PS, Lulashi dhe Meta që s’ka më moshë djali

Arben Duka August 8, 2016 10:32

PS, Lulashi dhe Meta që s’ka më moshë djali

PS nga pushteti,
është konsumuar,
por PD në thes,
asgjë nuk ka shtuar.

O Lulash-kur flet,
pse dridhesh i tëri?!
Të mundur Reformën,
e dimë kush e bëri!

Ndaj dot s’e kuptojmë,
o-i shkreti gore,
pse ja llogarit,
PD-së si fitore?!

Ne e dimë-o Lule,
pozicionin tënd,
ndaj gazit na shkule,
duke shitur mënd!

Tani ke filluar,
të tjera beteja,
që të shkosh pa Ramën,
në zgjedhjet e reja!

Në kulmin e vapës,
që tani në Gusht,
plot një vit përpara,
e ke vënë si kusht!

Në rrjetet sociale,
si idiot shpërthen,
dhe na quan lango,
o-kryelegen!

Ne të kemi ndjekur,
gjithë këto mote,
dhe tani e dimë,
ku rri shpresa jote!

Ku është shpresa jote,
ku ke tretur syrin,
shpreson që në zgjedhje,
të shkosh me Ilirin!

Mendon se PD,
me të do fitojë,
ndaj jini të gatshëm,
t’ia merrni në gojë!

Se çfarë do bëjë Meta,
veç Meta e di,
nëse do t’i kthehet,
të parës krushqi!

S’besoj të pranojë,
të jetë prapë një mbushës,
dhe të vegjetojë,
në rol të këpushës!

Meta s’i thotë më,
kësaj LSI-je:
“Ec të bëjmë Lulin,
të parë qeverie!!”

Mbasi ka kaluar,
me mijëra rrëmete,
Meta atë vend,
do ta dojë për vete.

Ndaj-o Lulëzim,
mos lulëzo kot,
se Meta s’ka qenë,
kurrë një idiot!

Toleroi Ramën,
si dikur Salinë,
po tyja s’ta jep,
kurrë qeverinë!

Duam-apo s’duam,
prapë në Qershor,
Meta do të jetë,
përsëri faktor.

Pa të qeverinë,
s’e bën dot askush,
ndaj s’ke asnjë shans,
Lul-o karabush!

S’është kollaj ta bësh,
LSI-në mike,
ndaj dhe s’do ketë kurrë,
qeveri teknike.

Kalin e ambicies,
mbaje me kapistër,
Meta mund të bëhet,
vetë kryeministër!

Dhe Meta u thinj,
s’ka më moshë djali,
dhe nuk ka më kohë,
që pushtet të fali!

Dhe unë nuk e njoh,
për një të lajthitur,
të sharrojë për ty,
degën ku ka hipur!

Ndaj të them-Lulash,
të m’i lexosh shkrimet,
se mua më dalin,
gjithë parashikimet.

Ndaj dhe po ta them,
me shumë siguri,
PD-ja as mot,
s’bën dot qeveri!

Arben Duka August 8, 2016 10:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*