Ballistat e asaj periudhe jane njesoj si ballistat e Saliut dhe te Metes sot.Politika eshte e veshtire dhe kjo behet akoma me diskredituese kur njeres pa kurfare intelekti apo aftesi drejtuese mundohen te duken sikur jane diskredituar nga regjimi i kohes.Per JU pacavure haram i kombit shqiptar qe slate pushtues pa ju lepire cizmet apo bande kriminelesh vetem e vetem per te shtuar pasurite tuaja ne kuriz te nje populli kreshni dhe te pa perkulur duhet te heshteni,duhet te kuptoni njehere e mire se Ai popull qe luftoi per clirimin e vendit as nuk e dinte se kush qe komunizmi pale perspektiven e saj.ATA qene thjesht patriote qe ju dhimsej vatani,qe nuk mund te duronin me vemjet e ketij kombi qe benin pazare me trojet e ketij vendi.Eshte mekat qe bijte e kriminelave te asaj periudhe po na hiqen sot si demokrate te lindur kur as sot nuk kane nocionin se ceshte Demokracia apo jo o z.Nastradin se ty te djeg shume menderja per shqypnine.TE PA FYTYRE.

    Reply to this comment
  13. Beni July 31, 21:35

    Le paturpesine o ,,intelektual,, leshi te mohosh luften heroike tepop shqiptar te njohur boterisht. Turp.

    Reply to this comment
    • intelektuali July 31, 23:12

      Ja lexoje luften “herokike” te Enverit (jo te popullit) nga goja e nje historiani komunist Paskal Milo qe te mbyllesh squpin e debilit dhe fanatikut per fakte historike te dokumentuara qe e radhiten LANC-in kriminal Jugosllav si nje nga organizatat me te rreziksheme terroriste. Jas lexoje si Enver i vrau anglezet ne Kanalin e Korfuzit me urdher nga Moska dhe Beogradi qe te placin syte e fanatikut:

      Ja si u bë marrëveshja Hoxha-Tito për minimin e Korfuzit

      Nga Paskal Milo

      “Përballimi i rrezikut nga një ndërhyrje greko-britanike në verën e vitit 1946 ishte edhe një nga motivet kryesore të vizitës së parë zyrtare, por edhe të fundit të Enver Hoxhës në Beograd dhe të bisedimeve të tij me udhëheqësin jugosllav J. B. Tito. Kjo vizitë u realizua nga 23 qershori deri në 2 korrrik 1946. Enver Hoxha e kishte dashur me kohë ta kryente këtë vizitë, sikurse edhe atë në Moskë, por për arsye që ai vonë i ka kuptuar, ato nuk ishin bërë.

      Vendimi që Enver Hoxha më në fund të vizitonte Beogradin u mor gjatë vizitës së Titos në Moskë dhe në takimin me Stalinin në 27 maj. Stalini dhe Molotovi e informuan udhëheqësin jugosllav se Hoxha kishte shfaqur dëshirën që të vinte në Moskë, por ata e kishin frenuar atë për shkak se mund të shkaktonte reagim jo të pëlqyeshëm nga ana e anglezëve dhe amerikanëve dhe kjo mund të ndërlikonte më tej situatën e jashtme politike të Shqipërisë. Stalini dhe Tito ranë dakord që të ftohej Hoxha në Beograd dhe të nënshkruhej edhe Traktatit i Miqësisë dhe i Bashkëpunimit midis të dy vendeve. Refuzimi i Stalinit për ta pranuar Enver Hoxhën në Moskë deri në maj 1946, përveç pengesës së njohur të Titos, sillte në vëmendje edhe marrëveshjen e tij me Çurçillin në tetor 1944 ku Shqipëria ishte ndarë në 50 me 50 për qind influencë.

      Tito sapo u kthye nga Moska porositi përgatitjen e vizitës së Enver Hoxhës në Beograd. Në 19 qershor Hysni Kapo takoi Aleksandër Rankoviçin dhe po atë ditë i raportoi Enver Hoxhës se çfarë ai i tha: “Kur ishim në Moskë biseduam me Stalinin e Molotovin ardhjen tuaj në Jugosllavi dhe lidhjen e një marrëveshjeje. Ata ishin dakord me mendimin e Titos. Markua, (A. Rankoviçi – P. M) më tha se biseduam me Titon dhe se tashti është çasti më i mirë që të vijë Enveri mbasi tashti zhvillohet Konferenca e Parisit. Do të bisedojmë dhe të përfundojmë një marrëveshje për ndihmë reciproke e cila do të shpallet në Beograd dhe do të ratifikohet në Tiranë. Markoja më tha se është mirë që Enveri të vijë sa më parë, mundësisht të dielën. Pritet vetëm mendimi Juaj…”.

      Enver Hoxha iu përgjigj menjëherë ftesës dhe shkoi në Beograd. Se për çfarë është biseduar atje nuk ka gjurmë në arkivat shqiptare veçse thërrime protokolli, kush vajti e kush erdhi, kush e priti e kush e përcolli. Nuk mund të konceptohej që Enver Hoxha të shkonte në vizitën e tij të parë jashtë vendit si kryetar qeverie dhe aq më tepër në Jugosllavi për t’u takuar me Titon e të mos kishte një dosje me çështje që do të bisedoheshin. Gjithashtu nuk mund të mendohet se nuk janë mbajtur shënime gjatë bisedave zyrtare nga njerëzit që e rrethonin Hoxhën ose edhe nga vetë ai e se nuk është bërë një informacion në përfundim të kësaj vizite. Në arkivat e Beogradit me siguri që kjo vizitë dhe ngjarje të tjera të rëndësishme në marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave janë të pasura me dokumente, por ato vazhdojnë të mbeten rreptësisht të kyçura, veçanërisht për shqiptarët. Beogradi për këtë vizitë ofron vetëm detaje protokolli.

      Hoxha ka dhënë variantin e tij për bisedimet e vizitën në Jugosllavi. Ai në të vërtetë thotë shumë pak nga çfarë është biseduar në realitet me Titon e bashkëpunëtorët e tij. Tregon ngjarje të parëndësishme deri në detaje, por nuk flet për mjaft çështje thelbësore që janë trajtuar. Megjithatë pohon se ka diskutuar për situatën në jug të Shqipërisë si dhe për provokacionet që bëheshin në kufijtë detarë të saj.

      Arkivat

      Por, për të hedhur dritë se çfarë u bisedua gjatë takimeve me Titon, ndihmojnë arkivat ruse të Ministrisë së Jashtme, raportet e ambasadorëve sovjetikë në Tiranë e në Beograd, pasi janë takuar e kanë biseduar me Hoxhën e me Titon. Ambasadori sovjetik në Beograd, A. Lavrentjev, në raportimin që i bëri Moskës në 2 korrik 1946 për takimin me Titon, menjëherë pas largimit të Hoxhës nga aerodromi, shkruan se “ai ka folur dje me Enver Hoxhën për problemet ushtarake… u morën vesh për nevojën e krijimit të mbrojtjes bregdetare, që më shumë rëndësi ka në rajonin e Vlorës”. “Tito, thuhej më tej në këtë informim, shpreson që topat me qitje të largët për këtë qëllim do i marrë nga Bashkimi Sovjetik, në mos si zbatim të porosisë, atëherë ndoshta nga fondi i trofeve”.

      Një ditë më vonë, në 3 korrik, ambasadori sovjetik në Tiranë D. Çuvahin, pasi ka takuar Enver Hoxhën, i dërgoi V. Molotovit, ministrit të Jashtëm sovjetik, përmbajtjen e bisedës, e cila ishte e hollësishme dhe për një numër çështjesh. Kryeministri shqiptar e kishte informuar diplomatin sovjetik se gjatë bisedimeve “u diskutuan të gjitha çështjet ushtarake për të cilat janë të interesuara si Shqipëria ashtu edhe Jugosllavia, se Tito, u interesua më tej për gjendjen e tanishme të mbrojtjes së kufijve tokësorë dhe detarë të Shqipërisë, se ai kishte mendimin se, Shqipëria tani duhet të merret, para së gjithash, me forcimin e kufirit të saj jugor me Greqinë, si dhe të bregdetit”. Referuar gjithnjë Hoxhës, Çuvahini raportonte se udhëheqësi jugosllav kishte thënë se si Shqipëria e Jugosllavia aktualisht nuk kishin mundësi materiale për të ndërtuar fortifikime moderne të mbrojtjes, ndaj sugjeronte që “përgjatë gjithë kufirit detar të Shqipërisë mbrojtja do ndërtuar në mënyrë të tillë, që, në rast lufte, kjo mbrojtje e përkohshme të mund të pengojë në njëfarë shkalle zbarkimin e forcave të armatosura të armikut”. Në vijim, Tito kishte folur për domosdoshmërinë e forcimit të mbrojtjes së Vlorës, në veçanti të ishullit Sazan dhe gadishullit të Karaburunit, si dhe të rajonit të Sarandës, si i kufizuar drejtpërdrejtë me territorin e Greqisë (me ishullin e Korfuzit)”. Në fund të diskutimit për këtë çështje, ai i kishte premtuar E. Hoxhës ndihmën e gjithanshme të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugosllave për ushtrinë shqiptare në organizimin dhe ndërtimin e fortifikimeve të mbrojtjes si dhe dërgimin në një të ardhme të afërt për studimin e çështjes së ndërtimit të mbrojtjes bregdetare të disa specialistëve ushtarakë jugosllavë (jo zyrtarisht).

