Përplasje Dule-Neranxi në Himarë për ndarjen e re territoriale

July 19, 2014 10:51

Përplasje Dule-Neranxi në Himarë për ndarjen e re territoriale

PBDNJ e koalicionit qeverisës vazhdon ta kundërshtojë fort ndarjen e re territoriale. Kreu i saj Vangjel Dule, nënkryetar i Kuvendit tha sot në një takim në Himarë se është pikërisht Himara problemi kryesor, sipas tij, i ndarjes së re territoriale.

Të gjithë, pavarësisht seicilit kah politik i takojnë, të majtë, të djathtë apo të qendrës, ushtroni ndikimin tuaj forcave politike. Drejtohuni edhe një herë atyre strukturave institucionale përgjegjëse për reformën, ministrit, kryeministrit në veçanti, se po tentohet një zgjidhje e gabuar dhe me pasoja, që nuk është në interes të askujt, as të himariotëve dhe as mbarë venditFalënderoj përfaqësuesen e OSBE. Ky takim është ndër më të sinqertit dhe më të hapurit. Mesazhet e takimit të parë u deformuan nga media. PBDNJ mbështet reformën, por ajo duhet të jetë me perspektive. Reforma duhet t’i përgjigjet sfidave të integrimit –  tha Dule.

Përveç banorëve të Himarës, Dule ka kërkuar reagim edhe nga ndërkombëtarët. Ai tha se ata duhet të ndërhyjnë që të mos miratohet ky variant i ndarjes territoriale.

Por, ndryshe nga Bollano dhe Dule, banorët e Himarës  i kanë hedhur ujë zjarrit duke i qëndruar historisë shekullore të Himarës shqiptare. Sipas tyre, marrja e pensionit në Athinë apo pajisja me pasaportë greke nuk e bën kurrsesi Himarën greke. Një ndër banorët më influentë të zonës, ish-deputeti Nikollaq Neranxi, duke iu kundërvënë Dules, tha:

“Ajo qe ne si popull himarjot kerkojme, nuk ka lidhje fare me interesat e ngushta te ndokujt qe shitet e blihet sipas rastit dhe pastaj ben sikur i vjen keq per Himaren dhe flet ne emer te popullit te saj. Ne kerkojme dicka shume te thjeshte, Himara te lihet keshtu sic eshte, me 7 fshatrat e saj. Ka shekuj qe eshte keshtu, ka nje histori te lashte mbi supe dhe eshte nje vend turistik qe ka nevoja specifike, ndryshe nga zonat e tjera me te cilat eshte paraqitur e bashkuar, ne modelet e propozuara nga qeveria. Himara nuk ka me pak vlera se Prrenjasi apo Memaliaj qe u vendosen te jene bashki me vete. Himara eshte nje zone problematike edhe persa i perket problemit te pronave te cilat nuk jane marre akoma dhe nese gabohet ne ndarjen territoriale sot, neser pasojat do i ndjeje jo vetem Himara, por gjithe Shqiperia. I them pushtetareve te kene kujdes, ky eshte nje moment i rendesishem prove per ta. Me qendrimin qe do mbani me Himaren mund te hyni ne histori per mire ose per keq…”

neranxi

 

 

 

July 19, 2014 10:51
Komento

7 Komente

  1. Dashamiri July 19, 11:00

    Pse greket interesohen per Himaren ??? Ky spiuni Dule mendon se do na trehoje historine e vendit tone. Po a e di ky se 3/4 e greqise i perkasin rraces Iliro – shqiptare. Po a eshte ne gjendje ky mjeran qe te na flase per represionib dhe genocidin e grekeve ndaj shqiptareve, dhe pa piken e turpit kerkon te ne mesoje historine. Po ky nuk ka faj se Partia Socialiste eshte parti mercenare dhe i ka dhene nje vend peputeti te pa merituar dhe tani hedh dengele. Po kaq injorant jane keta qe nje grup sahanlepuiresish te greqise mund te tjetersojne nje vend dhe nje popullesi te pakten sipas dokumentave 5 mije vjeçare. Dhe e zgjedhen kete qelbesire edhe n/kryetar te Kuvendit.

    Reply to this comment
    • himarjoti nga Fieri July 19, 18:16

      Ore po deputeti Koco “himarjoti” (ish-Koco “fieraku”) ku asht mo? 🙂 Pse u rri larg ktyre zhvillimeve 🙂

      Reply to this comment
      • Raimond Vlonjati July 19, 18:40

        Dule duhet larguar nga kreu i Parlamentit sepse ai me punen e tij politke kercenon integritetin e vendit ,
        ndaj nuk ka asnje arsye qe ai te jete ne kryesine e parlamentit

        Nga ana tjeter duhet krijuar nje komision parlamentar ,ku ne bashkepunim me historianet e vendit tone , te shikojne arkivat e shtetit dhe arkivat ne Stamboll se si ka qene popullsia e Himares, Greke apo shqiptare , dhe pastaj mbi bazen e ketij rezultati te vendoset nese ata jane minoritet apo jo….

        Nga ana tjeter do thosha qe Himara te qendroje sic ka qene historikisht pjese e rethit te Vlores dhe nuk ka nevoje fare per ndarje e sterndarej te reja ….

        Te mos harojme se ka edhe nje percaktim te Kobeve te Bashkuara per minoritet qe thote se Minoritetet ekzistojne kur ka vazhdimesi teritori dmth Kur je ne kufi me vendin tjeter per te cilin pretendon –Ne te kundert nuk quhesh minoritet

        Ndaj komisioni parlamentar i politkes se jashteme te shikoje si jane ligjet e EU-se ne lidhje me percaktimin e minoriteteve –ndersa ne lidhje me ndarjen tone teritoriale , ajo eshte ceshtje e brencme e Shqiperise dhe askush nuk ka te drejte te nderhyje ,…

        Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi July 19, 12:05

    Të prish elementet e skenarit për trazira ndarja e re territoriale z. Dule? Ku do te gjeni tani nje element zgjerimi te minoritetit ne brendesi te Shqiperise? Qe ta perdorni si kartë për greqizimin e brëndesise shqiptare? S’ke faj ti o dule? Kane faj qeverite bollaniste shqiptare që ju lejojne te beni ham-ham me ata pak grekfoles qe ka himara e Shqipërisë ? Tani shih se ka edhe emigrante grekfoles né viçidol te tropojës !? Krijo dhe atje një precedent minoritar! Lëre himarën të kthehet ashtu si ka qënë ? Me vellezrit shqiptare ne një territor e administrate!?

    Reply to this comment
  3. Gjon July 19, 15:26

    Nuk duhet te kete asnje problem as Himara,pasi eshte vleresuar gjiothmone dhe vleresohet.madje edhe para vitebe nentedhjete,Himara ka qene e privilegjuar.
    Madje une nuk jam as me ndarjen e bere per hir te PDIU ( Shpetim idrizxit),duke e shperblyer pasi vajti ne komision.Ai dhe opozita e kane per detyre te marrin pjese,se paguhen nga ky popull, e ky popull i ka zgjedhur , eduhet te punojne me drejtesi.Varianti me i rregullt ishte me 47 bashki ose komuna.
    Mos e pëlqe ·

    Reply to this comment
  4. Epirotas July 19, 16:57

    Grekerve u interson Himara per te fallsifikuar historine, sic e kane fallsikuar deri me sot. Ata e duan himaren per te zhdukur gjurmet emashtrimit te tyre historik. Himara ska te beje me Greqine as dhe sa nje qime floku. Ata e duan Himaren se eshte e e permendur ne histori si vendi ku Odisea degjoi zerin e Sirenave. Ato ishin kenget izopolifonike te jugut te Shqiperise dhe epirit qe Odisese dhe Grekerve u dukeshin krejt te panjohura. Pra pikerisht se nuk e njihnin Izopolifonine, qe eshte pasuri boterore e shpallur nga Unesco dhe qe Unesco e ka cilesuar si pasuri e kombit Shqiptar. Me Himaren duan te fhsehin pikerisht kete fakt: qe te mos dihet nga Historianet se ku u degjuan keto sirena. Se po e paten te tyren dine tefshehin gjurmet shume mire sic bejne ne cameri, ku nuk lejojne germime arkeologjike, qe te mos dali ne drite historia jogreke e camerise: tempulli i perendive, gjuha shqipe e vjeter e shkruar.
    Fisi i Himarioteve ka qene nje nder me te fuqishmit fis shqiptare, dhe prej tij kane dale edhe shume luftetare te pavaresise greke. Grekerit jane kryelarte dhe nuk e pranojne qe te jene shqiptaret qe kane kontribuar per pavaresine greke, ndaj dhe duan qe te himaren ta bejne greke qe te genjejne veten e tyre dhe brezat qe vijne qe ja keta na keta kontribues te pavaresise greke na qenkan me gjak grek se edhe himara na qenka greke.
    Si njerez “besimtare ” qe jane u duhet thene qe kryelartesia eshte nje prej mekateve.
    Gjithashtu po ne kete prizem ndihen pak me ulet se shqiptaret persa i perket dshires per liri ndaj duan dhe te pervetesojne historine e himares, si nje nga me te bukurat persa i perket ndjenjes se lirise. ( ata duhet te mesojne ne historine e tyre se ata ishin te paret qe ju nenshtruan turqve dhe bene aleance me ta, kurse te fundit qe ju nenshtruan turqve ishin shqiptaret dhe jo ata; le te kujtojne Korkodil Kladhen, Skenderbeun)

    Reply to this comment
  5. Drenica July 19, 17:18

    Kush i le keta zagare qe te flasin si atdhetare te pa pare te Megalo Ides, ju eshte hapur goja…po …po ishin njerzit e perzemert te Malokut SALI. Sote Shqiperia paska ngele ne dore te Vangjel koke dhise qe duhet te vendose ai per Himaren. Ne Himare ka vetem Shqiptare dhe vetem 20 familje jane te shitur te Greku qe behet gjithe kjo zhurme. Edhe DULE, nje mbiemer kristian me rrenje shqiptar, por ky dhe Bollano jane komode per rrogen e Grekut, jane miq me neofashizmin njelloj si Sulioti Kisto Papa, qe e deformon ate emer ne Kristos Papass. Ikni te Greku o Dule shkerdhata se na cave bythen…o i quajturi Grek Muti!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*