PD cakton koordinatorët, Noka bëhet “vlonjat”, Ristani “shkodran”

April 29, 2016 10:12

PD cakton koordinatorët, Noka bëhet “vlonjat”, Ristani “shkodran”

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur dje organizimin e partisë për zgjedhjet parlamentare të 2017. Rikthimi i 7 ish-ministrave të kabinetit Berisha në krye të grupeve të punës, të cilët do të kujdesen për riorganizimin e partisë, ka kaluar me debate në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike.

Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji ka kundërshtuar emërimin e ish-ministrave të qeverisë Berisha në krye të 12 qarqeve, të cilët sipas tij kanë mbi shpinë koston e humbjeve të zgjedhjeve 2013 dhe 2015.

Shtimi i degëve të partisë nga 53 aktualisht në 67 dhe riorganizimi 10 muaj para zgjedhjeve parlamentare, mësohet të ketë qenë një tjetër shqetësim i ngritur nga Sekretari për Aksionin Qytetar.

Në përgjigje të këtij shqetësimi, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, mësohet të ketë thënë se organizimi bëhet në saje të përvojës dhe historisë, duke kërkuar rrëzimin e propozimeve të ngritura. Kryesia miratoi drejtuesit e 12 qarqeve si dhe 5 departamenteve.

E besoni ose jo, por Flamur Noka do të jetë drejtuesi i demokratëve vlonjatë. Ai ka ikur nga Kukësi, nga ka dhe origjinën dhe do të drejtojë organizimin e partisë në qytetin bregdetar.

Por lëvizje surprizë nuk ka qenë vetëm Noka.

Kështu, Arben Ristani nga Vlora është transferuar në Shkodër. Edi Paloka nga Lezha vjen në Tiranë, Arben Imami caktohet në Durrës, Sherefedin Shehu në Kukës, Jemin Gjana në Lezhë, Tritan shehu në Gjirokastër, Genc Pollo në Fier,  Edmond Spaho në Elbasan, Genc Ruli në Korçë, Gent Strazimiri në Dibër dhe Ridvan Bode në Berat.

Në listë mungon Jozefina Topalli, e cila thuajse është shmangur fare nga Lulzim Basha.

April 29, 2016 10:12
Komento

1 Koment

  1. 666 April 29, 10:47

    Eshte sh interesante se si te njejten gjr beri edi para kohesh kur ishte ne opozite gati per te ardhur ne pushtet. I vuri njerzit pa lidhje me zonat e tyre ne menyre qe mos te kishin baze te forte qe mos ti bente njeri llafe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*