PD e vlerёson planin e Ramёs, por e cilёson tё pamjaftueshёm
Nga Arkiva
Partia Demokratike e vlerёsoi planin e masave tё shpallur nga qeveria shqiptare, si njё hap tё parё pёr pёrballimin e kёsaj situate tё pandemisё sё koronavirusit dhe minimimizimin e efekteve nё ekonomi te biznesi dhe te familjet nё nevojё.
“PD e konsideron planin e masave social-ekonomike si të domosdoshëm për përballimin e krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirus. Propozimi i Qeverisë ka nevojë urgjente për transparencë dhe për t’u detajuar. Masat e shpalluara vlerësohen nga PD si një hap i parë i mirëpritur, por i pamjaftueshëm”, thuhet nё reagimin e Partisё Demokratike.
Partia mё e madhe e opozitёs prej ditёsh kishte paraqitur njё paketё masash me tetё pika pёr tё ndihmuar biznesin, familjet nё nevojё, si dhe pёr faljen e disa detyrimeve tё praprambetura. Ndёr propozimet ishte edhe pezullimi i pagesave tё faturave tё dritave dhe ujit pёr njё periudhё dymujore. Kryeministri Edi Rama i rrёzoi kёto propozime, duke i cilёsuar si tё parealizueshme.
***
e.k. / dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento