“Pazar elektoral” në Elbasan, tre persona nën hetim për blerje të votave

June 25, 2017 09:51

“Pazar elektoral” në Elbasan, tre persona nën hetim për blerje të votave

 

Policia e Elbasanit ka çuar për ndjekje penale tre raste të shitblerjes së votave.

Në komunikatën për mediat thuhet se ka nisur procedimi në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit F.GJ 56 vjeç banues në Tiranë.

Ky shtetas, në fshatin Zdrajsh duke lëvizur me automjet dyshohej se do të shpërndante para për blerje votash, në favor të një subjekti politik.

Gjatë kontrollit fizik u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lekësh.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve”.

Në gjendje të lirë do të hetohet edhe shtetasi A.J., 66 vjeç banues në Elbasan.

Ky shtetas dyshohet se do të shpërndante para për blerje votash në favor të një subjekti politik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve” .

Ndërkohë në Cërrik u referuan materialet në Prokurori për procedim në gjendje të lire në ngarkim të shtetasit XH.H., 24 vjeç banues në Cërrik.

Ky shtetas në Lagjen “ Nr.3” Cërrik , me mjetin e tij tip “Benz”  dyshohet se do të shpërndante ushqime në këmbim të votave në favor të një subjekti politik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve”.

June 25, 2017 09:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*