Meta: PD, përgjegjësi serioze. Dorëhiqem nëse i shërben zgjidhjes së krizës

May 11, 2017 20:43

Meta: PD, përgjegjësi serioze. Dorëhiqem nëse i shërben zgjidhjes së krizës

Ilir Meta zgjidhet President mes ngërçit të fortë politik, bojkotit të paralajmëruar të opozitës në zgjedhje dhe situatës së trazuar në Ballkan. Por duket se, më të shqetësuarit për zgjedhjen e tij në krye të shtetit janë ata që e mbështetën edhe në ditët më të vështira: anëtarët e partisë së tij.

Përtej marketingut politik, dilemat për LSI-në lidhen jo vetëm me vendin e parë, por me mbijetesën e saj pa udhëheqësin historik, shkakun dhe pasojën e ekzistencës së saj në skenën bipolare politike prej vitit 2003.

A e zgjidhi apo e forcoi dilemën e jetës së Metës zgjedhja e tij si President? A mbaroi misioni i tij në politikë dhe kush përfiton më shumë prej kësaj? LSI, Shqipëria apo Edi Rama?

Për këto dhe të tjera pyetje, sonte në “Top Story” është Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta.

Intervista:

Sokol Balla: Urime për zgjedhjen, por duhet thënë që disa e kanë krahasuar zgjedhjen tuaj President atë ditë, me atë të zgjedhur në ’97. Edhe ju vetë nuk u dukët i lumtur?

Ilir Meta: Nuk ka asnjë lidhje me rizgjedhjen e Berishës në ’97-n, sepse ajo ndodhi në një Parlament të kontestuar, ndërsa kjo zgjedhje u zhvillua në një Parlament tërësisht legjitim dhe me një mazhorancë tepër solide, pavarësisht se për fat të keq opozita nuk ndodhej aty, për shkak të axhendës së saj të caktuar politike. Situata në vend nuk bën asnjë politikan të përgjegjshëm të lumtur dhe ne shohim përditë përshkallëzimin e një retorike, që nuk na ndihmon për të organizuar zgjedhje model, siç e meritojnë shqiptarët. Kjo është arsyeja që nuk kam qenë dhe nuk mund të jem i lumtur, sepse nuk ka asnjë arsye për të qenë i lumtur, jo vetëm për mua, por për çdo politikan tjetër.

Sokol Balla: Keni rezistuar deri në minutë të fundit?

Ilir Meta: Nuk kam patur asnjë qëllim që të bëhem president apo të rezistoj të mos bëhem president. Mazhoranca vendosi për të dhënë mesazhe bashkëpunimi dhe demostrimi të një uniteti kombëtar. Kam këmbëngulur që presidenti të propozohej nga PD, që të thyenim ngërçin politik dhe për këtë arsye u dogjën 3 raunde.

Sokol Balla: Ishte Presidenti në ofertën McAllister?

Ilir Meta: Ishte oferta e McAllister, e mbështetur nga raportuesi Fleckenstein dhe unë kam qenë mbështetës i fortë i atyre propozimeve. Më ka lënë një mbresë të jashtëzakonshme përgjegjshmëria dhe neutraliteti i McAllister, si dhe dëshira për të krijuar një klimë mirëbesimi dhe për të zhbllokuar këtë proces, që është shumë i rëndësishëm për stabilitetin e Shqipërisë dhe për vendet e rajonit.

Sokol Balla: Sa i lartë është rreziku i trazirave?

Ilir Meta: Këtë nuk mund ta them. Ju e mbani mend vitin 1996. Presidenti i atëhershëm, zoti Berisha ndryshoi Kodin, përjashtoi shumë figura të njohura të opozitës, Nano ishte në burg dhe ne pavarësisht kësaj hymë në zgjedhje dhe u tërhoqëm në fund. Dhe ju e dini se çfarë kolapsi ndodhi me procesin zgjedhor. Është një qasje tërësisht e papranueshme e opozitës, sepse në demokraci ke të drejtë që të kërkosh të drejtat e tua, por edhe duhet t’i fitosh ato. Rruga e mosvotimit është një rrezik i madh për vendin dhe qytetarët e këtij vendi, jo vetëm për klasën politike.

Sokol Balla: Kemi letrën e Johannes Hahn dhe gishti i përgjegjësive u drejtua nga PD. U pa paralajmërimi serioz për përgjegjësi nëse situata përshkallëzohet. Keni koment për këtë letër?

Ilir Meta: PD mban një përgjegjësi serioze, sepse ka patur mundësi të bëhej pjesë e një zgjidhjeje dhe të merrte disa garanci, që deri më sot asnjë opozitë nuk i ka arritur në Shqipëri në mënyrë të vullnetshme nga ana e mazhorancës. Paketa McAllister ishte një mundësi e mirë për opozitën, të merrte postin e Presidentit, të shtyheshin zgjedhjet deri më 16 korrik dhe për t’u dhënë kohë ndryshimeve në qeveri, propozohej kryetari i KQZ për opozitën, t’i jepej edhe Avokati i Popullit dhe shumë elemente të tjera sigurie dhe garancie, që ishin disa masa që nuk kishin ndodhur më parë.

Sokol Balla: Pse nuk e pranoi PD, sipas jush? Rama thotë që është “Vettingu”, procesi i “Vettingut”.

Ilir Meta: Unë e kam të vështirë t’i jap një përcaktim të qartë, jo vetëm për situatën aktuale, por edhe për zhvillimet para reformës. Më kanë krijuar një ndjesi se ka interesa jo vetëm për reformat, për zgjedhjet apo për t’i dështuar ato, por duket sikur ka interesa për të krijuar përplasje dhe konfrontim të panevojshëm në Shqipëri. A vjen nga paaftësia e politikanëve shqiptarë për të kuptuar interesin e shqiptarëve? A vjen nga interesa të tjera të jashtme? Unë nuk mund ta them dot. Unë e kam si ndjesi, por në fund përgjegjësia është e të gjithëve ne, jo vetëm e udhëheqësisë së PD-së, që duhet t’i kishte dhënë një zgjidhje kësaj situate. Ky është një proces i paparashikueshëm, që do t’i krijojë dëme afatgjata vendit. Kryeministri, në çdo rast, ka përgjejgësi për vendin më shumë sesa kryetari i opozitës. Nuk ka asnjë arsye se përse të japë dorëheqjen, nëse mendon se kjo nuk e zgjidh këtë situatë, por mendoj se çdo përgjigje konfliktuale nuk ndihmon për një atmosferë më të qetë dhe mirëbesuese.

Sokol Balla: Në negociatat me McAllister, cili ishte  pozicioni i kryeministrit?

Ilir Meta: Ishte i pranueshëm. Ishin përfaqësues të tjerë të PS që ishin më agresivë. Megjithatë besoj se ishte pranë pranimit të kësaj oferte me kusht vettingun, por fakti që nuk u pranua nga kreu i PD e la atë proces pezull.

Sokol Balla: Kreu i PD iu rikthye kësaj pakete pas pak ditësh dhe la të kuptohej se mund të ishte e negociueshme. U zhvilluan dy raunde nga Nishani dhe nuk u arrit gjë.

Ilir Meta: Çdo ditë që kalon e bën situatën më të vështirë, por kjo nuk do të thotë që nuk duhen bërë përpjekje për të gjetur zgjidhje që përfshijnë opozitën nëse ajo e reflekton këtë vullnet.

Sokol Balla: Kemi një padi nga opozita për afatin, mund të jetë ky një moment që të rihapë një spirale të re?

