SHËNIM: Po në 2005 dhe në 2009 si ndodhi Doktor?

Nga Xhevdet Shehu September 10, 2013 23:27

SHËNIM: Po në 2005 dhe në 2009 si ndodhi Doktor?

Po t’u referohesh asaj që ka ndodhur në vitet 2005 dhe 2009 pas paraqitjes së programit të qeverisë asnjëherë nuk ka patur “kohë ndërmjet” si kjo që ka kërkuar dje PD-ja. Është mbledhur Parlamenti kryeministri ka lexuar programin dhe ka vijuar puna. Por PD-ja e Berishës standartet që ka aplikuar vetë nuk i pranon t’ia aplikojnë të tjerët. Arroganca e tyre nuk ka njohur kufij dhe ata kërkojnë sërish të diktojnë rrjedhën e politikës së Tiranës. Jo vetëm nuk ka precedent ajo që ka kërkuar dje PD e Berishës, por edhe sikur të kishte, që kur vallë janë bërë kaq të ndjeshëm “ndaj programeve”, Berisha dhe të vetët? A e ka konceptin se ç’jane programet? Ata tërë kohën kanë punuar pa program, pa projekte duke ecur kuturu, sipas interesave klanore të xhepave të tyre duke shkelur mbi çdo të drejtë për transparencë të shoqërisë shqiptare dhe të opozitës së deridjeshme. Ata 13 here në vit ndërronin rregullat financiare, alokonin fondet nga një sektor në tjetrin si të vidhnin më shumë e ku të mundin. Shembujt janë pa fund, por po marrim vetëm një” më skandalozin: E bene rrugen e veriut ec para e paguaj, pa projekt te sakte sa e shpune dyfishin e asaj shume qe e shpallen ne fillim. Ndaj marifetet me bllokime të punës së parlamentit që në seancën e dytë, nuk duhet dhe nuk mund të vazhdojnë. Berisha po synon një opozitë që do ta kërkojë sherrin me qiri, por duhet të dijë që nëse vijon me sjelljen për të cilën u kundërvotua në 23 qershor, do rrijë gjatë aty ku është. Madje, ca më poshtë se aq. Shenjat e para u dhanë që në votimin e djeshëm.

 

*****

PD i kërkon Metës kohë për t’u njohur me programin qeverisës

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon kryetarit të ri të Parlamentit kohën e mjaftueshme për t’u njohur me programin qeverisës të së majtës. Kreu i PD-së, Basha, tha sot se nëse kjo nuk ndodh, do të merren të gjitha masat në mbrojtje të transparencës dhe llogaridhënies.

“Që në fillim të punimeve të kësaj legjislature opozita po përballet me një mendësi të vjetër, me një kulturë të vjetër komunikimi dhe tentativë për të shkelur parimet e sapopremtuara nga ana e kryetarit te Parlamentit Ilir Meta, për transparencë dhe për gjithëpërfshirje. Kjo maxhorancë që është sot, kur ishte në opozitë ka kërkuar deri në 10 ditë për çështje shumë më të thjeshta, ndërsa tani i mohon qytetarëve shqiptarë të drejtën për të dëgjuar një debat, një rrahje mendimesh mbi programin e qeverisë”, tha Basha.

Edhe kreu i grupit parlamentar demokrat, Paloka, akuzoi homologun e tij socialist, Ruçi, për arrogancë gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

“Unë kërkova që grupit parlamentar të PD-së t’i jepet një kohë më e gjatë për t’u njohur me programin qeverisës, për t’u përgatitur dhe më pas për të zhvilluar debat për të. Ruçi, me arrogancë të plotë deklaroi që nuk është në tagrin e PD-së dhe të askujt për të vendosur se kur do të bëhet debati për programin qeverisës”, tha Paloka, duke e konsideruar këtë qëndrim, si një metodë të vjetër.

Nga Xhevdet Shehu September 10, 2013 23:27
Komento

11 Komente

  1. Naftetar Vjeter September 10, 14:40

    Po kush po e studion programin apo Kaci se ai eshte mjeshter per keto gjera

    Reply to this comment
    • Devolliu September 11, 05:02

      Këta lulërat e paloqërat nuk e kanë marrë vesh akoma se Populli i ka zbrit nga fiku dhe që në Shqipëri nuk e bën më ligjin Saliu i shpellave.

      Reply to this comment
  2. fat man September 10, 16:51

    Do te merrni si pergjigje te njejten monedhe qe u keni dhene te majteve ne kuvend kur drjtonte Zhelefina e familjes Leshi, ku brenda dites i njoftonit dhe brenda dite i aprovonit jo vetem per programin e qeverise por per cdo gje tjeter qe i tekej Shpellarit. Shtrengojeni fort se mire e keni, por Kaci e ka doren e vogel dhe nuk e mbeshtjell te gjithe, toca.

    Reply to this comment
  3. Palush Dukagjini September 10, 17:54

    BRAVO RUCI, marrin vesh xhandarmeria e zogut nga shteti. Hajde mendje hajde, opozita i dashka t’i jape urdhra parlamentit, ik ore mbushu kokepalar hollande!

    Reply to this comment
  4. zekthi September 10, 18:24

    Ata filluan te tremiqisen ( firojne ) qe ne votimin e pare, ju iken 10 deputet .

    Njeri nuk pranoi ta merrte mandatin e deputetit sepse i vinte turp te rrinte me xhozin e saliun.

    Paloqia nje program ka: Te bredhe tere naten neper kazinote e Klabet e Tiranes, ate e ben mire.
    Te veje te rregulloje gojen per te folur njehere pastaj te bertase pa u rrahur.

    Te presin me qetesi perballjen me ligjin per zullumet qe kane bere e t’i lene pordhet se nuk i plasi njeriut se do bojkotojne parlamentin.

    Nuk ua duan fajdene fare shqiptaret se jane bere deri ne gryke me keta mostra.

    Jane bere pishmen per ta edhe anetaret e PD-se qe i votuan.

    Reply to this comment
  5. Luli September 10, 19:33

    Lexo:
    Lul “faqe-torva” perpiqet te pengoje rrugetimin perpara te Qeverise Rama … por harron qe Ai nuk i vjen as tek maja “thonjit” si PS-se stilit social-demokrat Europian, pale qe as nuk cohet neper mend apo te afrohet apo krahasohet me Z.Edi Rama ( nj mashkull me civilizim qytetar, i lindur dhe rritur ne nje familje intelektualesh, i imancipuar me jeten e civilizuar vite e vite perpara, kur Lul Bash Peshkopia nuk dinte c’ishte sporti dhe kultura ).

    Reply to this comment
  6. karaqejfi September 11, 10:08

    mos ua varni fare,Rilindja te vazhdoje punen.Paloqja le te lehe se te ha mutin

    Reply to this comment
  7. Lëvizje!...Une jam,po ti ku je? September 11, 10:48

    Mbaroj koha e tyre që gjithshka e benin me dhunë dhe butafori vicidoliste! Malokarësh,desha te them,pa fyer aspak malësoret viganë! U duhen kujtuar ngjashmerite dhe koha kur vepronin me dhune ne parlament duke shkelur ligjet,rregulloret dhe gjer Kushtetuten dhe nuk jane ndeshkuar ende! Duhet te vendosim shtetin ligjor dhe prej kesaj vjen zbatimi drastik i ligjit,rregullores…Në te kundert te largohen nga parlamenti sepse Sovrani keta partiakë te korruptuar dhe vrasesa ua tregoi vendin!Neser edhe me keq,pasi Sovrani tashme po Leviz për monitorim te Rilindjes dhe zhdukje perfundimtare te bandes se Beogradit ne Tirane!…Jagove te ramizizmit u duhet mbyllur portat kur duan te thyejne ligjin!…Agonia e tyre pret kohen te zhduken edhe si parti kriminale dhe antishqiptare!…

    Reply to this comment
  8. Pal (jo sheni) September 11, 11:29

    Po nuk kuptoj nje gje, opozita kupton mbi programet Qeveritare sepse nuk e kane per xhins. Apo mundesia e vetme eshte te gjejne ndonje gabim ortografik se po te ishin interesuar per programin do ta kishin studjuar me kohe se ai ka qene i botuar dhe shperdare me kohe. E vetmja mundesi eshte qe kerkojne ta zgjasin edhe sado pak ardhjen ne fuqi te punes dhe ndershmerise sinonimi i kunder katerceperisht i Saliut.

    Reply to this comment
  9. Pëllumb zaimi September 11, 12:04

    I dashur xhotë! Shenimi dhe faktet e sjella në te jane me shume vend. Por ne koken e saliut gumezhin vetem rregulli- “çdo gje që mendoj une eshte e drejtë”. Edhe kur e shante zogun kishte të drejte ,edhe kur e hymnizonte me monumente kishte prapë të drejtë! Kështu i rregullon rregulli i tij mendor punët. Si oret 2000 lekshe dikur. Për orët “rroskop” e kam fjalën. O xhote! Sa me shumé kohë kalon aq mè shumë luftarak po bëhesh? Si ka mundesi kjo kur ka kohë që s’të kam parë te pish raki me luftar mallakastren(pajën) e madh?

    Reply to this comment
  10. Pëllumb zaimi September 11, 12:05

    VR! I dashur xhotë! Shenimi dhe faktet e sjella në te jane me shume vend. Por ne koken e saliut gumezhin vetem rregulli- “çdo gje që mendoj une eshte e drejtë”. Edhe kur e shante zogun kishte të drejte ,edhe kur e hymnizonte me monumente kishte prapë të drejtë! Kështu i rregullon rregulli i tij mendor punët. Si oret 2000 lekshe dikur. Për orët “rroskop” e kam fjalën. O xhote! Sa me shumé kohë kalon aq mè shumë luftarak po bëhesh? Si ka mundesi kjo kur ka kohë që s’të kam parë te pish raki me luftar mallakastren(pajën) e madh?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*