Vasili në krye të komisionit të Shëndetësisë. Emrat që do të drejtojnë te demokratët

September 13, 2017 11:00

Vasili në krye të komisionit të Shëndetësisë. Emrat që do të drejtojnë te demokratët

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë nisur bashkëpunimin.

Burime për GSH.al kanë bërë të ditur se këto dy forca, që do të bëjnë opozitë kanë nisur negociatat për komisionet parlamentare dhe kanë rënë dakord që një prej tre komisioneve parlamentare t’i kalojë LSI-së.

Po të njëjtat burime bëjnë të ditur se, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka negociuar mbrëmë vonë lidhur me këtë fakt, me nënkryetarin e PD-së, Spahon.

Kështu, mësohet se PD i ka lënë LSI-së drejtimin e komisionit të Shëndetësisë, duke tërhequr emrin e Bardh Spahisë si kryetar dhe ia lënë atë Petrit Vasilit.

Partia Demokratike pritet të marrë kryesimin e komisionit të Integrimit dhe Medias. Ndërkohë që pesë komisionet e tjera parlamentare i takojnë shumicës parlamentare për të propozuar vetë emrat e tyre.

Emrat e drejtuesve të komisioneve dhe nënkryetarëve të tyre nga Partia Demokratike.

Kështu, Eduart Halimi do të jetë Nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Ligjeve.

Genc Pollo, kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrimin.

Albana Vokshi, kryetare e Komisionit Kuvendor për Mediat.

Flamur Noka, nënkryetar i komisionit parlamentar të sigurisë

Jorida Tabaku, nënkryetare e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë.

Tritan Shehu, nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Jashtëm

Florion Mima, nënkryetar i komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.

 

 

September 13, 2017 11:00
Komento

3 Komente

  1. Fieri September 13, 12:14

    Beni mire ti lini nje komision Vasilit.Mire qe e hoqen si kryetar partie po te pakten te behet kryetar komsioni,qe te ket nen hyqem nja dy tre deputet te PS.

    Reply to this comment
    • MONIKA , NEPERKA PIKA - PIKA September 13, 19:10

      Jo more Fieri , nuk mund t’i kete nen hyqem socialistet Petrit Vasili , mbasi ata kane shumicen ne komision . Por puna eshte se Petriti nuk do te kete mundesi qe te vjedhe me , kudo qe ta vene dhe do te detyrohet te harxhoje nga parate e vjedhura kur ishte minister .

      Reply to this comment
  2. PO,PO September 13, 19:05

    Me Flamur Noken e kane dhjere fare ! Ate e dine edhe femijet , qe eshte ne sherbim shumevjecar te UDB-se , dhe do te ishte njelloj , si te vihej ne komisionin parlamentar te sigurise miku i bajraktarit te Vicidolit , Fazlici !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*