Ilir Meta: Nuk mund të them asgjë sepse nuk jam marrë asnjëherë me procedurat e Kodit Zgjedhor dhe janë institucionet që vendosin. Çështja e zgjedhjeve nuk është çështje thjesht teknike, as është qeveria teknike, as votimi elektronik. Në radhë të parë është vullneti politike që duhet të jetë i fortë nga të gjitha palët për të garantuar një situatë normale për qytetarët që të votojnë në një mënyrë të pavarur dhe të lirë.

Sokol Balla: Si e gjykuat tërheqjen e PS nga gara e Kavajës?

Ilir Meta: Ishte një vendim shumë normal dhe i arsyeshëm dhe njëkohësisht, po të ishte bërë më parë më mirë do të ishte. Është për t’u përshëndetur se shfryu një tension të panevosjhëm.

Sokol Balla: Pasnesër kemi një protestë që opozita e quan “nënën e protestave”, keni ndonjë porosi për këtë?

Ilir Meta: Nuk më takon mua të jap porosi. PD ka të drejtë që të protestojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por edhe duhet të punojë dhe të investojë për një zgjidhje.

Sokol Balla: Ju thatë që mund të ketë interesa të huaja që mund të destabilizojnë vendin…

Ilir Meta: Unë nuk fajësoj të huajt. Unë asnjëherë nuk fajësoj të huajt. Armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve janë vetë shqiptarët.

Sokol Balla: Në çadër pati një pezmatim kur u bë publik emri juaj për President. U duk sikur u vërtetua ajo thonin të gjithë, që në çadër ishte një lojë tripolare. Basha tha që zgjedhja e Metës President kushtoi 35 milionë dollarë, duke iu referuar këtu fondit për rrugën Tiranë-Elbasan.

Ilir Meta: Çështjen e rrugëve zoti Basha e di më mirë se unë se unë nuk kam qenë ministër i Transportit. Unë kam patur kanale politike me opozitën dhe nuk i fsheh. Unë komunikimet i kam publike. Për dekriminalizimin i kam dhënë të drejtë PD, që kur është bërë ligji, për të gjithë ata që kanë meraj për reformën në drejtësi që nuk zbatohet, por ato ngjarje, ato vonesa zhvendosën gjërat në kohë dhe zgjedhjet dhe reforma në drejtësi u bashkuan duke krijuar një masë kritike. Për drogën, qëndrimi i LSI ka qenë shumë i qartë dhe më herët se opozita. Opozita e ktheu këtë në kauzë pas zgjedhjeve të Dibrës, sepse besonte se ato u blenë nga kanabisi. Për çështjen e Kryeministrit, si mund të ikë Kryeministri? Nëse kryeministri do të largohet, mund ta bëjë. Unë nuk i kam krijuar asnjë iluzion opozitës se mund të ndodhin zgjedhje përtej korrikut, sepse mandati i këtij Parlamenti përfundon më 9 shtator. Nuk jemi në gjendje lufte, as në gjendje të jashtëzakonshme për të bërë zgjedhje në tetor, nëntor apo dhjetor. Unë kam thënë që duhet një qeveri besimi që të japë zgjidhje për Parlamentin.

Sokol Balla: Ju ndoshta nuk e keni krijuar këtë iluzion, por krijuat iluzionin tjetër kur deklaruat pas darkës së famshme tek Pazari i Ri, që LSI nuk dot ë futej në zgjedhje nëse PD nuk do të futej.

Ilir Meta: Është një nga deklaratat më të përgjegjshme të Kryesisë së LSI dhe u bë në një kohë shumë të favorshme për të parandaluar përshkallëzimin e krizës. Ka qenë shumë e qartë që ne, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së opozitës, ne bënim të qartë që kushtëzonim koalicionin me PS me demostrimin maksimal të saj për të krijuar klimën e nevojshme për zgjedhje. Unë nuk mund të them që zoti Rama nuk bëri përpjekjet e tij sa mund t’i bënte dhe ai nuk e refuzoi paketën McAllister. Edhe sot, nëse duhet posti i Presidentit të ardhshëm, e jap dorëheqjen, s’e kam asnjë problem. Ne na duhen zgjedhjet dhe imazhi i vendit. Dje takova përfaqësuesin e një agjencie turistike që ishte shumë i shqetësuar për situatën pasi turistët po anulonin prenotimet. Kur nuk vjen një turist, po një investitor që do të investojë miliona dollarë?

