Marrëveshja PD-PDIU, OMONIA apel Dules: Ik nga Basha!

September 17, 2018 18:23

Marrëveshja PD-PDIU, OMONIA apel Dules: Ik nga Basha!

Minoriteti etnik grek nëpërmjet organizatës OMONIA i ka bërë thirrje sot kryetarit të PBDNJ, Vangjel Dule, që të rikonsiderojë qëndrimin e mëtejshëm në koalicionin opozitar të drejtuar nga PD.

Platorma e opozitës, sipas tyre, është tashmë e kontaminuar nga nacionalizma anakronikë si pasojë e marrëveshjes për koalicion mes Kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe atij të PDIU, Shpëtim Idrizi.

Shprehim shqetësimin tonë lidhur me zhvillimet në frontin e Opozitës në Shqipëri nën kryesimin e Partisë Demokratike.

Adoptimi në këtë grupim të forcave politike, platformash që cenojnë mbarëvajtjen e praktikave të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal, kufizon në fakt rrezikshëm nivelin e manifestimit publik të programeve mirëfilli europianizuese.

Si Minoritet Etnik Grek kemi qenë dhe ngelemi të angazhuar në nxitjen e zhvillimeve politike në drejtimin e kristalizimit të forcave dhe programeve që kanë në epiqendër integrimin e vendit në familjen Euroatlantike dhe imunizimin e shoqërisë nga propozime anakronike nacionaliste, që vetëm se minojnë përpjekjen për kohezion social, prosperitet dhe progres të popullit shqiptar.

E çmojmë si lëvizje të panevojshme dhe të paargumentuar zhvillimin e djeshëm dhe tekstin shoqërues të marrëveshjes së koalicionit reciprok. Logjika e numrave shpie në spekulime jo të shëndetshme për jetën politike.

Profili politik i PD-së i lidhur me përparimin e procesit të përfshirjes së Shqipërisë në familjen Euroatlantike është cenuar nga adoptimi i axhendës që minon marrëdhënien e qetë me Greqinë fqinje, mbështetës konseguent të zhvillimit real të Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

Pas kësaj, si OMONIA i drejtohemi PBDNJ, që pas rikonsiderimit të situatës politike, të ripërcaktojë raportet e saj politike dhe të vijojë të orientojë sipas mundësisë, politikën, në drejtimin e duhur të precipitimit të platformave sterile nga nacionalizimi shterp dhe pa argument”.

M.H/ Dita

September 17, 2018 18:23
Komento

9 Komente

  1. Fat man September 17, 18:40

    PS apo me mire gallofi dy metra pa dy centim Ed Droga ne asnje menyre nuk duhet t’a afroj PBDNJ ne koalicion.
    Ku shkojne 4 vjet sharjet dhe ofendimet e greke-qireve ne bashkepunim me kriminelet Sali-Lulush,…… apo eshte mesuar Edi me me te shara e peshtyma nuk i bejne pershtypje, vetem te jete Kryeminister.

    Reply to this comment
  2. Laert September 17, 18:55

    Edhe ti Fat man trurin e ke me shume fat

    Reply to this comment
    • labi September 17, 20:08

      Ose Fat mut.. Askush nuk di asgje, ky eshte nje lajm nga nje organizate, dhe fat_mutet nisin “betejat” politike. Ta pranoj Dulen, apo jo, kjo varet nga mundesite politike. Po perse iken camet nga shqiptaret e shkuan te shqiptaret?

      Reply to this comment
  3. spatari September 17, 19:35

    Ahhhh i ziu Dule ik nga Basha e ik nga Rama derisa te iki fare per lesh arapi.

    Reply to this comment
  4. Aliu nga Selenic September 17, 20:04

    Berisha nuk i ka zgjidhur asnjeher asnje problem Idrizit. Ai ishte ne kualicion me te dhe nuk ka ber asnbje hape perpara.
    Edi Rama per ceshtjen Came ka punuar me shume se askushe. Ceshtja Came eshte ne fokuse te jetes politike.!

    Reply to this comment
  5. pitu September 17, 20:13

    sa here do behet frikacak dulja kasaj here duhet te qendroje me idrizin ceshtja came nuk eshte ne dore te dules as te idrizit cfaredo te thone te dy

    Reply to this comment
  6. Dodona mbi Tomorr September 17, 20:57

    E more Vangjel Dule;edhe Dule edhe Vangjel;Po si nuk the nji fjale per Dulet por u bere cope per Vangjelet.Mbete ne Greqi “per te mbrojtur Vangjelet : Tashti e ke me te lehte se mund te behesh ndonji kryetar komisioni per kufirin detar apo edhe ate tokesor pse jo !Dhe keshtu mbetesh pergjithmone ne Greqi!Ne fakt ti atje ke qene deri tashti por ne te ardhmen do ta kesh te ligjeshme.Nuk e ke menduar keq!Je i zgjuar ti Dule ta ka thene edhe Kryeministri; po ja kalon edhe Ilir Metes me keto levizje!

    Reply to this comment
  7. Fat man September 17, 21:49

    Komentues qe i bejne koment komentit te tjetrit dhe nuk thone nje gjysem fjale per artikullin e botuar si Leart-a picka dhe kari labi, jo me grope ne gjoks por i bere grope nga pas moter e gra qire.
    Nje kerkese te thjeshte kam per Learten dhe labin, i keni lare duart, hajde ma kapni nje here me dore dhe me pas e keni free nga nje gojore, bytheqira.

    Reply to this comment
  8. Himara September 17, 22:27

    Po ku do veje qyqi?! Eshte ne parlament me votat e cameve te Vlores dhe karrigen e ka nga PDja, se ” homogjenet e tij mijeravjecare” , u rikthyen ne rilindas socialiste, sa mbaruan pensionet e grekut.
    Tani ben cerrin e Lulit. Me rradhe, here e merr Luli e here Edi.
    Lereni Bashen e shkrete te marre ndonje vote nga camet, ne kete humnere ku me Saliun kane hedhur PDne, se per te marre votat e ” homogjeneve” te Dules, i duhet tju lidhe pensione nga 300€,, qe tja shkuli rilindjes!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim