Pavlopoulos i shpall “luftë” Erdoganit: Je komplet injorant

March 28, 2018 14:50

Pavlopoulos i shpall “luftë” Erdoganit: Je komplet injorant

 

Ndërkohë që vijon retorika e ashpër mes Greqisë dhe Turqisë për një sërë problemesh që kanë ridalë në sipërfaqe, kreu i shtetit helen ka qenë mjaft i prerë sot ndaj homologut turk.

Gjatë një vizite në bazën detare të Salaminës, Prokopis Pavlopulos iu përgjigj pretendimeve të Presidentit të Turqisë, Erdogan mbi Traktatin e Luzanës të fillimit të viteve ’20, i cili përcakton statusin e ishujve në Egje, shkruan Albeu.com.

“Ne jemi këtu për të jetuar bashkë në paqe dhe për të ndihmuar fqinjët tanë që të bëhen pjesë e BE-së. Ata që deklarojnë se Traktati i Luzanës nuk ekziston apo se duhet parë përsëri, janë komplet injorantë në histori dhe ligjin ndërkombëtar”, tha Pavlopulos duke iu përgjigjur drejtpërdrejt Presidentit Erdogan, i cili tha para disa ditësh se Traktati i Luzanës duhej rishikuar.

Traktati i Luzanës u nënshkrua në fillim të viteve ’20 mes fuqive europiane dhe Turqisë duke parashikuar statusin e ishujve të Egjeut si edhe Trakisë Perëndimore.

Turqia pretendon se statusi i një pjese të ishujve të Egjeut është ende “gri” dhe duhej rishikuar mes dy vendeve duke bërë ndryshime në këtë traktat.

l.h/ dita

March 28, 2018 14:50
Komento

3 Komente

  1. Paul Tedeschini March 28, 15:01

    Injorant asht Pavlopoulos, i cili nuk njeh Kuranin.

    Reply to this comment
  2. Epo kjo pune! March 28, 17:19

    edhe veshjen na keni marre mor palaco… popull i sajuar, histori e mitologji te rreme (ne fakt pellazge), gjak arab-aziatik, veshjen tone, ju zgjeruan me troje ku nuk flitej gjuha greke… e bini qemanes akoma. Iku koha juaj, sa te fusim kembet ne BE dhe te behet shtet si gjithe perendimi pasataj minoritet do beheni.

    Reply to this comment
  3. berisha nuk do vdese.....pa dhene "pak" llogari ne kete bote . March 28, 18:42

    ti ” epo kjo pune” e ke personale me greket, apo e ke nga trute, perzjer me “dijet” e “arkitektit” te islamizimit te shqiperise, sali “selxhuk” berisha” ?!?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*