Sokol Balla: Çfarë i sugjeroni Kryeministrit dhe kreut të opozitës që të tërhiqen për të arritur në një pikë të përbashkët?

Ilir Meta: Qëndrimet e mia kanë qenë të qarta dhe këto ja kam thënë edhe zotit Rama, edhe kolegëve socialistë dhe ambasadorëve ndërkombëtarë. Gjithmonë kur diçka nuk shkon mirë është në dëm të të gjithëve, pavarësisht se kush ka përgjegjësi më shumë dhe kush më pak. Më e pakta që duhet të bëjmë është që të përmirësojmë komunikimin publik, që është shumë armiqësor dhe tensionues.

Sokol Balla: Mendoni që mbajtja e zgjedhjeve më 18 qershor në këto kushte është një opsion i pranueshëm?

Ilir Meta: Mbajtja e zgjedhjeve pa opozitën është një hap shumë i madh mbrapa për Shqipërinë dhe të gjithë, pavarësisht nëse e ka përgjegjësinë opozita apo jo. Ky është një problem i madh për Shqipërinë. Nuk ka rëndësi se çfarë do të thonë nesër në Bruksel, apo Uashington. Shqipëria do të jetë një vend që do të rrezikojë ndjeshëm kredencialet demokratike që ka krijuar deri më tani. Rruga e integrimit europian, pavarësisht se mund të jetë 100 përqind përgjegjësia e opozitës për këto që po ndodh, përsëri do të jetë një rrugë e vështirë dhe mbi të gjitha do të jetë problem paqja sociale për një konflikt që më shumë krijohet lartë, sesa ekziston poshtë mes demokratëve dhe socialistëve.

Sokol Balla: Kryeministri Rama thotë se zgjedhjet do të mbahen dhe me opozitën shihemi pas katër vitesh. Një Parlament i tillë mund të ketë legjitimitet, po sa do t’i rezstonte nevjës për një marrëveshje dhe përsëritjes së zgjedhjeve?

Ilir Meta: Unë dua të besoj se do të ndodhë mrekullia dhe ajo kërkon një rritje të përgjegjshmërisë dhe reflektimit të gjithsecilit prej nesh, por zgjedhjet pa përfshirjen e opozitës, por pa treguar edhe ajo një vullnet për t’u përfshirë, mund të sjellin pasoja që askush nuk mund t’i parashikojë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë një situatë e tillë. Nuk nderon asnjë shqiptar.

Sokol Balla: LSI do të marrë pjesë?

Ilir Meta: Kjo është një pyetje që i takon kryetarit të LSI, zotit Petrit Vasili, që besoj se do të ketë rast edhe ai të vijë në këtë studio ta thotë.

May 11, 2017 20:43
Komento

16 Komente

  1. Floriri i Krrabes. May 11, 21:37

    Dridhe Like Floriri dridhe, jo me lesh kombinati dhe akreliku por me lesh (fije) floriri.
    Hallall ta bofte zoti cfare ke vjedhur e meriton, na flet sikur je “engjell”, beji te fala tranvestites Nexhmije Kryemadhit( Kokemadhit)

    Reply to this comment
  2. Dridhe like May 11, 22:33

    Si u dorehoqe per djalin e mikut tend, qe edhe gruaja jote preferon ne vend te Bashes? Nga Skrapari pak gjera te hajrit kane dale, sigurisht jo ti o Ilir!

    Reply to this comment
  3. Litar May 12, 00:31

    O ilir floriri ti nuk je I zgjedhur po je emeruar nga kryemadhja edhe nga hajdutet….Edi shume bukur ta hodhi .. Verdi jote eshte ne burg te perjecme.. Kurre nuk ulashe ne ate karike te kapter nishanit domethene President…
    Zgjedhjet do te behen ne 27 Shtator deputete dhe Presidential do te zgjidhen direkt nga populli..

    Reply to this comment
  4. Aliu nga Selenic May 12, 00:35

    Po mire more like se ty nuk tu dhemset fare vendi i presidentit dhe edhe munde te japesh dorheqje. Qenke ber shume zemergjer per ti dhene terren Bashes, pore kure ti ishe bashkje me bashen dhe vodhet votat e Edi Rames per kryetar Bashkie perse nuk e hapet cofte dhe nje kuti.?
    Eshte kollai te luajke poker ne kurriz te tjerve pore realishte Edi Rama nuk ka asnje arsye qe te jape dorheqjen edhe perse indirekte ti ja kerkon edhe me shume se Berisha.
    Mos te shkoj mendja se ne nuk te lexojme.!
    Opozita nuk ka asnje arsye perse te bojkotoje zgjedhjet perpose dy problemeve the,elore.!
    10 shmangjen e VETINGUT dhe marrjen e pushtetit ne tavoline se edhe ti e din shume mire qe Berisha dhe Basha nuk ka asnje shanse qe te te marrin pushtet edhe per kater vjet te ardhshme.!
    Prandaj Like mos u ben qesharak se te gjith te lexojme dhe te gjith edhe te perqeshim kure ti kerkon te bej lojen e moderatorite pa moderatore.!

    Reply to this comment
  5. Fred May 12, 00:49

    Nuk e di se cfare Populli ka shqiperi, po a nuk ishte ky hajdute qe kap me video duke vjedhur popullin , dhe ju e votoni president , o popull sy Lesh a vrane kater vete per sebebin e tij ,, o popull dru

    Reply to this comment
  6. Novruz Taip Vishanji May 12, 04:13

    QETESI-a DHE MIREBESIM-i

    i paskan zene vendin “QETESI-se e DASHURI-se” se ketij pehlivani me konture teresisht megallomani, qe i shembellen aq shume Gilgameshit te sumereve, me Kokemadhen Puabi (gruaja e Gilgamesh-it), e mire baltuar ne pllakat prej argjile te pjekura, qe dikur nje fare piktori shkarravinues, pat admiruar salloneve te Luvre-s, duke ngrene me dhembe thonjte e tij sterr te zi.

    Pas meje – thoshte Gilgamesh-i – le te vije Permbytja Universale, ku do te mbijetojne vetem familjaret e tij, dhe nje sere dy e kater kemboresh, te çiftuar per gjenerim te metejme.

    Pas meje – thote Meta-Gilgamesh – me qetesi e mirebesim, le te vije permbytja e madhe, ku ai mund te jetoje i lumtur me Kokemadhen-Suabi, dhe prolet e tyre qe “nuk paskerkan qene te kenaqur me (vete)zgjedhjen e tij president” (!?)

    Ne Arken e Noe-Çepanit, sipas Kokemadhe-Suabi-t, do mbijetojne vetem LSI-janet, qe i ndihmuan te vidhnin arin e Kerrabes e te perfitonin nga korrupsioni galopant me shifra te frikeshme prej 700 mije eurosh per çdo afere, qe keshtu 600 te ftuarit e Lalzes, te shumefishohen ne perjetesi.

    Vertete shqiptaret i di kaq te pa gdhendur, ky terbuf i thynajeve çepaniote?

    Pa le pa i del ne krah edhe ai pseudo mjeku qafe-xhirafe, qe thyen rekord me sklaqitje vezesh te korrupsionit me koke, se mund te behet edhe Kryeminister, i nje Republike te Re, te tipizuar nga Artan Fuget e turnit, maje vespave te tyre prehistorike, jo per ti shpetuar vetting-ut ( te gajasen edhe larot e Babruse), po per te miren (mos qeshni) e shqiptareve, me tashme te darvinizuaren shprehje “me qetesi e mirebesim” (?!)

