PD: Armo po plaçkitet

September 2, 2016 13:17

PD: Armo po plaçkitet

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, deklaroi sot se një ndër asetet më të rëndësishmë në sektorin e përpunimit të naftës, si  ARMO, u plaçik nga biznesmeni Besnik Sulaj.

Në një deklaratë për mediat mesditën e së premtes, deputetja e PD-së, Tabaku, u shpreh se “Ashtu siç ndodhi me koncesionin e TVSH që u denoncua nga opozita, ashtu siç po ndodh me portin e Karpenit e me shumë asete të tjera, kompani off-shore, pa kapitale, me pronarë  te paidentifikueshëm, shtijnë në dorë pasuritë e shqiptarëve. Por, këtë herë ka një emër dhe një biznesmen që ka lidhje me qeverinë si, Besnik Sulaj”.

Më tej, Tabaku shprehet se “Ionian Refining dhe Trading Co. – IRTC SH. A, qe është regjistruar më së pari në British Virgin Island dhe para dy muajve e regjistruar në Shqipëri, ka marrë asetin më të rëndësishëm të ARMO-s, rafinerinë e Ballshit?!. Kompania blerëse ka përfaqësues ligjor Taulant Musabelliun, që është administratori i kompanisë “Sulaj Progres Group” në pronësi të biznesmenit Besnik Sulaj, me lidhje të forta politike. Marrja e rafinerisë së Ballshit, pas marrjes nga Sulaj muaj më parë të rafinerisë së Fierit, praktikisht e bën atë pronar të vetëm të ARMO-s, pa shpenzuar asnjë lek nga xhepi i tij”.

“Është koha për t’u bashkuar dhe për të ndalur me fuqinë e bashkimit bandën që po plaçkit shqiptarët”, tha Tabaku.

September 2, 2016 13:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*