PD: Do ta anulojmë planin korruptiv të stadiumit “Qemal Stafa”

April 22, 2016 12:29

PD: Do ta anulojmë planin korruptiv të stadiumit “Qemal Stafa”

Partia Demokratike ka dalë sot në një deklratë për mediat duke denoncuar planin për stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë si një plan korruptiv dhe se do ta anulojë kur të vije në pushtet.

Nepërmjet një deklarate për mediat, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, theksoi se “Projekti për planin e stadiumit “Qemal Stafa” eshte një prej planeve me korruptive e klienteliste të këtyre 3 viteve, siç është qendra e madhe e biznesit dhe e tregtisë. Përveçse e kthen stadiumin në një qendrën më të madhe tregtare në kryeqytet, plani parashikon edhe ngritjen e një kulle të tmerrshme betoni, po aq korruptive dhe klienteliste dhe mirëfilltazi kemi të bëjmë me një aferë financiare dhe jo me një arenë sportive”.

“Partia Demokratike lajmëron edhe një herë të interesuarit, bankat dhe sipërmarrësit që janë thirrur të bëhen pjesë e këtij aksioni korruptiv e financiar, se ne nuk e njohim dhe do ta anulojmë menjëherë këtë projekt ”, u shpreh Zhupa.

April 22, 2016 12:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*