PD: Afera e Ramës me 1700 hektarë në Karpen

July 29, 2016 11:53

PD: Afera e Ramës me 1700 hektarë në Karpen

Partia Demokratike, me anë të deputetes Jorida Tabaku, theksoi se “pasi krijoi mjegullën e duhur me zhurmën për reformën në drejtësi, Edi Rama urdhëroi kartonat e tij në parlament për të kaluar një prej aferave më të dyshimta e korruptive të këtyre tre viteve, siç është koncesioni i Karpenit në Kavajë”.

“1700 hektarë tokë në zemër të vendit, në një prej zonave më të kushtueshme, i fluturoi Edi Rama me një të rëndë të lapsit sa në Londër, sa në Singapor, nëpër kompani fantazëm, dhe sot që flasim askush nuk e di se cilin bëri shefi i rilindjes pronar të kësaj pasurie të shqiptarëve. Një projekt i dyshimtë, në mungesë totale transparence. Fillimisht, Edi Rama ia dha këto 1700 hektarë kompanisë “Star Bridge Port Development Ltd”, me qendër në Britani, e cila rezultoi me një kapital prej 100 paundësh. Ia dha kompanisë me 100 paund, me ca copa letrash ku flitej për ndërtimin e një kompleksi laraman, me lloj lloj objektesh të planifikuara aty”, deklaroi Tabaku.

“Kjo kompania 100 paundëshe, sipas Edi Ramës, do na investoka 5 miliardë dollarë në Karpen, aq sa gjysma e produktit të brendshëm bruto. Nga ana tjetër, qeveria nuk tregon se në cilin plan territorial është mbështetur, në cilin plan zhvillimor është menduar, ku është studimi i feasibilitetit dhe ku është projekti duke shtuar edhe më shumë hijet e dyshimit. Por më e rënda është se kjo kompani, që Edi Rama e bëri pronare të 1700 hektarëve, u shit papritur në Singapor, në një parajsë fiskale atje, vende që vizitohen shpesh nga vëllai i kryeministrit. E njëjta skemë si me koncesionin e TVSH që opozita kundërshtoi dhe detyroi q everinë të tërhiqej. Ky së bashku me Koncesionin e Rrugës së Kombit, është një skandal mbi skandalet në përmbledhjen e gjatë të abuzimeve 3 vjecare të Edi Ramës. Si mundet një kryeministër të hedhë sa në një cep të botës në tjetrin 1700 hektarë të pasurisë kombëtare? Si mundet të flakë në rugë pronat e 220 familjeve që nuk e dinë se cdo të ndodhë nesër me ta? Kush fshihet pas këtij projekti? Cilat janë interesat personale të Edi Ramës? Cili klient favorizohet nga këto afera? Edi Rama duhet të bëjë urgjentisht transparencë e të japë llogari për këtë rast”, shtoi Tabaku.

July 29, 2016 11:53
Komento

1 Koment

  1. Kariz Matik July 29, 15:36

    Partia e bajraktareve eshte hedhur ne PROTESTA per te demostruar REZISTENCEN. Eshte rezistenca e tyre e fundit perpara PERBALLJES me drejtesine e reformuar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*