PD ankimon ligjin për Gjykatën Administrative: Rama po kërcënon gjyqtarët

December 3, 2014 11:35

PD ankimon ligjin për Gjykatën Administrative: Rama po kërcënon gjyqtarët

Partia Demokratike ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një ankesë për ligjin e Gjykatës Administrative.

Deputeti Eduard Halimi ka dorëzuar kërkesën për shfuqizimin e këtij ligji.

Ai ka thënë se kryeministri Edi Rama kërkon të kapë gjyqësorin.

Ne kërkojmë që ky ligj të shpallet antikushtetues, pasi ai i le zbuluar qytetarët shqiptarët dhe i bën ata të pabarabartë me kryeministrin.

Në këtë gjykatë, qeveria është gjithmonë palë dhe çfarë barazie do të kërkojnë qytetarët kur kryeministri emëron ndihmësat e gjyqtarëve?!

Ndaj ne kërkojmë që kryeministri të ndalet në kapjen arbitrare të gjyqësorit. Në çdo vend ku kryeministri kërcënon gjyqtarët për t’i mbajtur në burg, duhet të jetë vetë ai që të shkojë në burg.

Kemi informacion të sigurtë se kryeministri ka telefonuar në Gjykatën Kushtetuese për paketën në drejtësi, por ai duhet të ndalet në këtë marrëzi duke hartuar paketa gjoja për të reformuar sistemin e drejtësië dhe të bëhet vetë edhe kryegjyqtar, edhe kryeprokuror.

E njëjta gjë po bëhet si dhe me paketën e verës, që u miratua pa asnjë konsultim ndaj dhe Gjykata Kushtetuese duhet t’i vërë fre.

Siç e shihni, PD ndjek çdo hapësirë kushtetuese në këtë vend për të ndaluar marrëzinë e kryeministrit”, ka thënë Halimi.

December 3, 2014 11:35
Komento

1 Koment

  1. edi December 3, 11:45

    Siç e shihni, PD ndjek çdo hapësirë kushtetuese në këtë vend për të ndaluar marrëzinë e kryeministrit”, ka thënë Halimi, por perse nuk ben denoncim ne organet kushtetuese si prokuroria, per informacionin e sigurt qe ke zotrote,por ngelet si laviret neper rruge e neper ekrane duke bere zhurem kot.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*