PD i nis ‘Babalen’ ambasadores Kim, TCH publikon letrën

March 6, 2020 10:50

PD i nis ‘Babalen’ ambasadores Kim, TCH publikon letrën

Kryetari i Partisë Demokratike i ka dërguar një letër Ambasadores Yuri Kim.

Në letër kryetari thotë se “PD publikisht përmes Ervin Salianjit ka paraqitur prova për përfshirjen e vëllait të zotit Xhafaj në narko-trafik”.

Por, sipas kryetarit “nën presionin politik të qeverisë, sistemi drejtësisë dështoi të bëjë dhe përfundojë një hetim për këto krime të dyshuara, përfshi tentativat për t’i mbuluar ato, me përfshirjen e zyrtarëve të lartë të policisë dhe politikanëve nga PS”.

Kryetari siguron që Ervini dhe Jetmiri nuk janë gënjeshtarë.

“Gjyqi prodhoi shkelje flagrante të ligjit, nga një gjykatës haptas i lidhur me partinë në pushtet duke dënuar përfaqësuesin e PD Ervin Salianji dhe gazetarin investigativ Jetmir Olldashi me akuza absurde për raportime të rreme” – shkruan ai.

Ambasada nuk ka nevojë për info të tilla se e di mirë çfarë ka ndodhur.

Por lëvizja e kryetarit nuk synon “informimin e ambasadës”, por publikimin e letrës.

Synimi është goditja e efektit të krijuar në opinionin publik ditët e fundit prej botimit të përgjimeve telefonike të dosjes Babale.

Kakofonia publike është marifet i vjetër alla-PD.

Përgjimet provojnë qartë me gojën e vetë protagonistëve, inskenimin e “audio-regjistrimit”.

Për më tepër, një analizë shkencore e qelizave telefonike të autorëve provon gjithashtu se ditën kur pretendon PD se u krye “audio-regjistrimi” në të vërtetë nuk ka patur asnjë takim mes tyre dhe vëllait të ish-ministrit.

Mashtruesit dhe shënjestra kanë qenë kilometra larg njëri tjetrit.

Publikimet në fjalë u pasuan nga një intervistë  e Fatmir Xhafajt, e cila po botohet në vijim në gazetën DITA.

“Lajmi me letra” vjen pikërisht në ditën e dytë të botimit të kësaj interviste.

Pjesa e tretë e saj është botuar sot në këtë gazetë.

Aty janë përgjigjet edhe për “letrën”.

Gjithsesi, intervista është për njerëz normalë që e duan të vërtetën.

Publikimi i “letrës” së kryetarit është përpjekje e lodhur për të rikthyer mjegull mbi të.

Por “letra” edhe provon që Basha është bashkëpunëor dhe bashkëfajtor me të dënuarit për mashtrimin.

Siç e provon këtë edhe angazhimi i tij i drejtpërdrejtë për azilin politik të ordinerit me nofkën Babale.

Më poshtë, faksimilja e shpërndarë nga e njëjta media e përdorur edhe më parë për sulmet politike ndaj Xhafajt:

 

 

Dita  

 

 

 

 

March 6, 2020 10:50
Komento

24 Komente

  1. S K A N D A L I NE SHQIPERI PO MERR PERMASA AMBASADORESH March 5, 22:02

    PERSE AMBSADORIA KIM LIRON DHE BURGOS

    MBRON E SULMON KE TI DOJ QEJFI NE SHQIPERI ?

    UN S’E BESOJ QE EDHE CILI TE JET LIRUAR

    NGA NJI LETER E TILLE DREJTUAR

    AMBASADORES AMERIKANE KIM NGA PD -ja .

    ——
    DUHET QE NJI AMBASADORE TE VENDOSE MBI

    KRIMNELET DHE KRIMININ E ORGANIZUAR NE

    POLITIKEN SHQIPTARE -SE KUSH DUHET DENUAR

    E KUSH JO ???

    MUA S’ME DUKET ASPAK NORMALE NJI LIDHJE

    E TILLE INTIME E AMBASADORES AMERIKANE KIM

    ME NJI KRIMINEL E TERRORIST NJI ISLAMIST SI

    LULEZIM BASHA !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    KTU KEMI PADYSHIM TE BEJME ME NJI SKANDAL
    —-
    NDOSHTA I DUHET DERGUAR NJI LETER

    PRESIDENTIT TRUMP TE SQAROJ NESE ESHTE KORREKT KY QENDRIM I AMBASADIRES KIM

    NE LIDHJE ME KRIMINELET E ORGANIZUAR NE

    POLITIKE SI LULEZIM BASHA SALI BERISHA ETJ:

    ZONJA KIM I DETYROHET SHQIPTAREVE NJI SQARIM

    NE LIDHJEN E SAJ INTIME ME KRIMINELI BASHA

    QE I KERKON AMBASADORES KIM

    MOS TE DEOHET KRIMINELI I FILMIT FALLSO

    I QUAJTUR BABALE KU NJI MIISTER U RREZIKUA

    EKZSTENCA NGA AI KOMPLOT !

    JA PRA PERSE NUK DENOHET KRYEKRIMINELI

    BERISHA -BASHA -META !!!

    KTE S’E LEJON MIKU YN I MADHE KULMI !!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    ————–

    Reply to this comment
    • Taku March 5, 23:09

      Po cfaj ka ambasada per skandalet e shqupit dhe per keto qe u cojne ?
      Ky palaco kukton eshte rezil. Ky klloun as nuk skuqet per ato qe ben. Ky eshte koplet nje ordinier pa seder.
      Lumi ta mare kete vend nqs nje dite ky klloun do behej kryeminister.
      Mamaqi e Bes Kallaku jane lule para ketij.

      Reply to this comment
    • Glaukias March 6, 09:50

      Se si ka aq njerëz që votojnë për këta, një Zot e di !
      “Mgjth ishte i dënuar 7 e kusur vite në Itali, Agroni lëvizte i lirë se kishte mbështetjen e qeverisë” – shkruan Lulzimi.
      Po mirë o Lulzim e kuptojmë që kishte mbështetjen e qeverisë nga viti 2013 e këtej po më parë pse nuk e keni arrestuar ???
      Ti ke qënë edhe Ministër i Brendshëm, si ka mundësi që ai lëvizte i lirë edhe kur ti ishe në pushtet ??? Dy arsye mendoj unë : 1 – ke qënë ti i paaftë, 2 – e ke lejuar me vetdije.
      Kush nga këto është e vërteta ?
      Por të lumtë derisa ke mbështetjen e një pjese sado të vogël të popullit. Ka njerëz me tituj të merituar shkencorë që shkruajnë tek gazeta ‘Dita’ e nuk bëjnë dot bashkë as një grusht komentuesish mgjs shkruajnë të bazuar në fakte të vërteta, nga ana tjetër je ti me sojin tënd që edhe për diplomën universitare gënjen e arrin të mbledhësh 50 mijë e kusur njerëz në shesh e të marrësh 100 mijë e kusur vota !
      Të lumtë Lulzim !!

      Reply to this comment
    • fabi March 6, 12:15

      Vari Jarin minjve te hales! Po iu vjen dita! Shenja te qarta deshperimi. Por e mira eshte qe “ambasadoret” e kane kuptuar se me c’soj funderrinash kane te bejne!

      Reply to this comment
  2. na mbyten injorantet turcelinj March 5, 22:10

    O zonja ambasadore,me shau edi rama nga nena eeeeeee.
    Kta kane rrjedhur te gjithe,pres i dergon leter BE kunder Shqiperise,ky debili i shkruan amb,ai islamiku i kosoves i dergon trumpit…
    Nje here i shajne,nje here i kerkojne ndihme se nuk kane byth te bejne dhe drejtojne shtet me 3 milion vete

    Reply to this comment
  3. Turp. Turp. Turp. Cfare karagjoz kerkojnr te drejtojnr kete shtet. March 5, 22:58

    Cfare TURPI !
    O Zot ku jetojme !?
    Babalet i cojnr babalen ambasadores !
    I plasi skandali ne dore dhe tani duan ti hedhin hi sve njereze duke perdorur ambasaden si detergjent kundee pisllekut te tyre .
    Na nxorrn bojen keta delenxhinj .
    SKANDAL .. TURP…

    Reply to this comment
    • Hosteni March 6, 11:59

      Na cate trapin me fjalorin e Rames. Si papagaj jeni bere te gjithe. Turp njeri, turp tjetri. Keta nuk paten turp kur vodhen e vrane, do kene turp tani?! Te gjithe jane te zhytur ne llum. Rama, Basha, Berisha, Meta etj. etj.

      Reply to this comment
      • PO . PO March 6, 16:59

        Ti Hosteni i buajve dhe qeve te parmendes , qe kerkon te vesh shenjen e barazimit , midis bandes serbe te Vicidolit dhe Edi Rames , qe ka edhe ai kusuret e tij , nuk e ben pa qellim kete gje ! Duke vene shenjen e barazimit , ti kerkon te lihen me njane e te minimizohen tmerret qe ka pesuar vendi ne keto tre dekada , nga perbindeshi Sali Vuk Karaxhic . Eshte interesant , sepse , kete pozicion e merrni gjithenje kur nuk kini asnje argumet per tu mbrojtur ! Pergjegjesia ligjore eshte individuale dhe secili duhet te pergjigjet para ligjit per krimet qe i rendojne mbi supe . Ketu nuk duhet te beje perjashtgim as Edi Rama , as Ilir Floriri , apo kushdo qofte tjeter . Ndaj , mos mbillni konfuzion . Ti e di mire , se cilet jane autoret e komedise “Babale” , ndaj , mos u hiq si budalla , se te kemi pare edhe ne komente te tjera !

        Reply to this comment
        • Ilir March 7, 03:44

          Edi Rames, lani gojen me dhembet e prishur perpara se ti zini emrin. REFORMA ne drejte si dhe gjithe ky REVOLUCION qe po ndodh, nuk kishte shans te ndodhte pa Edin. As mos u lodhni te kuptoni gje, koka juaj eshte tejet e mbushur me tallash “komunisto-demokratik” te katundarosur. Historia do te flase.

          Reply to this comment
  4. alphade March 5, 23:03

    Kreret pedeiste jane marrosur dhe s’po dijne cka bejne !
    Turp per “babalet” pedeiste ! Duan te shpetojne nga horr-
    lliqet e tyre: shpifjet,mashtrimet, hipokrizine,servilizmat
    “in extremis” vetem e vetem per t’i shpetuar vettingut dhe
    “TORNADOS” se SPAK-ut dhe BKH-s qe me sa duket per nga egersia qe po e karakterizojne kreret e opozites se
    DOSJET e tyre jane gati te kopsitura dhe nga casti ne cast
    do u trokasi ne dere Drejtesia e Re e sapo ngritur ! Dhe kjo
    i ka kallur jo friken por daten ! Nuk e kane hallin fare te
    Kushtetuta apo te flamuri por te pasuria e tyre dhe RECI,
    i ngritur enkas per ta.. ! NO PASARAN ,!!

    Reply to this comment
  5. Kaçi i zi March 5, 23:10

    SKANDAL.

    Reply to this comment
  6. Papi Toronto March 6, 03:58

    O Dita e dashur ju keni nje problem me lexusit militante.
    Jeni si fizikanti i kesaj rrefenjes me poshte.
    Tre persona dënohen me vdekje me gijotinë.
    Njëri prej tyre ishte prift, tjetri gjyqtar, dhe një fizikant.
    *Të parin e marin priftin në tryezën e vdekjes. Ja vendosin kokën nën gijotinë dhe pyesin:
    – Cila është fjala juaj e fundit?
    Ai thotë: Unë besoj në Krishtin Ai do të më shpëtojë.

    Kur e leshojne giotinen, ajo ndalon disa cm para qafës së priftit. Njerëzit befasohen dhe gjithnjë bërtasin: Lëshoni atë! Zoti e foli fjalën e tij!
    Kështu prifti shpëton nga ekzekutimi.

    * E marrin gjykatësin në ekzekutim dhe e pyesin: Cila është fjala juaj e fundit?
    Ai thotë: Unë nuk besoj në Zot si prifti. Por unë i besoj drejtësisë.
    E lëshojnë giotinën, dhe ajo prapë ndalon disa cm para qafës së gjykatësit.
    Njerëzit befasohen dhe bërtasin përsëri:
    – Ai tha fjalën e drejtësisë, lirojeni!
    Kështu që edhe gjyqtari shpëton nga prerja.

    *I vjen radha fizikantit.
    Edhe atij ia bëjnë pyetjen e njëjtë, cila është fjala jote e fundit?
    – Unë nuk jam as një prift që besoj në Zot dhe as gjykatës që i besoj drejtësisë.
    E vetmja gjë që di është kjo:
    Ka një nyjë në litarin e giotinës dhe ajo nyjë nuk lejon mekanizmin e giotinës që të zbresë plotësisht.

    Kur oficerët kontrollojnë giotinën, ata vërtet shohin se ka një nyjë.
    E hapin nyjën dhe e lëshojnë përsëri, koka e fizikanit i shkeputet nga trupi.
    ———————————-
    Të tregosh nyjet, problemet, faktet, në një komunitet budallenjsh, mund të sjellë pasoja të dhimbshme!
    Ata që guxojnë të thonë të vërtetën duhet të marrin edhe guximin të paguajnë çmimin me jetë.

    Reply to this comment
    • Populli March 6, 10:31

      Ik o bole megjithe te vertetat e shqupit.

      Reply to this comment
    • Arbeni March 6, 12:20

      Papi Toronto – Ke thene gjithcka fort mire or vella, normale qe do kesh reagime ofendues nga bajgat e dale prej bythes psikopatit Surrelit. Por mos caj koke, injoranca e tyre nuk arrin ta ndoti vertetesine e komentit tend.

      Reply to this comment
      • Papi Toronto March 6, 14:36

        E kisha fjalen per militantet e te dy kraheve
        Flm

        Reply to this comment
        • Populli March 6, 17:20

          E more mbeshtejen e nje turkoshaku antishqiptar me emrin Arben.o Papi. Verdimin per kete ceshtje e dha gjykata pas ballafaqimit te faktveve e pergjimeve te telefonave ku del qarte inskenimi babale qe fillon qe me prokurorin Hadermataj ushtar te Saliut ne prokurori me ushtarin tjeter ne shish dhe pasi babalja ordinier nuk ju afrua dot velleit te ministrit per ta futur ne kurth atehere u perdor Alizoti si dublant zeri. E gjitha e montuar ne zyrat e pd me salihanjin ( se dhe emrin me germe te madhe nuk mund tja shkruaj nga neveria qe ndjej per te ) Bardhin dhe Alibeajn me bekimin e karagnozit dhe kllounit hajdit te 300 miljon € te mbyllur gjyqin me procedure. Gjithe komunikimet dhe historikun e ngjarjes Dita e ka botuar dhe aty del ne driten e diellit gjithe iskenimi. Ky Skandal i dergese se dosjes ne Ambasade eshte nje menyre suthlleku per ta shitur veten si viktime te gjykimit politik te ngjajres. Shqupsave as u intereson fare mendimi i ambasades , por vetem ” larja ” e llumit qe stisen ne syte e shqiptareve.
          Une si perkas pkese militante ( megjithese edhe po te isha nuk do e kisha per turp , pasi njeriu mund te besoje diku ) por komentoj ate qe doli pas gjithe kesaj tynaje 2 vjecare. Shikoi mediat sot ! Asnje fjale ! Ato media e fevzinj qe slene ngjarje ordiniere pa u bere nga 10 emisjone duke i fryre shqiptaret me Zi e Zi e Zi nga mengjesi ne darke. Sot heshtin ! Asnje fjale.
          Gjithsesi ndjese per fjalorin me lart.

          Reply to this comment
  7. Ethem Lalaj March 6, 08:44

    DITA: Skenaristi qe drejtoje LOJEN Babale tashme kerkon te mbroj kryeafiozin Saliani e KO.
    -Po lexojme DITEN dhe po rimesojme katrauren qe arganizoi PD me horrat e saj per te goditur ministrat e brendshem,KM Rama e qeverine e tij me skenar te turpshem skandaloz.
    -I gjithe skenari u pergatit e u hodh ne sulme nga SALIKRIMI dhe Prekurori Tropojan HAJDARMATA.Ky prekuror fillimisht ju turr Saimir Tahirit per ta arrestuare.Dhe dihet se çfar ndodhi.
    -Me pas nga thellesia e gjirizit te wc u inskenua vidio me drogaxhiun,burgaxhiun dhe horrat e PD me ne krye Saliani-Babale
    -Tashme Luli i shtyre nga Saliu don qe te shpetoi nga burgu Salianin,ne vend qe duhet te shkoi vet ne burg.
    -Por fatkeqsia ne kete vend qendron se Saliu,Luli,Saliani,Alibegu,G Bardhi e ko…nuk mund te denohen nga GJIN GJONET qe po i bejne karshillek Amerikes ne bisneset ne RINAS.
    -Letra e Lulit derguare Ambasadores tregon se ky njeri po tregohet shume feminor ne politike,pasi nuk merret Ambasadorja me shpifsit si Luli e ko.. dhe alabak si Saliani e Olldashi.
    -Duhet then TROÇ se Luli,Meta e Ko.. shtyhen ne marrezi nga Saliu,i cili kerkon jete a vdekje per pushtet nga frika e SPAK+BKH.
    -Edhe letra e Metes derguar BE per pengimin e h/negociatave e tregon kerte.Mijt e wc po tmerrohen.
    -FLM-DITA

    Reply to this comment
  8. Shpifesit ankohen... March 6, 09:02

    Fajin e gjen tek kupola e pd, qe fantazon, sajon dhe perhap shpifje per kundershtarin politik.
    Per kete “profesion” nuk ua ha qeni shkopin. Jane kampione.
    Gjithmone kane deshtuar, por kete here me babalen bumerangu u ka prere kembet, barkun gjoksin, qafen dhe nuk dine çfare te bejne. Jane ne hall te madh. Nuk jane te te mençur. Jane antishqiptare. Keta jane budallenj te pandreqshem. Aq budallenj jane, sa qe nuk mesojne dot nga gabimet e tyre.
    Si mund te votoje populli keta te marre dhe shpifarake!?
    Duket sikur do t’i dorezohen kokeqypit!

    Reply to this comment
  9. PD March 6, 09:58

    Boll insistove duke ju uluritur te gjitheve qe je karagjoz! E dine.

    Reply to this comment
  10. Jimi March 6, 12:36

    Dhe te imagjinosh qe “Babalet” e PD-s te jen objekt i punes se SHBA-s!? Tani i bie qe Tramp te merret me trapat e PD-s!?

    Reply to this comment
  11. FIloeuropiani March 6, 13:02

    Salianji duhet te kape sapunin.
    Agron Xhafaj te vazhdoje burgun per akuzat ndaj tij.

    Reply to this comment
  12. Gopisti I fundit March 6, 19:23

    Jane mesuar keta te pd-es, qe te bejne poshtersi te tillla dhe tja hedhin pa u lagur. Ne burg duhet te shkonte gjithe ekipi e musketiereve , qe delnin 10 here ne dite neper ekrane per te shplare trurin e njerzeve me inskenime te turpeshme. Jane mesuar qe te bejne gjera te jashtligjeshme dhe tja u faturojne te tjereve poshtersite e tyre. A nuk ishte kjo pd e my lulash qe vidhi ne sy te gjithe popullit manatin e kryebashkiakut?. Dhe tani na can koken me leksione e duke akuzuar te tjeret per vjedhje vote. Kesaj I thone: edhe te permjere edhe bishtin perpjete.

    Reply to this comment
  13. Kurvat politike March 7, 13:15

    Te gjithe burrat qe merren me Politike ne Shqiperi jane Gra te Liga !
    Nga gjithe pikpamjet nuk jane burra nuk jane zoterinj ..jane kurva !
    Edhe muabtetet I bejne si kurvat !
    Dhe dihet se kur plas sherri .. per pushtet kurvat terbojne lagjen pastaj gjithe Boten mbar !
    Edhe nga pamja ecja Basha Meta Rama jane transformuar krejt !
    Jane ber si shtriga qelbura jane rrudhur e plakur nga ligesia ne shpirt jane shemtira !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim