PD çon në Kushtetuese ligjin e qeverisë: Regjistrimi i celularëve cenon privatësinë  

July 21, 2014 15:52

PD çon në Kushtetuese ligjin e qeverisë: Regjistrimi i celularëve cenon privatësinë  

Partia Demokratike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e një prej ligjeve të propozuara së fundmi nga qeveria, atë të regjistrimit të çdo kodi IMEI të telefonave celular.

Në një njoftim në Facebook, ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, shkruan se ky ligj cenon rëndë privatësinë e përdoruesve të telefonisë mobile.

“Dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese padinë ndaj kryeministrit Rama që ka urdhëruar të gjithë kompanitë ti dorëzojnë IMEI e çdo abonenti në Shqipëri. Disponimi i numrit IMEI siguron akses të pakufizuar lidhur me vendndodhjen e individit, sms, bisedat dhe thirrjet telefonike, viber, facebook, ëhatsapp, bbm, numër telefoni të regjistruar, foto, pra gjithçka private që ndodhet në aparatin celular të një individi”, shkruan deputeti demokrat.

Ai thotë më tej se ky ligj shkel  5 nene të kushtetutës  dhe bie ndesh me jurisprudencën europiane.

 

 

July 21, 2014 15:52
Komento

3 Komente

  1. Pëllumb zaimi July 21, 20:02

    Këta birbot çdo gjë të ndyrë kërkojnë ta fshehin pas privacisë. Bisedojnë shume pislleqe e bejne shume afera me telefona prandaj kanë frikë? Unë që s’kam gje per te fshehur nuk me bën pershtypje pergjimi. Puna eshte te mos spekullohet publikisht me ato qe kane te bejne vetem me mua ne maredhenie me te tjeret. Nuk duhet te publikohen ato qe me perkasin mua. Por po qe se dyshohem per korrupsion,terrorizem spiunazh a krime atehere duhem pergjuar. S’ka privatesi kur une merem me pislleqe qe demtojne te tjeret dhe shtetin. Keta birbot demtojne te tjeret dhe shtetin prandaj duan privatesinë!? Tung!

    Reply to this comment
  2. Mani July 22, 06:42

    Ne te tere boten perendimore celularet jane te regjistruar se ne pronesi te kujt jane e nuk kemi degjuar qe te cenojne privatesine.N.q.se e keni merakun per Salen Ai nuk e kallzon “Blackberryn”e vet se se ka te vetin por te ndermarrjes nga e cila financohet.Apo keni frike se te gjithe te jejtin zanat keni “Agjente”!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*