      Biseda tito-hoxha

      Nga sa ka biseduar e ka folur publikisht në atë kohë, Enver Hoxha u kthye i kënaqur nga vizita në Beograd. Aty u ra dakord edhe për nënshkrimin e Traktatit të Miqësisë e të Ndihmës Reciproke midis të dy vendeve, i cili u bë në 9 korrik 1946 në Tiranë. Kluton, i ngarkuari me punë britanik në Beograd e vlerësoi vizitën e kryeministrit shqiptar si një “demonstrim politik”. Traktatin e vlerësoi një dokument të fryrë ku tërhiqte vëmendjen neni 3 i tij, sipas të cilit në qoftë se njëra nga të dy palët sulmohej nga ndonjë fuqi tjetër me synimin kundër pavarësisë së saj, për pushtimin ose shkëputjen e një pjese të territorit të saj, pala tjetër do të jepte menjëherë ndihmën e saj ushtarake si dhe çdo ndihmë tjetër sipas mjeteve që dispononte. Tehu i këtij neni drejtohej kundër Greqisë dhe pretendimeve të saj territoriale për Shqipërinë e Jugut. Diplomatët britanikë e nënvizuan këtë nënkuptim të Traktatit, por nuk ishin në gjendje të mësonin ose të merrnin informacion mbi përmbajtjen e bisedimeve Tito-Hoxha. Në Moskë kishin hezituar për të mbështetur këtë Traktat. Çuvahinit në Tiranë dhe Lavrentjevit në Beograd u ishte kërkuar disa herë mendimi i qeverisë sovjetike, por vonesa justifikohej me përgjigjen se “kjo gjë është mjaft e komplikuar dhe se përgjigjja mund të vonohet”. Pasi ka kërkuar e ka marrë sqarime të mëtejshme, Moska ka dhënë pëlqimin e saj për nënshkrimin e Traktatit. Vetë Stalini në bisedimet me Titon në Moskë, në 27 maj u interesua për këtë Traktat dhe kërkoi shpjegime nga udhëheqësi jugosllav.

      Enver Hoxha menjëherë sa u kthye nga Beogradi mori të gjitha masat e përmendura për forcimin e mbrojtjes në jug të vendit e sidomos mbrojtjen bregdetare. Me këtë çështje u mor veçanërisht edhe koloneli sovjetik Kogan. Në muajin gusht komandanti i Divizionit I, Shefqet Peçi me konsulencën edhe të Koganit i kërkoi Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare shtimin e efektivave ushtarake dhe rritjen e volumit të zjarrit për mbrojtjen e bregdetit në zonën e Himarës. Mehmet Shehu i thirrur nga Akademia Ushtarake “Voroshillov” në Moskë dhe i sapo emëruar si kryetar i Shtatmadhorisë së Ushtrisë, në fund të muajit gusht urdhëroi shtimin e forcave ushtarake dhe rritjen e kapaciteteve të vrojtimit e të mbrojtjes për të përballuar zbarkimet e mundshme me njësi të vogla në këtë zonë.

      Atmosfera në verën e vitit 1946 në jug të Shqipërisë ishte shumë e tensionuar. Ajo u bë e tillë edhe më tepër kur në Konferencën e Paqes në Paris që kishte filluar që në 29 korrik kryeministri i Greqisë K. Caldaris bëri thirrje që Shqipëria duke qenë në “gjendje lufte” me vendin e tij të trajtohej si palë e mundur në Luftë. Ai kërkoi që Shqipëria e Jugut t’i jepej Greqisë.

      Në Tiranë deklarata e Caldarisit u vlerësua shumë e rrezikshme. Ajo bëhej edhe më e rrezikshme kur dihej se pretendime të tilla ishin mbështetur edhe nga Britania e Madhe. Në këto rrethana Enver Hoxha vendosi që të shkojë vetë në Paris, në Konferencën e Paqes ku ndodhej një delegacion shqiptar me në krye Hysni Kapon. Rrugës për në kryeqytetin francez ai kaloi nga Jugosllavia. Jo vetëm se zakonisht në atë kohë delegacionet shqiptare që shkonin në Evropë e në SHBA kalonin nga Beogradi për shkak të fluturimeve ajrore. Për rëndësinë e misionit që kishte dhe për kërcënimet e hapura të adresuara nga Caldarisi kundër Shqipërisë, Enver Hoxha e gjykoi të arsyeshme që të bisedonte e të këshillohej me Titon. Për këtë qëllim shkoi edhe e gjeti Titon në Bled të Sllovenisë, rreth datës 18 ose 19 gusht, në një nga rezidencat e shumta që udhëheqësi komunist jugosllav kishte qejf të pushonte.

      Enver Hoxha e ka rrëfyer këtë takim me Titon kalimthi. Ai thotë se biseduan për problemet që do të diskutoheshin në Konferencë. Nuk ka asnjë dyshim që ai ka biseduar edhe shqetësimet e tjera të ditës, për kërcënimet greke. Dhe në këtë kuadër aty duhet të jenë rikapitulluar edhe çështjet që u diskutuan dy muaj më parë në Beograd dhe veçanërisht shpejtimi i marrjes së masave mbrojtëse në bregdetin shqiptar nga Vlora në Sarandë.

      Pas takimit Tito-Hoxha në Bled është zhvilluar gjithë ajo ngjarje e mistershme që nuk u zbulua e nuk u vërtetua kurrë deri më sot, por që është hamendësuar se si ka ndodhur. Dyshimi dhe supozimi nuk është provë. Kërkimet arkivore intensive e jo të lehta sollën përfundimisht dokumente e prova të pakundërshtueshme për të ndërtuar sa më afër realitetit skenarin e vendosjes së minave në Kanalit e Korfuzit.

      Dhjetë ditë pas takimit në Bled, në 29 gusht, shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Jugosllave, gjeneral-leitnant Koça Popoviç i dërgoi një shkresë Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare në të cilën në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, por të nënkuptuar shprehte gatishmërinë e palës jugosllave për të kryer minimin e ujërave territoriale të Shqipërisë në emër të çminimit të tyre. Kjo mënyrë komunikimi u bë për të ruajtur sekretin e operacionit. Popoviçi shkruante se: “Për arsye të vendosjes së lidhjeve të rregullta me anën e vaporëve dhe për arsye të përmirësimit dhe të sigurimit të lëvizjes detare midis Jugosllavisë e Shqipërisë e quajmë se do të jetë e vlefshme që gjatë bregdetit shqiptar të pastrohet prej minave rruga e lundrimit me një gjerësi të mjaftueshme, si dhe lidhjet e rrugës së lundrimit në limanet. Marina luftarake e Jugosllavis do të ketë mundësi që në mbarim të shtatorit ose në fillim të tetorit të këtij viti do t’u vërë në dispozicion për kryemjen e kësaj pune një grup kërkusësh (kërkusa të minave). Në qoftë se ju e quani që kyj pastrim të bëhet prej kërkusave të Marinës luftarake të Jugosllavis, ne me lejen tuaj do të dërgojmë forcat dhe mjetet e nevojshme për të kryer këtë detyrë (punë). Veprimi do të kryhet si mbas planeve tuaja në bashkëpunim me personelin tuaj (të ngarkuarët tuaj)”.

      Në 6 shtator, Shtatmadhoria shqiptare ktheu përgjigje se ishte dakord me propozimin që bëhej, veç kërkonte që të lajmërohej disa ditë para se njësitë e Marinës Luftarake Jugosllave të niseshin për në portet shqiptare me qëllimin që të merreshin masat e rastit. Menjëherë pas kësaj përgjigjeje, Shtatmadhoria jugosllave i dërgoi dy radiograme misionit jugosllav në Tiranë, me Nr.48 e 71 të cilat janë firmosur në fund nga Shulja, që siç dihet ishte emri me të cilin njihej në këtë kohë Kristo Themelko, anëtar i Byrosë Politike dhe drejtor i Drejtorisë Politike të Ushtrisë. Ka të ngjarë që ai të ketë përkthyer të dy radiogramet për shkak të njohjes së gjuhës serbo-kroate e të origjinës së tij.

      Radiogramet

      Radiogramet ishin për Mehmet Shehun. Në të parin thuhej se: “në një nga bazat tona detare gjindet nji vapor gati me personelin e nevojshëm për të minuar fushat në bregdetin Shqiptar. Për këtë punë kemi në dispozicion 100 copë mina. Mejtimi i jonë asht që këto mina të vendosen para Sarandës, para Himarës, dhe Borshit e eventualisht në Palermo. Asht i nevojshëm konspiracjon i math, dhe sidomos për personelin tonë”.

      Në radiogramin e dytë kërkohej: “të na japi mejtimin Xh. Mehmet Shehu mbi këtë: e para: Vëndin në bregdetin Shqiptar ku do ta presi oficjeri i deleguar nga Statmadhorija Shqiptare vaporin tonë. Ne mejtojm që të jetë sa të jetë e mundur ma në Veri, e dyta: Në çfar mënyre do të regullohet lundrimi i këtij vapori gjat bregdetit Shqiptar. Asht e nevojshme që oficjeri i deleguar që do të presi vaporin në ndonji sqelë të ketë me vehte dhe planin e vendosjes së minave i aprovuem prej Shtatmadhoris Shqiptare dhe aji të udhëtojë me vaporin tonë dhe të asistojë në vendosjen e këtyre minave. Jo me vonesë do ju njoftojmë datën se kur oficjeri Shqiptar i deleguar do të presi vaporin tonë. Urgjentisht na njoftoni mbi sa u kërkojmë”.

      Për të mbuluar operacionin e vendosjes së minave dhe lëvizjen e anijeve ushtarake jugosllave në bregdetin jugor të Shqipërisë u nënshkrua në 10 shtator në Tiranë marrëveshja midis qeverive të të dy vendeve për vendosjen e shërbimit detar për transportin e mallrave e të pasagjerëve nga porti i Susakut në Dalmaci në portin e Sarandës në Shqipëri. Pala jugosllave deri në korrik e kishte refuzuar një marrëveshje të tillë për shkak të mungesës së mjeteve e të leverdisë ekonomike. Marrëveshja vendosi shërbimin e rregullt javor midis porteve jugosllave të Zadarit, Shibenikut, Splitit, Dubrovnikut e Zelenikës me portet shqiptare të Shëngjinit, Durrësit, Vlorës e Sarandës. Anijet dhe ekuipazhi do të ishin jugosllave dhe ato do të gëzonin të gjitha lehtësirat portuale dhe do të ishin të çliruara nga taksat. Kjo marrëveshje nuk kaloi pa u vënë re nga misionet diplomatike në Tiranë e në Beograd në atë kohë. Ajo u përmend më vonë edhe në Gjyqin e Hagës duke aluduar, por jo duke provuar se për çfarë ishte përdorur.

