PD i kërkon informacione KQZ-së për vetëdeklarimet

May 13, 2016 12:57

PD i kërkon informacione KQZ-së për vetëdeklarimet

Partia Demokratike nëpërmjet grupit të saj parlamentar i ka kërkuar sot KQZ-së informacion për vetëdeklarimin e disa subjekte që kanë për detyrim në bazë të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen dhe ushtrojnë funksione publike”.

 

Në kërkesën e saj Partia Demokratike i kërkon KQZ-së listën e plotë të zyrtarëve publikë që nuk kanë depozituar deri më datë 4 maj Formularët e Deklarimit pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, si dhe masat që ka marrë KQZ.

 

Gjithashtu në kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike kërkohen edhe formularët e vetëdeklarimit për 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Kryeministrit dhe ministrave, si edhe për 61 kryetarët e Bashkive të vendit.

May 13, 2016 12:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*