PD: Balluku dhe Qato në “luftë” për prishjen e pazarit për fituesin e tenderit Kardhiq-Delvinë

September 20, 2019 12:25

PD: Balluku dhe Qato në “luftë” për prishjen e pazarit për fituesin e tenderit Kardhiq-Delvinë

Partia Demokratike ka reaguar një ditë pas dorëheqjes së Sonila Qatos si drejtore e ARRSH.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se ky është tregues se banda kriminale e kryeministrit e Edi Rama ka nisur luftën e brendshme për të ndarë plaçkën e grabitur nga populli.

Tabaku theksoi se fituesi i tenderit të rrugës Kardhiq – Delvinë shkaktoi konflikt mes ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe Qatos, pas prishjes së pazarit për kompaninë që do të fitonte miliona euro për 1 kilometër tunel.

Jorida Tabaku: “Lufta gati 2 mujore për tenderin e rrugës Kardhiq – Delvinë vuri përballë Ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe Drejtoren e Autoritetit së Rrugëve, Sonila Qato, mes të cilave u prish pazari për kompaninë që do të fitonte miliona euro për 1 kilometër tunel. Të dyja kompanitë janë kliente të preferuara të qeverisë së Edi Ramës Gjoka Konstruksion, e koncesionit kriminal të Rrugës së Arbrit dhe Vëllezërit Hysa, e njohur si kompania fasadë tek tenderi i parë i Unazës së Re.”

PD raporton se të dyja kompanitë ishin të dyja  në shkelje të kritereve për konkurrencë të ndershme.

Jorida Tabaku: “Emri i kompanisë “Vëllezërit Hysa” nuk shfaqet askund në tender, por, njësoj si me skemën e DH Albanias tek Unaza e Re, ajo ka përdorur 2 kompani të tjera të lidhura me të. Megjithëse kjo është një skemë mashtrimi, e ndaluar me ligj,  Sonila Qato e shpalli fitues konsorciumin e kompanive Vëllezërit Hysa, oferta e të cilëve ishte 4 milionë euro më e lartë se konkurentja tjetër.  Ecuria e tenderit Kardhiq – Delvinë, tregon se Ministrja e Infrastrukturës ka qenë e interesuar të fitojë një firmë tjetër e lidhur me Edi Ramën, “Gjoka Konstruksion”, i koncesionit kriminal të rrugës së Arbrit.

Megjithëse kishte ofertë 4 milionë euro më të ulët, “Gjoka” u s’kualifikua nga gara prej Sonila Qatos, por u rifut në garë, pasi Komisioni i Prokurimit Publik e vlerësoi të padrejtë përjashtimin e kompanisë në pazar me Ministren e Infrastrukturës. Bërja publike e konfliktit mes anëtarëve të bandës se kush do të merrte pjesën e korrupsionit, e detyroi Edi Ramën të anulojë tenderin, njësoj siç bëri me anulimin e parë të tenderit tek Unaza e Re, kur iu zbulua skema e vjedhjes me kompaninë fantazmë DH Albania. ”

o.j/dita

September 20, 2019 12:25
Komento

3 Komente

  1. Byroja September 20, 16:14

    Llambi Gegprifti vs Beqir Balluku me plenumin e [email protected]

    Reply to this comment
  2. Suli September 21, 15:03

    Halabake qe vetem ndryshoni projekt dhe prishni shtepite e ndertuar me gjak e djerse ne greqi e pagovshi ne femijet tuaj

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim