“Pavarësisht Covid-19”, S&P: Ekonomia shqiptare merr vlerësimin “B+”, me perspektivë të qëndrueshme

August 1, 2020 08:58

“Pavarësisht Covid-19”, S&P: Ekonomia shqiptare merr vlerësimin “B+”, me perspektivë të qëndrueshme

Në rishikimin më të fundit të saj, agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard &Poor’s(S&P) konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B+” si dhe me perspektivë “të qëndrueshme”.

Agjencia vlerëson se Pandemia COVID-19, dhe kufizimet e lidhura me lëvizjen e njerëzve, do të bëjnë që ekonomia e Shqipërisë të kontraktohet ndjeshëm në vitin 2020. Pandemia ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë vecanërisht në sektorin e turizmit në mbarë globin, dhe Shqipëria nuk bën përjashtim, për shkak të peshës së lartë, që zë ky sektor nëekonominë e vendit.

Agjencia shprehet se qeveria është duke ndërmarrë një program të fortë stimulues për të kufizuar ndikimin ekonomik nga pandemia dhe për të rifilluar përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit të nëntorit të kaluar. Qeveria ka siguruar mbështetje kreditore nga Institucione Financiare Ndërkombëtare për të financuar hendekun fiskal këtë vit dhe për të ndaluar presionet e bilancit të pagesave. Qeveria gjatë këtij viti arriti të emetojë edhe një Eurobond. Nëse ekonomia përkeqësohet më shumë nga sa parashikojnë institucionet, Qeveria ka ende hapesira për disa politika të mëtejshme.

Agjensia shprehet se financat publike të Shqipërisë janë konsoliduar vitet e fundit. Deficiti i qeverisë së përgjithshme u ngushtua në 1.9% të PBB-së në 2019 nga 5.2% në 2014, e udhëhequr kryesisht nga kufizimi i shpenzimeve. Ne presim që ky deficit të rritet në 8.5% të PBB-së këtë vit për shkak të humbjeve në të ardhurave, shpenzimeve shtesë që lidhen me pandeminë, dhe shpenzime të larta të kapitalit.

Ne projektojmë që raporti i borxhit të përgjithshme ndaj PBB-së të rritet në gati 80% të PBB-së në vitin 2020, ndërsa pritet të ulet nga viti 2021 e më tej, si rezultat i shuarjes së masave të jashtëzakonshme dhe rimëkëmbjes së ekonomisë. Agjensia vlerëson ekspozimin ndaj rreziqeve të mundshme fiskale, në formën e partneriteteve publike-private (PPP) dhe nevojën për parashikueshmërinë e tyre. Agjensia shprehet se autoritetet po ndjekin në mënyrë aktive përpjekjet për të përmirësuar profilin e borxhit publik, i cili aktualisht karakterizohet nga risku i rifinancimit dhe ai i kursit të këmbimit.

Standard &Poor’s shprehet se disa përpjekje të kujdesshme të qeverisë do të mbështesin konsolidimin në vitet e ardhshme. Agjensia vlerëson se raporti fiskal i të ardhurave ndaj PBB-së së Shqipërisë ka potencial për t’u rritur. Qeveria është e angazhuar të reduktojë informalitetin përmes zbatimit të legjislacionit dhe sistemeve.

Agjesia shprehet se për të rivendosur disiplinën fiskale, amendimet e fundit të bëra nga autoritetet në ligjin organik të buxhetit sanksionojnë që qeveria duhet të mundësojë një balancë primare pozitive prej vitit 2023 e në vijim. Madje agjensia ka pritshmërinë që qeveria mund ta arrijë këtë objektiv që në vitin 2022. Ky rregull i shtohet rregullit ekzistues së uljes së të borxhit, i cili kërkon një rënie të vazhdueshme në raportin e borxhit të përgjithshëm të qeverisë ndaj PBB-së.

Agjensia vlerëson se sektori bankar, kryesisht i financuar nga depozitat dhe kryesisht në pronësi të huaj, ka zvogëluar pjesën e tij të kredive me probleme në rreth 8% të totalit të kredive. Kjo paraqet një rënie të theksuar nga kulmi prej 25% i rejgistruar në vitin 2014.

o.j/dita

August 1, 2020 08:58
Komento

6 Komente

  1. Bertrand August 1, 10:22

    Keto vleresime jane si kestet qe merrnim tek Rrapush Xhaferri dhe njerezit nuk punonin,por rrinin ne kafenera duke numeruar kestet!
    Por fundi dihet!
    Ku e shohin keta progresin e financave kur qeveria shpenzon miliarda euro,per investime me kosto shume te larte,te panevojshme,ndersa neper qytete mungojne cerdhet,kopshtet,lulishtet,rruget e shtruara,pastrimi,kendet e lojrave etj!Miliarda harxhohen per pastrim gjelberimin,por qytetet ne pergjithesi jane te papastera,sepse askush nuk i kontrollon,ndersa popullit i eshte mbyllur goja per t’u ankuar!
    Bashkia e Tiranes e shet ujin e piste per uje te pijshem,per me skandalozja me nje cmim 8 here me te larte se energjia elektrike!
    Tenderat,koncesionet,PPP e shumta jane dhene krejtesisht korruptive,aq sa ato nuk ndikuan fare ne perballimin e pandemise!
    Shendetesia eshte sektori me rrumpalle,ku njeriu trajtohet si kafshe!
    Keto agjensi,qe shkruajne mire per qeverine,bazohen tek te dhenat qe jep vete qeveria,ndersa populli nuk ka buke te haje!

    Reply to this comment
  2. taksidari i qeverise August 1, 11:45

    Dikur ne vitet ’80 ne kulmin e Tallonizimit kemi marre nje cmim per ushqimin e femijeve…

    Reply to this comment
  3. xxx August 1, 12:35

    Mesa duket ka ardh koha te testohet edhe S&P , ” D-“!

    Reply to this comment
  4. Zigur Qarri August 1, 16:25

    Te sulmosh S&P?
    Vetem idiotet shqupisa mund ta bejne.

    Reply to this comment
  5. xxx August 1, 18:19

    ne prandaj ja hapem dyert kater kanatesh pandemise qe mos na ndeshkoje S&Pja te lulezoje ekonomia shqiptare me borxhe qe financohen nga borxhe.

    Ku pyeste Komunizma per S&Pra i kishte ekonomi te plote pa kokrren e borxhit
    ndersa dhjerokracia ia ka nevojne se i ka borxhet der ne gryke

    Cila eshte e verteta e ekonomise shqiptare e shohim me syte tane, S&Pja s’di shqip.

    Reply to this comment
    • Fernando August 2, 09:44

      E keni gabim qe shani ekonomine shqiptare!
      Atehere kishte nje ligj per pensionet,qe nuk ndryshoi per 50 vjet,pra njerezit e dinin se pensioni do t’u dilte sa 70% te pages mujore duke e zgjedhur vete ate si mesatare e 3 muajve me te mire te 10 viteve te fundit!
      Ndersa sot ligjet per pensionet jane bere si LESHTE E BYTHES,qe nuk ka perendi qe t’i numeroje!
      Ne cdo muaj ndryshohen ligjet,udhezimet,normat,kriteret etj!
      Mire qe ndryshohen,por ato behen vetem per te ulur pensionin dhe kurre per t’a rritur ate!
      Se sot shteti nuk mbahet nga populli,por vetem nga POLICIA dhe mjekesia!
      Dhe megjithate krimi i organizuar ka marre zhvillim te pa pare ne bote,sa me shume sot ka kriminele se sa studente!
      Ha ha ha haaaaaaa,suksese shkerdhatokraci me pelqimin e patundur te botes shkerdhatokratike!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim