PD i refuzon kandidimin Biberajt për kryetar të opozitës

Redaksia Online July 3, 2013 10:23

PD i refuzon kandidimin Biberajt për kryetar të opozitës

Teksa sot rreth orës 10:230 i është drejtuar selisë blu për të dorëzuar kandidaturën e tij për këtë post pas dorëheqjes së kryeministrit Berisha, Biberaj bëri me dije se administrata refuzoi kërkesën e tij, për shkak të çështjes së anëtarësisë.

Biberaj deklaroi në një prononcim për mediat se FRD  tashmë është histori e mbyllur dhe nuk e ka tërhequr kurrë anëtarësinë nga PD. Biberaj theksoi se dëshiron të japë kontributin e tij në kushtet e vështira në të cilat ndodhet sot PD-ja dhe demokratët.

“Kam dëshirën, vullnetin eksperiencën dhe mbështetjen e demokratëve për të qenë kandidat potencial. Është interpretim i problemit të statusit lidhur me anëtarësinë. Ky është një vendim që i takon kryesisë. Administrata nuk me pranoi . Jam larguar nga FRD dhe nuk kam tërhequr asnjëherë anëtarësimin në PD. FRD histori e mbyllur jam rikthyer për të dhenë kontributin tim”, u shpreh Biberaj.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, Biberaj sqaroi se vendimi i administratës është një cështje politike për të mos lejuar kandimin e tij, teksa tha se ai nuk e ka dëmtuar asnjëherë PD dhe nuk ka bashkëpunuar me PD. Kritikat, sipas Biberaj do të parandalonin humbjen e demokratëve më 23 qershor.

“Mua nuk më ka përfunduar anëtarësia, kjo është një cështje politike për të më penguar, unë dëshiroj të futem ne gare, por vendimi i takon kryesisë. Sot duhet te jemi të bashkuar se kundërshtarit im nuk është në PD, por majta. Unë nuk e kam dëmtuar PD dhe nuk kam bashkëpunuar me PS, unë nuk e kam sulmuar PD, por e kam kritikuar. Rezultati i 23 qershorit tregoi se po të ishin marrë kritikat e mija situata do ishte ndryshe”, theksoi Biberaj teksa shtoi se për të ka rëndësi gara e lirë dhe e ndershme dhe jo kandidati.

Ndërkohë, dje Sokol Olldashi bëri publike lajmin për kandidimin e tij në krye të PD. Olldashi theksoi se do të përfaqësojë denjësisht vlerat e militantëve demokratë në këtë garë për kreun e ri të PD.

PD pret te zgjedhe kryetarin e ri pas dorëheqjes nga ky post të Sali Berishës, si pasojë e humbjeve në zgjedhjet e 23 qershorit. Lideri Sali Berisha paralajmëroi në mbledhjen e fundit të kryesisë së PD-së se, pasardhësi i tij do të zgjidhet në fillim të muajit gusht, ndërsa bëri të qartë se në garë mund të marrë pjesë çdo anëtarë, zyrtar dhe drejtues i PD-së përmes votimit të anëtarësisë dhe jo Kuvendit, siç është me aktualisht me statusin e Partisë Demokratike.

Redaksia Online July 3, 2013 10:23
Komento

8 Komente

  1. TIGER July 3, 10:42

    Edhe nje qe kan tamam se pranojne. Normale, berishizmi eshte fryme barbare dhe shkaterruese.

    Reply to this comment
  2. Hyseni July 3, 11:18

    Mos u genje i ore njerez, ai stan ate bylmet ka, edhe ky i ri i cili thote se gjoja kam kritikuar PD eshte pjelle e te madh,por ben gjoja si i ndershem, te gjithe derrat nje turi kane, kujdes mos u genje i nga keto lojra te shpellarit te madh.

    Reply to this comment
  3. fulgeri July 3, 12:05

    si do ndiheshin socialistet te kandidonte per kryetarin e ps luan rama i lsi??

    Reply to this comment
  4. matjani July 3, 15:04

    Ne si nje popull i vogel qe jemi ,bipolarizmin e kemi te mjaftueshem , e djathta duhet te bashkohet me qellim qe kryetar te zgjidhet figura me karizmatike e te djathtes, dhe te vendosen rregulla mbi moralin politik me qellim qe te marre fund levizja sipas qefit dhe interesit, pa nje opozite te forte e te ndershme nuk kemi gje ne vij…opozita ndihmon ne ecjen perpara te shtetit duke mos lejuar te gaboje pozita…le te fitoj me i miri dhe sa me bindesi..

    Reply to this comment
  5. Ina July 3, 15:07

    Nje gje doja te shkruaja per komentin e zotit Brecani dhe per justifikimin e tij, sic mund ta shikoni vete ne foton e shperndare tashme ne internet te statuit ne faqen e facebook te zotit Brecani qe pranon se eshte e tija por nuk pranon se e ka shkruajtur ai vete, dallohet qarte se mesazhi eshte derguar “23 hours ago via mobile” nepermjet celularit te vete zotit Brecani.
    Mos valle dhe celularin ja kane marre te tjeret per te shkruajtur keto thirje raciste…Mjere ne ne duart e kujt paskemi qene, prandaj kemi 20 vjet qe nuk bejme hajer si popull.

    Reply to this comment
  6. Nese refuzoni Katovicen... July 3, 15:34

    Nese jeni bere te pergjegjshem, se si u dekretua pluralizmi ne Shqiperi,
    nese vertete jeni bindur se edhe kur me PD-ne fitonit pushtet humbisnit qytetari demokratike,
    nese vertete doni te riktheni nje PD sic e enderruan shqiptaret e sa-dale nga diktatura…

    lerjani Bashes Stafeten e Saliut!

    Behuni bashke, fillimisht ju Tiranasit, Topi, Shehi, Brojka etj, por pa asnje medyshje dhe te tjere, perse jo edhe Meksi e Biberaj, edhe tjeterkush. Po, edhe Eduard Selami, Me kushtin qe te jete i keqardhur per fatin e keqperdorur te PD-se, dhe i larguar pa medyshje nga Berishizmi.
    Duket se eshte iluzion rithemelimi i PD-se, me Berishen neper kembe!
    Berisha u duk sikur iku vete, por ende s’po largohet, ende mendon te mbetet ne PD, nepermjet Lulzim Bashes…Do ta marre me qafe edhe kete riosh, qe ende s’ka mbyllur do ceshtje te cilat do prangosin tere PD-ne e neserme.

    Behuni bashke, pa ia mbyllur rrugen kujtdo qe kerkon nje parti te Qendres se Djathte, me shikim Djathtas, jo majtas si ajo e Berishes. Dhe mos hani meri me njeri tjetrin, per cfare ka ndodhur. Te gjitha grindjet tuaja vijne prej berishes. Nga radhet tuaja le te dal lidershipi, me kushtin qe te mos jete zene peng nga e shkuara e dyfishte. kerkojeni si kusht kete, mjaft me me Dosjet e Hapura/te pahapura te Berishes. Ai qe eshte zene peng, le te rrij menjane..
    Te prij gjithkush qe eshte i lire.

    Berisha nuk donte njerez te lire perqark tij.

    Reply to this comment
  7. apojo July 3, 16:27

    E kuptoni o njerez se çfare stani ka ngrit berisha? Njeri premton me “nderin” e burit se postin e kryebahkiakut nuk dota perlyej me detyrimet e partis demokratike dhe nga ana tjeter shkon e kandidon per kryetar te kesaj partie pa dhene te pakten dorheqjen (jo si detyrim ligjor por si detyrim burnor) nga posti si kryebashkiak per çka ka honger perpara. Tjetri ja fut ca xhiro nga blloku, te FRD-ja, firmos edhe per krijimin e FRD, si doli gjo dhe kthehet: Po un s’e kam hedh teseren e PD e meqe u bo hallva kam te drejt ta fus edhe une lugen te kazani! Po ik edhe ti o Ilir Çajup Rusmaili hidh edhe ti kandidaturen se m.q.s. e shave nji here salen mbase thon: U bo edhe ky trim nji her hajt ta provojm si kryetar!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  8. Kuqeziu July 3, 22:46

    Po nuk kandidoi bajram curri ne ate parti, pd, shkoi per lesh njehere e pergjithmone… Ne ate parti patriotizmi dhe shqiptarizmi eshte shurrosur keq nga fazllici… Lereni te qelbet…!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*