      Mbi bazën e marrëveshjes midis dy Shtatmadhorive pasi ishin bërë të gjitha përgatitjet e duhura, në 17 shtator, në orën 8 të mbrëmjes tre anije ushtarake jugosllave u ankoruan në portin e Ishullit të Sazanit në sekret të plotë. Aq konspirative ishte ardhja e tyre sa që edhe komandanti i Ishullit, majori Mevlan Dervishaj nuk kishte asnjë dijeni. Ai informoi që atë natë Komandën e Përgjithshme e Shtatmadhorinë me radiogram duke u ankuar që nuk ishte njoftuar për ardhjen e anijeve jugosllave, por edhe duke pyetur se si do të veprohej në raste të tjera. Me radiogram po kaq urgjent, vetë Mehmet Shehu urdhëron komandantin e Sazanit që “tre vaporat Jugosllav lejohen të strehohen në Sazan. Herë tjetër do lajmëroheni me kohë”.

      Minimi i ujërave territoriale shqiptare në bregdetin jugor e në Kanalin e Korfuzit është bërë natën e 18 shtatorit duke u gdhirë 19. Vetë misioni që kishin marrë përsipër për të realizuar anijet jugosllave ishte i fshehtë dhe ato as nuk mund ta kryenin operacionin ditën dhe as mund ta vononin. Siç edhe ishte vendosur në procesin e minimit do të merrte pjesë edhe një oficer shqiptar i caktuar nga Shtatmadhoria shqiptare. Komanda e Marinës nuk kishte ekspertë për minimin e çminimin e ujërave dhe as mjete të posaçme për kryerjen e procesit. Por në atë kohë dihej se oficeri i marinës Abdi Mati kishte marrë pjesë si përfaqësues i palës shqiptare në çminimin e rrugëve ujore Durrës-Vlorë-Sarandë nga minat gjermane të kryer nga anijet britanike në shkurt-mars 1945. Sekretin e minimit të ujërave territoriale në vjeshtën e vitit 1946 e dinin një rreth shumë i kufizuar njerëzish si Enver Hoxha, Koçi Xoxe, Nako Spiru, Mehmet Shehu, Kristo Themelko, Hysni Kapo, Bedri Spahiu e ndonjë tjetër nga udhëheqja e kohës. E kanë ditur ndoshta edhe persona si oficeri që ka marrë pjesë në operacion apo ndonjë njeri i shërbimeve sekrete. Para incidentit të ardhshëm e pas tij askush nuk e nxori sekretin se kur dhe si u krye vendosja e minave. Sot pas 64 vjetëve kjo po bëhet e njohur me dokumente. Shtatori i vitit 1946 ka qenë muaji fatal kur britanikët e shqiptarët u përgatitën të sfidonin njëri-tjetrin në ujërat e kaltra të Detit Jon në Ngushticën e Korfuzit.”

      KY KONFLIKT E RADHITI SHQYPNINE PAS LUFTE NE VENDET EKSTREMISTE DHE TERRORISTE QE ISHIN SATELITE TE MOSKES DHE BEOGRADIT

      Reply to this comment
  14. agron July 31, 21:47

    Replike fantastike. Respects Prof. Mandili

    Reply to this comment
  15. Briklona July 31, 22:25

    Te mundohen sa te duan!
    Diellin nuk e mbulojne dot me shoshe dhe mu…. nuk e lajne dot me shu…. se e dine shume, shume mire c’ kane bere baballaret e tyre!

    Reply to this comment
  16. alphade August 1, 02:10

    “Epopeja ” e Ballit Kombetar do te mbetet perjetesisht
    kryevepra e Shevqet Musarajt !!!
    Sot mund te flasin, mund te shkruajne dhe mund shpifin
    sa te duan pinjollet e Ballit Kombetar sepse ashtu erdhi
    historia: u ngriten kembet dhe i rane kokes ! Megjithate
    rrjedhen dhe vertetesin e historise nuk mund ta shtremberojne diss vemje e leshterige qe vegjetojne ne
    ujrat e kripura e te qelbura te historise i thencin te sotma!

    Reply to this comment
  17. Izeiri August 1, 09:18

    Shkrim intelektual e akademik.me kot lodheni ju o te mjere qofte edhe shokeklase gjoja te hidhni balte mbi jorgon.pemes me koqe i hedhin gure.si duket shkrimi e ka bere efektin e duhur njelloj si epopeja e ballistave karkalece .historia nuk zhbehet as me para e as me sharje.jorgo te njoh mire.mos u terhiq edhe nga ndomje sharje apo mllef te dikujt.le te shkruajne dhe ata por idene e te shkruarit nuk kane.artikujt e tu jane jo vetem problematike qe ngjallin debat por efhe me kulture e intelekt.perfitoj nga radti te te shpreh urimet per artikullin e unamunos.exelent.vazhdo artikuj te tille duam se e di mire cfare pene ke se doktoraturen e ke marre ne v.1986 ku sjumica e ketyre qe te kane inat nuk ja dinin as kuptimin.po te flisnin mire ye gjithe kjo do te thoshte qe nuk je ne rregull.te lumte.tung.izeiri

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku August 1, 17:55

      O IZeir o trim, po qy Mandili a tu befca edhe ne e paste marre doktoraten, mender domethene, ne 1986, sikur nuk e ka per histori, apo jo? Keshtuqe perse kruhet kot me pune qe i dalin jashte komeptencave gjeniale profesionale?

      Reply to this comment
  18. Veli Stafa August 1, 11:59

    Miq te nderuar ! Ju bej thirrje te lini menjane inatet personale dhe familjare ,sheroni plaget e vjetra me dituri,qytetari,ndershmeri dhe mbi te gjitha…pune ! Lini historianet te debatojne si te duan per probleme qe i takojne Historise sone Kombtare.Ne kete pune fisnike dhe edukative te mos nderhyje politika me perfundimin negativ helmimin e brezit te ri.Te gabosh eshte njerzore, te shtermberosh te verteten,c’njerzore,ka thene nje i ditur.Me ne fund, po ju them se:Levizja Nacional-Clirimtare ishte levizje per clirim kombtar.Kjo nuk ka lidhje me diktaturen dhe trup te kene ata qe bejne nje lidhje te tille.Jane sharlatane dhe i sherbejne djallit.Rahmet i paste shpirti Xhevat Hysenit qe megjithese kishte 12 plage ne trup (i plagosur ne Pojske se bashku me vellane) qe u mbyll ne shtepi 40 vite sepse nuk ishte dakort me diktaturen, nuk ishte dakort me dallkauket qe ishin gati tani per petlla, sepse nuk kishte luftuar per ato qe ndodhen pas 1944-tes ! Xhevat Hyseni ishte mik i ngushte i babait tim dhe njiheshin qysh me 1937 ketu ne Tirane.Ja pra nje luftetar partizan i persekutuar nga diktatura dhe qe kurre nuk u ankua dhe jetoi e vdiq ne heshtje dhe i braktisur.Mosmirnjohja-tipar i njerezve pa identitet zuri rrenje thelle ne zemrat e shqiptareve deri sa u neveritem duke arritur ne perfundimin: haja qenit pija dreqit edhe bjeri karadyzenit ! A nuk u var nga diktatura deputeti Shefqet Beja (antar i keshillit te pergj.Nac.Clirimtar) dhe deklaroi ne gjygj se nuk kemi qene per vendosjen e nje rregjimi te caktuar por per clirim kombtar ? Respekte te gjitheve.

    Reply to this comment
    • intelektuali August 1, 15:28

      Mire more shoku Veli Miku,

      po puna eshte se LANC-i i Enverit ne radhe te pare nuk ishte kombetar dhe aspak shqyptar, por krejt jugosllav, i sajuar me urdher nga Beogradi dhe Moska dhe se puna e pare qe beri LANC-i i Enverit ishte te sabotonte bashkimin e trojeve shqyptare ne nje shtet te vetem qe u hodh ne tryeze si oferta e anglezeve ne vitin 1943 ne Mukje, por qe Miladin Popovici kriminelei gjakatar i Titos dhe BOSI i Enverit e hodhi poshte duke spiunuar oficeret e larte angleze tek gjermanet. Prinderit tane arriten t’i nxjerrin keta oficere te veshur si fshatare ne Mal te Zi me shume mundime.

      prandaj:

      Mos fol brockulla staliniste dhe jugosllave ketu ne DITA se LANC-i ishte organizate terroriste kriminale ashtu sic e cilesoi Gjykata e Hages per krime Lufte, sepse vrau me pabesi ushtaret aleate te Britanise ne Kanalin e Korfuzit. E ke mesiper shkrimin e Paskal Milos dhe lexoje perpara se te pergjigjesh si halabak pa shkolle dhe fanatik enverist.

      Dhe sa per dijeni ne netor te vitit 1944 kur Mehmeti hyri ne Tiranen e zbrazur nga gjermanet ky katil gjakatar mblodhi afro 2000 tregetare dhe intelektuale tironsa sipas arkivave zyrtare (flitet qe kane qene me shume se 8000 vete) dhe filloi t’i vriste si nje bishe e vertete me cubat e tij. Kur u mbaruan plumbat filluan t’i thernin me thika dhe hanxhare si kasape te vertete dhe me pas i cuan ne reze te Dajtit dhe i hodhen ne nje grope te perbashket.

      Sot politika jone enveriste nuk e ka hapur gojen asnjehere per keto krime barbare kunder njerezimit dhe popullates nga kriminelet e Enverit dhe keta kafshe mizore te ushqyer dhe paguar nga Moska dhe Beogradi nuk jane denuar nga historia jone kombetare, perkundrazi shikojme si deputete dhe pushtetare shkojne dhe bejne homazhe me fotografine e Enverit ne dore dhe si ngrene permendore me vend dhe pa vend per xhelatet e regjimit komunist, si ASKUND ne vende te tjera te Evropes Lindore.

      PER CFARE CLIRIMI KOMBETAR LUFTOI ATEHERE LANC-I KRIMINEL I ENVERIT?

      Reply to this comment
  19. info analitike August 1, 12:32

    E po u dashka sjelle ne mendje paksa “Epopeja e Karkaleceve”:
    U mbush dyniaja
    Me karkalecë
    Ka mall njeriu
    Përdhe të ecë

    Kërcejn’ përpjetë
    Të çajn’ turinjtë
    Lëvrijnë sheshit
    Më keq se minjtë;

    Ca bark jeshilë
    Kok’ kuqalashë
    Me yll në ballë
    Me këmb’ si mashë

    Roitën, befas,
    Plot zhurmë e bujë
    Duke përhapur
    Panik, rrëmujë:

    -Ne karkalecët
    Më nuk durojmë
    Pushtuesit, vetë
    Do t’i luftojmë

    ……………….

    Ndërkaq fajkojtë
    Në ajr luftonin
    Që, ata, qiellin
    Ta zotëronin

    Mësynin egër
    Mbi shpesërinë
    Ua shkulën puplat
    Bënin kërdinë

    Zogjt’ e gjith’ botës
    Përball rrezikut
    Në fyt i hidhshin
    Sqifter armikut

    Të dyja palët
    Një mizëri,
    Në ajr luftonin
    Si ushtëri

    E duke klithur
    Lart midis resë
    Me sqep i binin,
    Shoshoqit, kresë

    Sy, këmbë e pupla
    Përgjakur, prore,
    Nga qielli binin
    Si flok’ dëbore!

    Kërdi e zezë
    Në qiell zhvillohej
    Kur karkaleci
    Përposh trimrohej…

    Zvarrisej… bythas
    Zinte pusira
    Kur nga lart binin
    Fajkoj me mijra

    Dhe një fajkua
    Përdhe’ sa piqte
    I ngordhur fare
    A shpirt tek hiqte,

    Gjith’ karkalecët
    I jepnin dërmën
    Duke çukitur
    Si korbat kërmën!

    Këto çukitje
    Përmbi kufoma
    A mbi t’plagosur
    E gjallë akoma

    Dhe ec-e-jaket
    Në pyll, në mal
    I trumbetonin
    Si front special!

    Reply to this comment
  20. Zyfer Caco August 1, 18:07

    Nuk ka fund tradhëtia, ajo ka marrë në dorë eliminimin e atdhetraizmin dhe heroizmin e luftëtarëve për liri.
    Për këtë arësye tradhëtarët po shpallen heronj dhe anasjelltas. U hoq emri rrugës “dëshmorët e 4 shkurtit” dhe ju dha emri i Rugovës, për të cilin thuhet se është nip i Xhafer Devës që udhëhoqi masakrën e 4 shkurtit, si vegël e bindur e pushtusit të kohës.
    Këta që heqin dekorimet për heronjtë dhe dëshmorët e LNÇL, sollën bustin e tradhëtarit Zogoll, po heqin emrat e heronjve nga sheshet dhe rrugët dhe quajnë Killer Heroin Kombëtar Avni Rustemi i cili vrau një tradhëtar dhe shitës të trojeve shqiptare.
    E pra tradhëtia mendon se me thellimin e tradhëtisë së vet kombëtare, kujton se do fshijë nga memoria e kombit heroizmin e heronjve, por e kanë më kot, sepse memoria historike e një kombi arrihet vetëm me asimilimin tërësor të kombit tonë, që është e pa besushme se do ja arrijnë këta krimba tradhëtije.
    Populli ynë ka qënë e mbetet vital dhe tani duhen shtypur këta krimba e parazitë për të shkuar në bashkimin e kombit e jo në përçarjen e tij. Duhet shkuar kundër shërbesës tradhëtare që këta krimba e parazitë i bëjnë shovinizmave fqinjë për hir të pagesës që ata marrin nga antishqiptarët.

    Reply to this comment
  21. Agroni August 1, 18:41

    Eshte nje rubrike qe redaksia e nderuar e gazetes DITA si dhe shume i nderuari Adrian THano po godasin ne shenje ballistet e djeshem qe ishin kunder aleances antifashiste e kryesuar nga SHBA-ANGLI-BRSS. dhe ballistet e sotshem qe po shqyhen me dysh per sovranitetin kur kane 26 vjet qe e kane shpartalluar.Edhe keta ballistet e rinj me Saliun ne krye dhe kodoshi i Mukjes Ilir Meta qe kerkon koalicion me ballistet e Saliut kunder reformes ne drejtesi qe udhehiqet nga perendimi me ne krye SHBA.ne.Historia perseritet dhe llumi del ne shesh.Eshte detyre imediate qe mbare populli shqiptar si nje grusht i vetem te grumbullohen rreth P.S.te si e vetmja parti qe lufton per kombin shqiptar dhe shtetin ligjor.Le ti detyrojne ballistet e sotshem te marin aratine si ata te 44-45 por tashti i pret vetem KUBA dhe KOREJA E VERIUT se mbare perendimi e moren vesh se cfar monstrash jane.Fundi i bandes Sali-Basha Meta doli ne horizont,shkateroini kete pinjolle te tradhetise shqiptare qe edhe SHQIPERIA te mare fryme lirisht dhe te zere vendin qe i takon ne EUROPE,krah per krah me vendet me demokratike te botes.

    Reply to this comment
  22. Aliu August 2, 16:18

    Miq te dashur balliste ne zhdukje e progresiste ne rritje.!Lereni rehat heronjre e lluftes te prehen te qete .Ata e bene detyren e tyre ndaj atdheut dhe mbeten yje te pashuar.Edhe lufta e ka mbyllur kapitullin e vet me sanksionimin nga ana e aleateve te medhenj progresist duke i dhene reston secilit.Lufta eshte lufte dhe ka ligjet e veta dhe mund te behen edhe gabime por ato nuk diskutohen me ligjet e paqes.Problemi qendron se cfare bejme ne cfare do behet me shqiperine me keta injorante xhuxhumak e intelektuale pa intelekt -jashteqitje te atyre pulaxhinjve qe ne bemd te pushkes moren gota dhe ene .Keto derivate te dyta te te pareve te tyre qenkan debile e kopila shoqerore qe ne shek. 21 dikutojne si ne mesjete. Fatmkeqesi per ta!Persa i perket prof jorgos i lumte me serine e shkrimeve te cilat jo vetem jane me kulture por ngjallin edhe debate.Kjo tregon se kame nerv.Te lumte prof.Keshtu na i ke bere edhe leksionet gjithe gjalleri e dikutime e me li bra hapur.Mesuam te lexojme te shkruajme e te prezantojme.Flm prof. Emos degjo se cthone ca plehra.Ju keni respektin e tr gjithe studenteve te cilet jo vetem i ke mesuar por edhe ndihmuar per probleme dhe shqetsime qe kane pasur. IRESPEKTUAR GJITHMONE!

    Reply to this comment
  23. luani August 3, 14:20

    Trimi pas lufte,fjala pas kuvendit,dhe poshterimi i nje te vdekuri me veprime te atij gjoja te persekutuari qe eshte futur ne burg ndoshta per vjedhje apo perdhunim si shumica e tyre (qe per fst te keq paguajme per ta dhe pasardhesit e tyre) eshte si puthja pas te q…Te tille jane keta pinjolle te te pareve te tyre qe nuk u arrijne as tek thonjte e kembeve ,se te pakten ata ishin intelektuale qe kurveruan me pushtuedin per te ruajtur pasurine dhe per te marre pushtetin ,pavaredisht se llogarite i kishin bere pa hanxhine .,cfare tu besh ketyre debileve qe mbeten edhe ne shek 21 jashteqitje e kombit si te paret e tyre qe kunderbojne ere kudo qe shkojne me ne krye idiotin klasik ballemadhi(kryemadhi)Faktet jane kokeforte -thoshte Kanti!Luften e beri populli e udhehoqi pksh,dhe e fitoi shqiperia qe u reshtua me fituesit e mefhemj kurse ju ballistet me humbesit e medhenj.Aeshte fakt ky?A ja mbathen te paret tuaj me breke neper kembe nga syte kembet ku te gjenin vrime miu?Nqs kishin luftuar perse nuk ndenjen te gexonin fitoren me popullin?Nqs popullin e kishin me vete sic thone atehere pse u trmben nga komunistet?De sa i dont populli kjo u vertetua kur ata erdhen si diversante.Edhe kjo deshmon se bej cfare te duash prostitutes ajo zanatin nuk e harron ashtu si balli sherbetorin e te huajve e tradhetine per pasuri.dhe jo per atdhe
    Persa i perket prof. Jorgos i lumte pena si gjithmone me artikuj problematike dhe intelektual ,adhtu sic na zhvilloje edhe leksionet .Gjithmone ndryshe dhe na mesove te lexonim shkruanim dhe prezantonim.Me libra hapur ,me konspekte.Ndihma juaj per ne stundetet ka qene e rendesishme dhe pa interes Per brezat e mi ngelesh model i njeriut dhe mesuesit
    Te falenderojme dhe te inkurajojme sa me shume te shkruani se keni pervoje te shkelqyer dhe mbi te gjitha jeni modest.

    Reply to this comment
  24. enveri August 4, 13:15

    Kaq shume ju ka pickuar ai shkrim o pinjolle te prapanices kombetarr o prostituta qe ja shitet prapanicen pushtuesit dhe u kthyet ne B.Q.Kombetar,qe tallen te gjithe me ju per ate epope qe krijuat ne historine e shqiperise.Mbylleni dhe i vini kapak halese qe te mos bjere ereDhe shikoni rezultatin e votimit pro29 kundra4Ky eshte realiteti Dhe ky nuk eshte perceptim.Vdekje tradhetareve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*