PD dhe hakmarrja e “Babales”

May 17, 2018 18:45

PD dhe hakmarrja e “Babales”

Partia Demokratike kaloi në nivelin e dytë të “videolojës” politike në funksion të një axhende të paqartë, ku goditja është e përqendruar te ministri i Brendshëm. Pas publikimit të audiopërgjimit që ka mbetur ende pa autor dhe refuzimit të Xhafajt për të dhënë dorëheqjen, selia blu ka publikuar këtë të enjte një intervistë me “dëshmitarin x”, i cili thotë se është ai personazhi që bisedon me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit dhe se biseda e tyre ishte për transport kanabisi.

Albert Veliu i vetëprezantuar me nofkën “Babalja” konfirmon autenticitetin e bisedës dhe thotë se me grupin e Agron Xhafajt ka trafikuar kokainë në vitin 2002  dhe se biseda e 4 muajve më parë ishte për të vënë në provë vëllain e ministrit, nëse mund ta ndihmonte për të bërë një rrugë kanabisi.

Në dëshminë e tij personazhi me nofkën “Babalja” thotë se iu drejtua Partisë Demokratike si intitucioni më i besueshëm dhe flet për lidhje të Agron Xhafajt me shefin e Krimeve të Vlorës dhe struktura të policisë lokale.

Nga një audiodëshmi, PD kaloi në një videodëshmi  si provë e implikimit të vëllait të ministrit në afera droge. Por pyetjet që ngrihen janë të shumta lidhur me këtë aksion të opozitës.

Kush është autori i audiopërgjimit?

A e kanë servirur atë shërbimet partnere apo është bërë nga njerëz të opozitës?

Varianti i fundit i servirur përmes gojës së “dëshmitarit x”, pra “Babales” është se audiopërgjimi është kryer nga vetë Agron Xhafaj. Për një opozitë që ka si axhendë vetëm interesin publik,  prova themelore është transparenca e gjithë burimeve të saj, jo vetëm informative, por edhe financiare. Partia Demokratike refuzon ta bëjë këtë gjë, duke pretenduar të shkarkojë një ministër me një audiopërgjim dhe videodëshmi që ka shumë anë të errëta.

Shqipëria nuk është një vend normal, ku ministri mund të japë dorëheqjen sepse u vonua në mbledhje apo sepse bleu një verë të shtrenjtë, dhe kësisoj çdo pretendim për standarde morale duhet të nisë pikësëpari nga opozita që pretendon të marrë nesër drejtimin e vendit për të qeverisur me transparencë.

Nuk e dimë ende nëse opozita është e përdorur në këtë histori dhe luan me ndërgjegje të plotë rolin e një kamikazi politik, në përfitim të një rruge të lehtë bashkëqeverisje në të ardhmen./Res Publica

s.a/dita

May 17, 2018 18:45
Komento

4 Komente

  1. Alban May 17, 19:47

    KUR TA PSHURRIN GAZIN NE BUZE !

    … apo qeshe ne mire kush qesh i fundit !

    SHQIPERIA QE DUAM UA NXIU, UA PSHURRI NE BUZE GAZIN ATDHERRENUESVE E ATDHESHITESVE TE SHQIPERISE ME KRYEPESHKUN SALI BERISHA NE KRYE!

    Mendime me vargje

    FATMIR XHAFAJ VERSUS SALI BERISHA !

    – “Fuqia e ligjit” perballe Sali Luigjit !
    – Nje shembull i duhur per
    Shqiperine qe duam !
    – Nderi kombit perballe turpit te
    antikombit !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Fatmir Xhafaj e dorezoi vellain tek Ligji, tek Shen Drejtesia !
    Krenar per modelin qe na mungon:
    Askush nuk eshte mbi ligjin !
    Kryepeshku Sali Berisha i dorezoi djersen e gjakun, pasurite e popullit … qeverine, mbare shtetin shqiptar

    Tek i biri,
    Tek e bija,
    Tek Jamserbi
    Tek Liria
    Tek Gangsteret
    Tek Mafia !
    Tek Milloshi
    Tek Serbia
    Tek Fazlici
    Tek Greqia
    Shqiperine Qelibar
    E dorezoi Kandahar!
    I vu zjarrin
    I vu flaken
    I vu minat
    Dhe patllaken!
    E beri Kukurec
    Jug Veri
    E ktheu Gerdec!
    Per karrike
    Vrau Azemin!
    Per pushtet
    Vret dhe
    Shkelzenin!
    Se me thone
    Sali Berisha !
    Kryepeshk
    Bishe permbi bisha!
    O Shqiperi
    Nenen ta … ifsha !
    Nene mbi nene
    E kam Serbine
    Nafte e Arme
    I dhashe Serbise
    Otranton
    Kalit te Trojes
    Jam Mareshalli
    I Beogradit
    Jam Toptani
    I Tropojes !
    Vras me plumba
    Vras me fjale
    Me buzagaz
    Para e mbrapa
    Mua me ndjekin
    Mijera kamikaze!
    Jam Zogolli
    Nga Tropoja
    Kurre pa rre
    Une per se gjalli
    nuk e nxjerr
    Nje fjale nga goja!
    Vras me plumba
    E vras me fjale!
    Gjithcka e bej
    per Ligjin
    Sepse ligj mbi cdo ligj!
    Kam Shkelzenin !
    Kam Saliqin !
    Yll Polar e kam
    Luigjin !

    Reply to this comment
  2. Arben May 17, 19:53

    O shoket e dites

    Po beheni gazete satirike

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*