PD dhe LSI braktisin Këshillin Bashkiak, nuk votojnë ndihmën ekonomike

April 26, 2018 12:41

PD dhe LSI braktisin Këshillin Bashkiak, nuk votojnë ndihmën ekonomike

Përfaqësuesit e PD dhe LSI kanë braktisur sërish mbledhjen e Këshillit bashkiak të Tiranës, duke mos votuar për të disatën herë një nga vendimet më të rëndësishme, si ajo për dhënien e ndihmës ekonomike për një sërë shtresash në nevojë, përfshi familjet me pamundësi ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar.

Vetëm pak minuta pas nisjes së mbledhjes, këshilltarët e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim u larguan nga salla, duke lënë pa ndihmën mujore shumë familje të Tiranës. Pavarësisht thirrjes së kryetarit të Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi për të votuar vendimet që i vijnë në ndihmë shtresave në nevojë, përfaqësuesit e opozitës janë larguar duke mos dhënë asnjë shpjegim për këtë qëndrim të tyre.

Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të miratojë sot një sërë vendimesh të rëndësishme me karakter social dhe që do kenë ndikim në jetën e shumë familjeve dhe qytetarëve të Tiranës. Kështu pritet miratimi i projektvendimit mbi dhënien e ndihmës ekonomike për 3545 familje në kryeqytet, ndërmjet të cilëve personat me statusin e jetimit, viktima të dhunës në familje, individë viktima të trafikimit apo edhe familjet me shumë fëmijë. Një tjetër vendim i rëndësishëm është edhe ai për kompensimin e energjisë elektrike për kategoritë në nevojë. Më konkretisht individët përfitues të statusit të invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik.

Gjithashtu Këshilli Bashkiak do të miratojë dhe fondin për pagesën që u jepet personave me aftësi të kufizuar dhe invalidëve të punës në territorin e Njësive Administrative nën administrimin e Bashkisë Tiranë.

o.j/dita

April 26, 2018 12:41
Komento

3 Komente

  1. Alidemsi prej Shkoze April 26, 14:01

    E Po kur del jashte dhe Kokepoce Collaku,fshatari i Pogradecit,prfaqesues i Pd ne Tirane b ashke me kalamajte e lsi-se,kurre mos u morrshin ato ndihma per ne fukarenjte e Tirones.Harom votat tona mer Lul…..

    Reply to this comment
  2. Alidemsi prej Shkoze April 26, 14:02

    E Po kur del jashte dhe Kokepoce Collaku,fshatari i Pogradecit,prfaqesues i Pd ne Tirane bashke me kalamajte e lsi-se,,kurre mos u morrshin ato ndihma per ne fukarenjte e Tirones.Harom votat tona mer Lul…..

    Reply to this comment
  3. XXXL April 26, 16:04

    Keta jane perfaqesuesit surrogato te SHQUP-it dhe te Lesh e Lise.
    Bojkoti eshte rruga qe ata kane zgjedhur, nga Parlamenti e me rradhe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*