ALUIZNI: Kontrata për truallin u firmos nga Memia

March 31, 2014 15:15

ALUIZNI: Kontrata për truallin u firmos nga Memia

Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t reagon lidhur me akuzat që PD bëri dy ditë më parë në adresë të drejtorit të përgjithshëm të këtij institucioni, Artan Lame. Në emër të PD, koordinatorja për mediat, Silvi Bardhi, tha se për interesa të pastra përfitimi, kreu i ALUIZN-it ka bërë një subjekt privat pronar të një trualli në mes të Tiranës.

Në reagimin e sotëm, ALUIZNI jep sqarimet lidhur me këtë çështje, duke i shoqëruar me dokumentacionin përkatës (faksimilet ne fund te shkrimit). Në njoftim thuhet se e gjithë procedura është filluar dhe përfunduar nga administrata paraardhëse, pasi subjektit i është lidhur kontrata e kalimit të pronësisë për parcelën ndërtimore e firmosur nga ish-drejtori i Përgjithshëm, Shaban Memia.

Më tej në deklaratë thuhet se pas përfundimit të procedurës nga administrata paraardhëse, për tre vjet rresht, subjektit nuk i është dorëzuar leja e legalizimit.

Kjo skemë rezulton për rreth 140 subjekte, përgjithësisht biznese, të cilëve iu plotësohej e gjithë procedura nga A-ja tek ZH–ja dhe në fund u kërkohej “gjoba përkatëse” për t’iu dorëzuar leja e legalizimit.

“Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t sqaron qytetarët dhe koordinatoren e PD-së për median, znj. Silvi Bardhi, mbi akuzat e bëra për rastin e hotel “Diplomat”, sa vijon:

1. Nëse do të na kishin kërkuar dokumentacionin do jua kishim dhënë vetë ne dhe nuk do të kishte qenë nevoja të bënin fotografi fshehurazi.

Meqenëse fotografitë e bëra prej tyre me celular ishin të turbullta, bashkëlidhur po paraqesim dokumentet origjinale.

2. Subjekti në fjalë ka bërë vetëdeklarimin më dt. 11.11.2006. (Bashëklidhur fotokopje e vetëdeklarimit).

3. Me VKM nr. 125 datë 17.02.2010, me firmë të kryeministrit Sali Berisha, subjektit i ka kaluar pronësia e truallit (Bashkëlidhur fotokopje e VKM).

4. Më dt. 25.10.2011, në bazë të kësaj VKM  dhe kualifikimit të dosjes, subjekti ka kryer pagesën e truallit (Bashkëlidhur dokumenti).

5. Në fund të procesit, në datë 12.12.2011, subjektit i është lidhur kontrata e kalimit të pronësisë për parcelën ndërtimore e firmosur nga ish-drejtori i Përgjithshëm, Shaban Memia.

Pra, siç e shihni, e gjithë procedura është filluar dhe përfunduar nga administrata paraardhëse. Nga ky moment, për tre vjet rresht, subjektit nuk i është dorëzuar leja e legalizimit.

Kjo skemë rezulton për rreth 140 subjekte, përgjithësisht biznese, të cilëve iu plotësohej e gjithë procedura nga A-ja tek ZH–ja dhe në fund u kërkohej “gjoba përkatëse” për t’iu dorëzuar leja e legalizimit.

Ne i bëmë vetëm dorëzimin e lejes së legalizimit këtij subjekti, pa “gjobën përkatëse”, siç do të bëjmë në ditët në vijim edhe për subjektet e tjera, të cilat kanë nga një deri në katër vjet që presin të marrin thjesht aktit formal të lejes.

Nëse zoti Berisha do të kishte dashur t’jua merrte gjobën, thjesht duhet të kishte fituar zgjedhjet në qershor 2013 dhe të kishte lënë të njëjtën administratë në fuqi”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat nga ALUIZN-i”, thuhet në njoftim.

 

 

***

Lame, i akuzuari i radhës: I kaloi tokë, një hoteli në Tiranë

Partia Demokratike akuzoi sot drejtorin e Përgjithshëm të ALUIZN-it, Artan Lame, se për interesa të pastra përfitimi, ka bërë një subjekt privat pronar të një trualli në mes të Tiranës. Në emër të PD-së, Silvi Bardhi tha se vendimi është marrë më 14 shkurt.

“Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, i ka dhënë Hotel Diplomatit 372 metra katrorë tokë, sikur në këtë sipërfaqe të kishte një ndërtim pa leje. Ndërkohë që në këtë truall, që nuk është pronë e hotelit, nuk ka asnjë ndërtim pa leje.  Me këtë leje legalizimi nr 115100, Artan Lame i ka kaluar në pronësi Hotel Diplomatit 372 metra katrorë, që është sipërfaqja që rrethon këtë hotel. Vetë Hotel Diplomati ka bërë kërkesë për të legalizuar vetëm një shtesë kati. Me 14 shkurt, Artan Lame është treguar më i dashur dhe më bujar se sa duhet duke i falur hotelit edhe 372 metra katrorë truall në mes të Tiranës”, theksoi Bardhi në një konferencë për mediat. Sipas saj, kjo është një shkelje e rëndë, një veprim qartazi korruptiv dhe në kundërshtim me ligjin.

“Lame ka bërë kalim pronësie trualli, duke mos pasur asnjë ndërtim në të. Dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme pasi subjekti ka aplikuar me vetëdeklarim me formularin A1 dhe jo me formular A.  ALUIZN-i është agjenci që legalizon ndërtime informale dhe bën kalim pronësie vetëm në troje të zëna me ndërtime pa leje. Më e rënda është se nga kjo sipërfaqe që Lame e dhuron sipas interesave të tij, 70 metra katrorë i takojnë një familjeje Tiranase, dhe në këtë rast Lamja e Ramës i ka hequr të drejtën e pronësisë kësaj familje”, theksoi Bardhi.

 

Kontratë e kalimit të pronësisë 1

 

Kontratë e kalimit të pronësisë 2

 

Kontratë e kalimit të pronësisë 3

 

Leje legalizimi

 

Pagesa

 

P-V Konstatimi

 

vetëdeklarimi

 

VKM

March 31, 2014 15:15
Komento

17 Komente

  1. allahile berish Terrori March 29, 11:34

    FORMULIME IDIOTE ” AKUZE”
    GO-GO-OP INTERESANT !!!

    Reply to this comment
  2. Ti March 29, 12:31

    Shko moj e marre e na ler rehat, akoma nuk u lodhet me dallaveret tuaja te pafund.

    Reply to this comment
  3. Animus March 29, 14:47

    Çeshtja që duhet ti kerkohet kesaj opozite eshte nese do te kene guximin te te nxjerrin emrat e e ish- zyrtareve dhe funksionareve te larte te te PD qe Kane perfituar prona dhe pasuri ne menyre kriminale gjate 8 vjeteve te fundit – vetem nese opozita distancohet nga abuzimet dhe krimet ekonomike e penale te 8 apo 24 vjeteve te fundit te krereve te saj mund te kete te drejte morale per te akuzuar.
    Lidhur me ceshtjen qe PD akuzon Lamen – eshte me minimalja e etikes dhe pergjegjesise professionals te cdo gazete e gazetari qe te investigoje me tej dhe te Marre qofte fakte nga akuzatori (PD) dhe qofte prononcim nga Lame apo zyra e shtypit e Aluiznit.
    Nuk I sherbehet aspak publikut duke perhapur akuzat dhe klithmat e Bishes/Bashes – per gjoja paanshmeri e barazi politike mes paleve – gazetari I mire ndjek linjen e fakteve dhe kerkon minimalisht edhe nje prononcim te pales se akuzuar. Se fundi eshte gjithmone detyrë e akuzes qe te vertetoje me fakte vertesine e atyre qe thone.
    Nese ka shkelje ato duhen çuar ne gjykate – dhe PD duhet te behet promotors e mbrojtjes ligjore te individeve qe gjoja-ju eshte Marre prona nga Lame.

