Pavarësia e Katalonjës, Madridi gati të ndërhyjë forcërisht

October 21, 2017 12:48

Pavarësia e Katalonjës, Madridi gati të ndërhyjë forcërisht

Situata në Spanjë si pasojë e përpjekjes së Katalonjës për pavarësi, mund të marrë një tjetër kthesë pasi qeveria e Madridit pritet të miratojë një sërë masash që i lejojnë vendosjen e sundimit direkt mbi krahinën rebele.

Tre javë pas referendumit, kryeministri Mariano Rajoy pritet të mbledhë kabinetin e tij për të shqyrtuar ndërhyrjen, atë që mund të cenojë dhe autonominë e krahinës, por që ka dhe një referencë kushtetuese.

Për qeverinë spanjolle, votimi ishte i paligjshëm; ndërkohë që udhëheqësi katalanas, Carles Puigdemont vijon të këmbëngulë duke thënë se atij i është dhënë një mandat për të shpallur pavarësinë.

Së fundi ka reaguar dhe Mbreti Filipe, që po ashtu është shprehur kundër tentativave të Katalonjës për t’u shkëputur nga Spanja.

October 21, 2017 12:48
Komento

1 Koment

  1. Armandi October 21, 17:05

    Mbreti duhet denuar me burgim te perjetshem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*