“PD është sot më keq se para 20 vjetësh”

September 12, 2018 16:14

“PD është sot më keq se para 20 vjetësh”

 

Nga Astrit Patozi

Ardhja ime në këtë ceremoni nuk ka lidhje fare me Lulzim Bashën dhe as me partinë personale të tij. Unë kam ardhur sot të respektoj në radhë të parë historinë e Partisë Demokratike dhe po ashtu historinë e Shqipërisë, sepse vepra dhe vdekja e Azem Hajdarit janë të lidhura me historinë moderne të vendit.

Sot është një ditë për të kujtuar dhe për të reflektuar të gjithë si shqiptarë, por mbi të gjitha si demokratë.

Unë mendoj se Partia Demokratike, 20 vite pas vrasjes së Azem Hajdarit është në periudhën e vet më të vështirë.

Ne sot si demokratë dhe të djathtë jemi më keq se përpara 20 vjetësh, jo thjesht në numra, por mbi të gjitha në frymë, në atë që po bën opozita dhe atë që përfaqëson sot Partia Demokratike e Lulzim Bashës.

Sepse në atë kohë kur u vra Azemi, Partia Demokratike ishte në vështirësi e agresuar nga kundërshtari politik, i cili kishte realizuar një gjysmë revolucioni për të ardhur në pushtet.

Kurse sot Partia Demokratike është në këtë gjendje për shkak të lidershipit të gabuar dhe për shkak të gafave të rënda dhe keqmenaxhimit të Lulzim Bashës dhe të atyre që e rrethojnë.

(Prononcim pas interesimit të medias gjatë ceremonisë në përkujtim të 20 vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit)

l.h/ dita

September 12, 2018 16:14
Komento

5 Komente

  1. ukujot September 12, 17:01

    Si thua se pd eshte me keq se para 20 vitesh, si ka mundesi e nxjerr kete konkluzion, pasi like floriri nuk ka ardhur per te shkaterruar pd por per ta forcuar ate.

    Reply to this comment
  2. Rudi September 12, 17:27

    AH mit irreme…e verteta per kete horr do dale.

    Reply to this comment
  3. Xha Teme September 12, 18:23

    Si thua ti more pis Patozarak Kavoje “kundershtari politik kishte realizuar gjysme revolucioni per te ardhur ne pushtet”. Po kujt ja shet keto dokra more i paudhe. Populli rrembeu armet se ju horra talebane nuk i late asnje rruge tjeter. Mbasi i vodhet parate me SUDET dhe ALLIMUCET, mbasi vodhet votat si perbindsha ne 1996 dhe rrahet opoziten dhe gjithe gazetaret e huaj ne Tirane e gjithe Shqiperine, pasi armatoset militantet tuaj me urdher te Salehut te Qoftelargut cfare duhet te bente i gjori popull. Te bente sehir qe pasi e vodhet, rrahet tju linte ta kishit vrare. Jo ore kodosh i PeDes Jo. Jeni organizata politike me kriminale qe ka njohur historia e politikes ne Shqiperi. Tani ka ardhur ora e shfarrosjes se genit tuaj kriminal. Basha eshte nje poshtersire por sjeni me te mire surreterit si ty, Ridvan Bolja apo Jozefina e “zheleve” dhe e “plumbit kryve”. Stani juaj ate bulmet ka. Njeri me i zhytur se tjetri ne llum, krime, vjedhje. Ka ardhur ora e shpagimit

    Reply to this comment
  4. # September 12, 21:59

    Nuk diskutohet negativiteti i PD.Jo sot por asht thyer diga dhe nuk ka te sosun ndalimi.Asht teper e veshtire te krijoj shtratin ky lloj prroni i terbuar e mandej te sistemohet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*