    Reply to this comment
  4. MARKO March 29, 15:48

    Po mamase tende Shprese, kush ja fali 400 m bashke me kabinen elektrike tek Ambulanca nr 10? Sherbimi qe i ke bere Bashes ne Kososvce, apo zhgarravitjet e mamase tende qe çirrej ne miting me 20 Shkurt si nje bishe . Ish oficere i kerkonte Rames leket per pensionin ushtarak… kur ka nja 8 vjet qe ka dale ne lirim. Por ju jeni mesuar te luani rolin e viktimes dhe te perdhunuara pa ju prekur kush.

    Reply to this comment
  5. Eli March 29, 17:11

    Po pse moj bjonde merresh me politike, e ben pis ate fare surrati…nejse leku dhe k……bejne punen e vete…Good luck girl.

    Reply to this comment
  6. Artan March 29, 17:18

    Kryehajduti Lame esht msu tu vjedh toka.

    Reply to this comment
    • bato March 31, 18:08

      Ore Hajvani me pseudonimin “Artan”, nuk ditke t’i lexosh ti ato faksimilet e botuara me firmen e Shabes, te noteres Mimoza e te Sales? Me siguri je gabel nga ata te anes se Lanes qe nuk di te lexoje. Ne se nuk di te lexosh mos u fut fare ne diskutime se i nxjerr bojen vetes dhe kuptojme qe mnd te jesh nje bythlepires i rendomte berishian.

      Reply to this comment
  7. Neser March 29, 18:39

    Silvi bone edhe njo vocrrak me skenderbein e dyt.

    Reply to this comment
  8. Lame Kurrizi March 29, 19:48

    Artan Lamja eshte mafiozi me ekspert per te bere letra te tilla fallco si ne rastin e diploamtit kur fut ne projekt objekte qe nuk ekzistojne. i ka dhene provat ky usta abuzimesh e falsifikimesh, me pronaret legjitim te bregdetit te jugut qe po vuajne akoma krimin qe beri Lamuçi deri ne vitin 2005 kur ishte zvendeminister i turizimit ne kohen e treshes tosi, like, pandushka. Mbushi dosje fallco me emra pronaresh qe nuk ekzistojne dhe e beri gjithe bregun katrahure me individ e fise ne hasmeri, duke justifikuar abuzimet me firme e me vule te tij si zhvillim modern turizmi ne bregdet. apo nuk e ka edhe zerin e hidhet perpjet tamam si ata katundaret qe shesin qumesht neper pallate dhe bertasin kur u zbulon qumeshtin e bere me marifete. Lame Kurrizi, prano te verteten se eshte e zeza mbi te bardhe, si e zezaqe qendronm dhe duket rrotull syve te tu

    Reply to this comment
  9. info analitike March 30, 08:15

    Akuza e PD-se eshte se ai i ka kaluar toke Hotel Diplomatit duke perdorur nje eskamotazh ligjor, ndersa pergjigja e Lames nuk kundershton aktin ne vetvete por e lidh me zbatimin ligjor. Thene thjesht ka bere nje loje ligjore me letrat dhe nje loje fjalesh me publikun per te mbuluar zullumin. Tashme eshte bere mjeshter ne keto gjera Artan Lame, fenomeni qe me rrogen e shtetit arriti te behej nje koleksionist milioner. Kesaj here eshte perpjekur te jape nje pergjigje me te sofistikuar ndryshe nga ajo brutale “i perkasin se shkuares” kur u pyet per zullumet ne bregdet qe mbanin firmen e tij.

    Reply to this comment
  10. Arben March 31, 16:37

    PO COJE NE PROKURORI PO KA SHKELJE OR MIK, QE TJU SHKOJE NE MASE EDHE KETYRE LAMASHERVE.

    Reply to this comment
  11. Ilir March 31, 16:39

    Per ke te flasesh me pare per ata qe shkuan apo per keta qe erdhen. Z Lamce tani qe te akuzuan me prova te fallsifikuara nxitove te paraqesje fakte qe e provojne se z. Memiu ka abuzuar me 332m2 “oborre”, por ne denoncimin e shkeljeve nga parardhesi Memiu, juve i nderuari Lamce nuk pame te permendej kurrkund abuzimet kriminale me legalizimet e tokave turistike me hektare dhe ne kundershtim flagrant me ligjin. Me konkretisht do te permendja rastin e kontrates shitjes (???) te nje siperfaqe prej 30 ha ne Kakome, siperfaqe krejt pa ndertime, qe Memiu finalizoi me 23 mars 2012 ne favore te nje bande qe fatkeqessiht behet pjese e pushteteve shteterore filluar me nanon vijuar me sliun dhe tani filuar flirtimet dhe me juve (nese nuk e dini mund t’i referoheni dhe shqetesimeve te Zotit Brace qe me te vertet u karene kembanave te alarmit por kush t’i degjoje). Keni shancin qe te vendosni drejtesi ne tekundert do tju zene nenvete jovetem zullumet tuaja por dhe ato te paraerdhesve tuaj, duke ju perpire ne humneren qe me aq perkujdesje e hapi saliu. Prandaj mos u mjaftoni vetem me premtime dhe fjale ne ajer, por cojini perpara ligjit.

    Reply to this comment
  12. fat man March 31, 16:43

    Shaban Memia ne 23 vjite ka qene koburja e mbushur e Sali C4. Jane te njohura bemat e tij ne vitin 1997 kur ishte kryetari i PD per Tiranen dhe ne Repartin Ushtarak te Zallherrit, armatoste me lista vetem mitingashet e anetaret e PD duke krijuar ne kundershtim me cdo ligj, grupe paramilitaresh brenda struktures se PD qe merrnin urdhera nga Saliu dhe ky vete. Si Drejtor i Prgjithshem i ALUIZNI u be milioner ndaj sherbimeve korruptive ne kundershtim me ligjin dhe ato brenda ligjit, duke marre per cdo legalizim milionat ne dore kesh. Ne familjen e tij ku dy djemte bejne te “fortin” me shtepi dy te tilla, prane Hotel “Diplomatit” te gjitha makinat i kane super lluksoze dhe te pa cdoganuara, qarkullojne me targa te huaja. Vlen te theksohet se keta ishin kallauzet ndermjetesit kryesor tek Memia per te bere legalizime jashte kritereve dhe ligjit, pasanik pa prona dhe aktivitet privat, kete detyre po ja leme ta verifikoje SHIK i PD me seli tek SHQUP. Mostra Shaban Memia ka bere corap te gjithe Shqiperine, burgu per kete kriminel ordiner eshte pak, kur ke miliona fillon dhe mban dashnore, por dihet qe ky efekt ka dhe kunderveprimin e pjeses tjeter…. apo jo.

    Reply to this comment
  13. beso March 31, 19:34

    O Lame, apo Lume sic te thone ne PS, pse nuk e anullon kete akt legalizimi e pronesie qe ka bere Shaba me Salen gjersa eshte i paligjshme, por e quan te ligjshme dosjen e ketij Dylaverit qe paska ndertuart pa leje ne mes te Tiranes e ne toke te tjetrit dhe shteti nuk e ndeshkon?!!!!!

    Reply to this comment
  14. Cala March 31, 19:44

    N.se kemi te bejme me paqartesi per mungese dekumentash apo abuzim prej para- ardhesve te z.Lame ,pezullohet kerkesa e te interesuarit per legalizim dhe jo te legalizohet prej tije ?

    Reply to this comment
  15. Pëllumb zaimi March 31, 21:27

    Po. Dakord me ju . Arben? Prokuroria duhet te merret dhe kallzimi duhet bërë se s’bën !? Në te kundertën, te dyja palët nuk kanë te drejtë dhe luajnë me opinionin publik !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim