Pavarësisht të gjithave – Rama duhet të konkurojë…

Arben Duka February 2, 2016 11:18

Pavarësisht të gjithave – Rama duhet të konkurojë…

Jam kundra tezës së Ballës,
që në treg tani është hedhur,
meqë janë fituar zgjedhjet,
Rama quhet i rizgjedhur!

Unë që jam një veteran,
i them Ballës:”Mos u ngut!”,
se ky lloj improvizimi,
nuk është shkruar në Statut!

Nuk mund të dalë jashtë kontekstit,
ky debat – kjo analizë,
se Statuti është në fakt,
Kushtetuta e Partisë.

Statuti detyron zgjedhjet,
nuk flet për rikonfirmim,
neni është fare i qartë,
s’mund t’i bësh interpretim!

Sepse po të qe ashtu,
s’ke pse bën zgjedhje të reja,
rikonfirmohen njëlloj,
kryesia-asambleja!

Dhe fiks me këtë logjikë,
mbyllet gjithë historia,
se zgjedhjet-sipas sistemit,
i fiton vetëm partia.

Dhe kështu me abstraksion,
fare pa Statut në mes,
të gjithë quhen të rizgjedhur,
dhe s’ka nevojë për Kongres!

Po në fakt është fare ndryshe,
ndryshe Statuti është bërë,
se në Kongresin e Marsit,
do të rizgjidhen të tërë.

Do rivotohen të tërë,
nga i fundit tek i pari,
me votë duhet të rizgjidhet,
domosdo dhe kryetari!

Është gafë politike,
o Taulant kapedani,
kur thua-se kryetarin,
ta votoi dy herë Sovrani!

Kjo është tezë populiste,
unë e quaj herezi,
se partia nuk është popull,
dhe populli s’është parti!

Nuk injorohet Statuti,
s’ka nevojë për këtë pykë,
duket sikur Edi Rama,
konkurimin e ka frikë!

Po Rama nuk ka pse trëmbet,
more shoku Taulant,
me një kundërshtar si Ndocaj,
fitoren e ka garant.

Do jetë një formalitet,
edhe bufi e kupton,
veç Ndocajt-me këtë klimë,
askush tjetër s’konkurron!

Pa një kundërshtar serioz,
konkurim nuk mund të ketë,
ndaj votimi – në u bëftë,
do jetë një banalitet!

Në Mars – do të sjellë pranvera,
po të njëjtën dallandyshe,
se socialistja shqiptare,
s’e pranon mendimin ndryshe!

Tani kemi vetëm Blushin,
që don të rikthejë partinë,
po ka mbetur krejt i vetëm,
s’ka krijuar ende frymë!

Mbase dhe Blushi është bindur,
që PS s’ndryshon nga brënda,
aq më shumë kur je i vetëm,
dhe s’hyn në peshat e rënda!

Arben Duka February 2, 2016 11:18
Komento

17 Komente

  1. teatri kukullave February 2, 14:45

    solli konkurimin ne administrate dhe ky formalizem miitantesh pa meritokraci, prodhoji kete administrata solli miliarda leke vjedhjeabuzime, sipas KLSH.dhe dapi u be dupi i shkerdhatokracise.
    dhe rilindja nuk rilindi asgje beri top shwo,sa njerezve ju vra shpresa, Enderonim.shpresojme si intelektual te blushi…por
    edhe ky konkurim per kryetar do behet si konkurimet e dupi te haritos, apo miratimit te vrimes si poezi te kumbaros se kultures………..po te pakten njerezit deshirojne qe prokuroria te mos fale asnje nga nga rilindasit apo ishet me pushtet,tu ktheje shpresen shqiptareve.

    Reply to this comment
  2. N.VJOSA February 2, 14:53

    Llogjike b r i l a n t e !
    Nuk e kuptoj pse Rama i shmanget Zgjedhjes?!
    Kur zgjidhen gjithe forumet e Partise, natyrisht ato do zgjedhin dhe Kryetarin qe duanë!…
    Rama nuk ka pse te frike nga kandidimi!
    Shume zhurme per asgje!…
    Kiço Karieristi nuk e mund dot Ramen!
    Keshtu si e shtron problemin Kiçua, injoron te gjithe kandidatet e tjere dhe do te dale mbi ta, kur thote se une e bej kete detyre me mire se Rama!
    Nga ana tjeter edhe Rama ka sedren e vet sepse i duhet te realizoje ato qe ka premtuar, por nuk ma merr mendja se humbet ne nje duel me Blushin, llafazanin dhe dembelin qe spekullon me demokracine e partise se vet!
    Sidoqofte, Kryetari dhe forumet drejtuese te PS, jane nje çeshtje e vet PS, e disiplines dhe e zbatimit te Statutit te saj…
    Qofsha i gabuar por ky Blushi me duket me shume i yshtur nga nje Usta tjeter, nga Nano Bixhozi dhe Saliut nga ana e vet i intereson perçarja e PS…!
    Blushi, po eshte kaq i sigurte le ta shtroje deshiren e tij per tu bere Kryetar ne Kongres dhe te degjoje çfare do ti thone kongresistet, por e parandiej se do humbasë keq!
    Ta them troç, I URREJ KETA KARIERISTET QE DUANE PUSHTET DHE KAM NDIESINE SE KIÇUA KRYETAR, I VESHUR ME PUSHTET, DO I ZHGENJEJE KEQ SOCIALISTET!…
    Arben, nuk i heq asnje presje opinionit tend te shprehur ne vargje!…

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN February 2, 19:32

      keni nje llogjike brilante midis llojit …qe o zot na shpeto !!
      ju ndihmon dhe ngjyra jeshile e blogut
      dhe kullosni te lire
      Rama i shmanget zgjedhjes sepse erdhi ne pushtet me llogje ,kriminele dhe ngjala
      llogjeve ju ka dale boja ,ngjalat mbaruan
      ju kane ngelur vetem kriminelet ,Nexhmija , Servetet Pellumbet ,Ndoku ,Frroku e ca leshko qe dhe bar hane
      po parimet nuk i shkelin ….si ty
      kur nuk e mund ,pse nuk konkurron ???
      sepse Kriminelet ikin me dajak !!!
      jo me vote …juve nga udheheqesi vec vdekja ju ndan
      Blushi nuk fiton ,po ju ngeleni pa parti ,nuk do jete e larget dita qe do punoni per Saliun ….
      ju merr ai se e ka zemren e mire ,ju ka pas shoke armesh …ja shiko Kaqin ….

      Bejtexhiu …po Maqon ,Maqo Lakrorin …ate e keni kundershtar te forte …nxirreni se keshtu duket dhe statusi ….keni 72 vje me kete status …..

      Reply to this comment
      • N.VJOSA February 3, 00:03

        Pershendetje Mjelmë e Zezë, alias @BLACK SWAN,
        ….
        Tani po , e ke gjetur tamam Vetvehten, Simbolin tend…
        Pas gjithe atyre Nicknameve, Veronika…dream-ënderrusja, Lowe e deri Pi…Sëmes, tani po te ka rënë Suma ne toke dhe ke gjetur Vetvehten!….
        Ne fakt ke dashur te akuzosh me kete emer, por te ka pelqyer per Vehte…
        Nuk ke faj, e kuptoj qe je akoma e Semure si Saliu, po Saliut nuk ma merr mendja se i gjendet me Doktori…,
        ndersa ty, ka nje fije shprese….
        Si thua, o Sorrè e Zezë, te vij te marr ne Bruksel?!…..ndoshta ka ende shpresa se Sigmundi Froid, ka lene ca Nxenes te zot e ndoshta te bejne derman….!
        Mos u merzit, se po u sherove, te kthej une prape ne Bruksel…Po su sheroven nuk te nxjerrin me nga Spitali keta Nxenesit e Frojdit, ….te futin ne kafaz, po te paraqitesh rrezikshmeri shoqerore…
        Po çfare shkruan keshtu moj te ruajt Zoti, (se robi… E ka te veshtire me ty…)
        Çfare thuaj, ke grumbulluar aq shume urrejtje sa cdo gje te duket vetem Ziiiii!…B L A C K…
        Ti dhe sikur do te na hiqesh Dhjemokrate, çfare e ke gjithe kete urrejtje?!…Ti sikur je kunder Luftes se Kllasave?!…
        Kjo bote ka plot vend,
        per te zinj, e te bardhe,
        portokalli e te kuq, te gjelber e blu…
        apo vetem ti dhe Saliu te merrni frymë?!…te tjeret le te vdesin?!…
        Ne fund te fundit e çfare te duhet ty se cilin do zgjedhe Kryetar nje Parti tjeter?!…
        Je kunder qeverisjes?!…Ke alternativa te tjera se si mund te qeveriset Shqiperia?!…
        Jepi, më të lumte Sqepi…
        E kam sinqerisht LOWE ZEZË, …SORRË E ZEZË…,
        MOS SHIKO VETËM ZI , kaq shume te jane erresuar
        sytë?!…

        Reply to this comment
  3. SeVret Katovica February 2, 15:15

    Duka,po jetove ne kenete meson te imitosh vetem zerin e kukuvajkes e bufit si ne keto vargje qe nuk i ke goditur fare PSE?
    Ty nuk te shqeteson statuti i SHTETIT te nje vendi pa shtet qe eshte kthyer ne leter higjenike qe quhet kushtetute po te shqeteson ‘statuti’ i ‘partise’ pa EMER qe ka 25 vjet qe eshte kthyer ne ‘kenete’ me ‘bufa kenete,8Agolli) apo me dinastine Blushi e tere obenjte e tjere apo bythkat pandelinj,Edvin,Blushi,Naçi,Blushi,Baçi,Blushi,Kaçi ,Blushi e tere karabushat!
    Si mund te bijesh ne llumin e kesaj loje nuse-dajash e te perdoresh fjalen ‘FORMALITET’!Per formalitetet e ca parti bagetive ka nevoje sot ky popull apo per QEVERRISJe!Po je pjese e kesaj partije kerko votbesimin e Rames si kryetar qeverrije qe nuk po ben asnje reforme se nuk ka shumice politike se ka gelltitur lugen e çorbes nga goja e ngjalen nga B.. po jo statut pordha e statut fenda!

    Reply to this comment
  4. kris 1 February 2, 17:10

    historia e Ps eshte po aq e zymte dhe aq tragjike sa e pd.
    Banda ne sherbim te kapos.Me nje kryebandit ne krye Ps nuk ka ne themel as status e as besim.
    Ramen me apo pa zgjedhje e rikonfirmon banda.
    une qe tani e uroj horin per fitoren ndaj idealeve te majta

    Reply to this comment
    • Pellumb Zaimi February 2, 21:29

      Blushi ne veshtrimin tim ka te drejte por ketu nuk analizojne tezat kuruese te Blushit por biografine e Blushit .Edhe pse babai i tij Kico Blushi ka qene dhe eshte nder kritikuesit “par exelence” te bandes se saliut and co. Ka vite qe e ben kete te Gazeta Shqiptare. PS eshte e semure rende dhe kjo duhet tju shqetesoje. Ps me Edi Ramen po ecen vetem djathtas dhe dje ne nje takim me veteranet une degjova skandale per sjelljen e tij me kete shtrese te lavdishme te luftes e te punes. Rama ka frike sepse po shkon ne te kunderten e anijes PS. Ne te gjitha politikat kryesore te saj ?????? Ben Lunxheria shfaqet si gjithmone luftetar i rrepte per promovimin e se mires por kesaj radhe kam pak vrejtje per nivelin e realizimit artistik i cili nuk mu duk i arrire. Nderime Arben Lunxheria !

      Reply to this comment
    • Pellumb Zaimi February 2, 21:33

      @@@@@@ VR ! Blushi ne veshtrimin tim ka te drejte por ketu nuk analizojne tezat kuruese te Blushit por biografine e Blushit .Edhe pse babai i tij Kico Blushi ka qene dhe eshte nder kritikuesit “par exelence” te bandes se saliut and co. Ka vite qe e ben kete te Gazeta Shqiptare. PS eshte e semure rende dhe kjo duhet tju shqetesoje. Ps me Edi Ramen po ecen vetem djathtas dhe dje ne nje takim me veteranet une degjova skandale per sjelljen e tij me kete shtrese te lavdishme te luftes e te punes. Rama ka frike sepse po shkon ne te kunderten e anijes PS. Ne te gjitha politikat kryesore te saj ?????? Ben Lunxheria shfaqet si gjithmone luftetar i rrepte per promovimin e se mires por kesaj radhe kam pak vrejtje per nivelin e realizimit artistik i cili nuk mu duk i arrire. Nderime Arben Lunxheria !

      Reply to this comment
  5. poeti February 2, 20:25

    Poezia ishte mire
    Dy tre vargje para fundi
    Pastaj bere erresire
    Ta lexosh nuk ja vlen mundi

    Reply to this comment
  6. Kuakuarakua February 2, 21:36

    Rrofte Arben Duka dhe Ben Blushi .Te dy intelektuale me integritet .Respekt

    Reply to this comment
    • Zbuluesi February 2, 21:42

      Po perseris thirrjen e Kuakuarakuas i cili eshte miku im trim. “Rrofte Arben Duka dhe Ben Blushi .Te dy intelektuale me integritet” .Respekt por thirrja duhet bere deri me tre here o kuako. E treta eshte e verteta

      Reply to this comment
  7. N. VJOSA February 3, 14:40

    Te nderuar miq, kam nje lajm te mire. Me ne fund me nxorren nga spitali psikiatrik dhe qe sot e tutje komentet e mia do te dergohen nga internet kafeja qe eshte afer Brrakes.

    Reply to this comment
    • NETI VJOSA February 3, 22:59

      O “N.VJOSA” i rremë,
      Qe je vet Lowe Sorra e Zeze apo ndonje Korb ose Sorrè tjeter nuk kam dyshim…Nuk e paske kuptuar fare komentin tim satirik dhe konstruktiv njekohesisht…Mos shkruaj vetem Zi, se Jeta nuk eshte e Zeze …Megjjthate eshte zgjedhja jote, i pafsh hajrin mendjes tende…

      Reply to this comment
      • Shahisti February 3, 23:10

        Eh, mer ti palluqe Vjosa paske filluar te kesh edhe probleme te identitetit. Vete shkruan, vete kundershton, mblidh mendjen se te kthejne mbrapsht andej nga thua vete se dole. Ke pasur nje moment sinqeriteti atje me siper dhe je rrefyer, por pastaj je bere pishman dhe e paraqit sikur ka shkruar dikush tjeter ne vendin tend. Hahaha! Me mire t’i kishe kerkuar moderatorit ta fshinte ate koment shpejt e shpejt se sa e ke bere keshtu. Nejse, pi ilaçet sot dhe neser do te duket jeta me e bukur dhe me shume ngjyra, jo vetem me sorra te zeza.

        Reply to this comment
  8. NETI VJOSA February 3, 23:23

    @Shahisti,
    E di mire qe ti je nje nga palaçot e ketij blogu.
    Nuk te ndryshon kollaj lekura ty…Plehre ke qene ne te shkuaren dhe plehre mbetesh ende…Qeni ere qeni bie…
    Mos fol dhe shkruaj si provokator, se di dhe une te pergjigjem harbuçe, meqense nje harbut si ty, nuk meriton gjuhe tjeter…

    Reply to this comment
    • Shahisti February 4, 02:20

      O Vjosa, shkumezo or ti shkumezo, po ti je nga ata qe vetë e bën e po vetë e ha. Të bëftë mirë, or torrollak.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*