PD-ja, me politika të majta për votat

Dorian Koçi November 9, 2012 15:08

PD-ja, me politika të majta për votat

1.  A është Partia Demokratike e djathtë?

Pyetja juaj më sjell ndërmend fjalën e fundit në gjyq të një martiri intelektual Ismet Toto në 1937 që kur po e akuzonin së bashku me të vëllanë se kishin organizuar një rebelim me tendenca komuniste u përgjigj se është në interes të qeverisë që ta paraqesë rebelimin tonë si të tillë pasi në fakt nëpunësit e qeverisë nuk janë në gjendje që të dallojnë qartë se kush është komunist, fashist apo liberal. Mesa duket mungesa e një platforme të mirëfilltë ideologjike dhe të një sofistikimi ideor që përcakton qartë pozicionin e partive politike në skeptrin politik qenka një sëmundje e vjetër e jetës sonë publike. Në këtë kontekst PD si një forcë e themeluar si antikomuniste në pragfundin e vitit 1990 përmban në vetvete elementët e një partie të djathtë, por e parë thellë në terren dhe në mënyrën e ndjekjes së politikave rezulton se shumë herë ajo i ka braktisur skemat klasike të së djathtës.

 

Për më tepër në një vend si Shqipëria ku ka shumë kategori sociale në nevojë besoj se çdo forcë politike që është në pushtet i duhet të ndjekë disa politika të majta për të siguruar një mbështetje më të gjerë nga elektorati. Privatizimi i gjithçkaje dhe përkeqësimi i situatës së publikes nuk reflektojnë deri më tani zhvillimin dhe konsolidimin e jetës sonë publike dhe rritjes së mirëqenies pasi në fakt më tepër se një plan i mirëmenduar mirë që përfaqëson pikëpamje të djathta duket se është një plan që kërkon të zbatohet vetëm për hir të mungesës së menaxhimit të mirë. Të gjitha partitë politike shqiptar pothuajse vuajnë nga mospasja e një shtrati të qëndrueshëm ideologjik, çka bën të mundur që ideologjia  që kinse përfaqësojnë të jetë më tepër një fasadë sesa reflektim i vullnetit të njerëzve.

 

Në këtë kontekst bashkëpunimi PD me LSI që filloi në situatën e pas zgjedhjeve zë vitit 2009 vazhdon ende të jetë i suksesshëm jo sepse ideologjitë e të dy partive përputhen por sepse interesat e përbashkëta të të dy lidershipeve janë afat gjata dhe sesa të humbin pushtetin më mirë kërkojnë ta ndajnë atë.

Dorian Koçi November 9, 2012 15:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*