    Hipokrizia e pafund e ketij mediokri akoma me opinga çepaniote, te ben te fryshe bulçinjte duke bertitur deri ne fundbote: larg duart nga mireqenja dhe e ardhmja e shqiptareve, perballu me drejtesine popullore qe heret e vone gjithnje do vije per ty e sorollopin tend te ndyre.

    Reply to this comment
  7. jani May 12, 09:31

    na ke care bythen . dorhiqem dorhiqem. krizes i sherben futja jote ne burg do futesh ti?? ngele duke bere gjasme konsensualin dhe nga ana tjeter vidh pa fund. ben sikur nuk te te njeh shqiperia o palaco.

    Reply to this comment
  8. Tajari May 12, 10:13

    Fuck you Mr.president of Albania

    Reply to this comment
  9. shpatar May 12, 11:28

    Mos e qelloni shume Ilirin se do ta kemi keq kur te ushtroje detyren e Presidentit .lereni me mendje te kthjellte te mos na beje ndonje Cader si kjo e 2 Beve .
    Iliri qe flet ne kete pozicjon nuk eshrte budalla .Ka shume borxhe tek Berisha po ashtu dhe tek Rama. Cmendoni ju se behet politike ne Shqiperi .Jo te nderuar komentues e shqiptare atdhetare .Ngordhi berja e politikes .Behen vetem pazare si ne trgun e zarzaavateve .
    Te pelqen jo . Cfare te pelqen . Do ta shikoje .E po merre.Parat kur ti kesh .Ika! Nuk rri me me ty .Ku shkon? Pa mikun nuk vije ne dasem. Dasem pa krushkun ne oxhak nuk bene vaki .Hajde ketu more Like .Per ne ka rendesi nusja e jo krushku. Te na rroje kjo nuse pa krushqit. Ci duam te na cajne koken cdo dite me paudhesira .Te kemi nusen ne taboline e te birbilosim si te duam . Sme ka bere vaki mua .Une di shume raste.Bile dhe une nuk po ja vare shume per ata qe ka nusja.Me do ajo te tjeret qafen te thyejne .
    Ja keshtu jane keto pune te politikes shqiptare .Turp! As ne kohen e Zogut e te Dudhes nuk kemi pare politikane te tille .Ishin si ishin kishin burreri .Zogu kur e pa keq nuk ndenji ti torturonte shqiptaret por mendoje per familjen dhe veten e tij.Dulla na i beri rrup sup si deshi por ne kete fare idiotizmi politike nuk na futi. Hengri sa deshi .Rrojti si deshi .Mbylli syte i duartrokitur nga populli dhe ne e kujtojme sa here politika sot bene gomarlleqe .Hidhen analistat ,ballistat ,zogistat ,anarshistat maloket e thone na u ngjall Enveri .Pa opoziten do kthehemi ne monizem . Hajde Nastradin dhe gjeju miden shqiptarve si e duan .Me lesh apo pa lesh .Te ftohte apo te ngrohte .Me Perendimin apo me Lindjen . Ne Evrope apo ne grope . Putin apo Trumpi .Keshtu duan te shtyen shqiptaret pa kuptuar se kjo sjellje eshte katastrofe per nje kombe .

    Reply to this comment
  10. MH May 12, 13:57

    Zotria Ilir!
    Kur je kaq i sincerte,pse justifikove vjedhjen ne video me levizje buzesh.Ti je trim dhe parimor.
    Nese don te shitesh si Sokrati.Duhet te pranoje incizimin e Videos.Te mos shkonte fare mendja per levizje buzesh dhe me plot bindje dhe trimeri sic e karakterizon ti vetveten,jo ne ty, ti drejtohesh vete gjykates per ekzekutimin e denimit aq sa permban krimi.
    Si perfundim ne mbylljen e komentit:
    Leri denglat se te bejne qesharak para opinionit qe te njeh populli.

    Reply to this comment
  11. Rajmondi May 12, 18:28

    Jam i te njejtit mendim me komentuesin Jani,megjithese e ka thyer etiken kur fillon komentin.Me pjesen tjeter te komentit plotesisht okej.Komentin e Janit ,e verteton me se miri DRITAN PRIFTI me vidion e bere me ze e figure,duke i bere nje skaner te qarte.qe per Ilirin do te ngelet njolla me e zeze ne jeten politike te tij,qe nuk ka per ta pastruar asnje here kete njolle ,sado te mira te beje per shqiptaret.Tung.

    Reply to this comment
  12. Dibrani May 12, 19:09

    Me keto qe thua , ti verteton se ke qene dhe je ne akord te plote me Lul Bashen e serbin tjeter , ate te Vicidolit ! Kjo qe po ndodh sot ne Shqiperi ,eshte , pa pike dyshimi dora jote e pabese , qe i rri vendit si thike pas shpine .Ti akoma ngul kembe , ne menyre tinzare , qe Edi Rama te dorezoje ne tavoline pushtetin barbareve serbe , Berisha e Basha . Me ty president , Shqiperia ka per te vuajtur shume . Edhe grekeve iu rikthye oreksi i vjeter i hijenes e iu ringjallen shpresat , duke iu verdulur serisht Edi Rame , si armik . Kur te lavderon greku , ta dish mire se je bere per te vrare veten !

    Reply to this comment
  13. PO,PO May 12, 19:18

    Pse nuk i kerkove Saliut te dorehiqej , as kur vrau ne mes te bulevardit protestuesit , as kur i fali me qindra km2 det Greqise dhe as kur kembenguli ne menyre pshteruese per te mos hapur asnje kuti votimi si ato te Ruzhdijes ?! A nuk je ti , qe i vodhet sheshit votat e tiranasve , per te bere kryebashkiak kriminelin me duar te pergjakura Lulezim serb Bashen ?! Para ketyre te vertetave qe te verbojne , ti dukesh si klloun me keto qe perserit shpesh ! Sepse ti, nuk je aspak me i mire se banditet Sali e Lulovicet !

    Reply to this comment
  14. Adih May 12, 19:59

    Te emeroi partia president dhe jo populli .Ashtu si Enveri, lenka Cukon dikur Se te ishte zgjedhje me referendum sdo i vije bythet as edhe ne cepan te Skraparit ..Keshtu i keni bere ligjet ju zgjyra e katovices dhe e pardesyve te bardha . Mendove se ja ke hedhur reformes ne drejtesi,duke ulur bythet ne karigen e Presidentit .Mos u gezo para kohe ,FBI e ka ciper tavolinen vidion tende , dhuruar shqiptareve nga trimi dhe heroi D. Prifti. Te kam thene ,pse nuk imitove Nanon ,dhe do ishje rehat sot. Plus dhe ne populli nuk do kishim ferrat e bandes LSI neper kembe .Tani prit radhen te japesh llogari ,USA te ka vene ty dhe te tjere ne shenjester ,Ka vendosur tju zevendesoje me politikane te rinj , pro perendimore ,dhe te zhduke perfundimisht mentalitetin lindor tuain .

    Reply to this comment
  15. Jevi May 12, 20:50

    Qe je vegel e Saliut ta ka thene Nanua qe ne 1996 kur ai ishte ne burg.Ti Ilir je po aq i fajshem sa Saliu e Luli per gjendjen e sotme,me shkeljen e syrit qe i ben cadres.Sa per doreheqien e kam besim absolut qe e ben se e ke vendin e kryekarit ne partin familjare,ku caktovegruan te te zevendesonte.As Enveri nuk e beri nje veprim te tille,kjo eshte”demotakercita”jote.Leri Like fjalet e teperta se po spekullon dhe po rrit inflacionin e fjaleve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim