Në një qerthull fjalësh…

A. Duka February 29, 2016 12:03

Në një qerthull fjalësh…

SHQUP-i si gjithnjë,
ka vënë ulërimën,
provokon i pari,
pastaj bën viktimën!

Në një qerthuth fjalësh,
Basha jep e merr,
të kthejë në kauzë,
një “sulm” ordiner!

Po bën abstraksione,
stani mediokër,
nëse Rama tha,
mostër-apo motër!

Kushdo të qëllohej,
s’do ta mbyllte gojën,
se dihet që shkaku,
sjell më pas pasojën!

Pakica po bën,
vërtetë histori,
njëlloj në Kosovë,
dhe në Shqipëri!

Pakica po shkruan,
njëlloj historinë,
andej në Albin,
këtej një Albinë!

Kur PD-ja është,
në vdekje klinike,
si për ta ringjallur,
doli kjo kreshnike!

Doli kjo kreshnike,
doli kjo shqiponjë,
që qëllon me toptha,
dhe prapë mbetet zonjë?!

Mos prit të të mburri,
kushdo që të jetë,
dhe nëse të shajnë,
mos u hidh përpjetë!

Në Kuvend me mëndje,
jo me vezë luftohet,
një pakicë e shkrehur,
s’mund të imponohet!

Një pakicë e shkrehur,
nuk mund të vërë kushte,
se kështu-shpesh herë,
puna shkon në grushte!

Nuk them që të rrijë,
kokëulur si delet,
po kështu pa fund,
s’mund të përkëdhelet!

Shumë lavdërime,
s’kam për qeverinë,
po kjo opozitë,
është për ulërimë!

Për atë s’ka sosur,
ditë e kiametit,
dhe çdo ditë po bëhet,
garante e pushtetit!

Se njerëzit shikojnë,
se nuk janë qorra,
dhe thotë-të njëjtët,
mbetën këta horra!

Shpojnë edhe shpojnë,
veç me gjemba ferre,
burra-gra shpalosin,
një gjuhë ordinere!

Me burra e gra,
goja çfarë s’u qet,
sot është opozita,
një banalitet!

Nëse do të kishim,
sot zgjedhje të reja,
si para dy vjetësh,
do mbyllej beteja!

Për pushtetin s’kam,
dhe aq dashuri,
po kjo opozitë,
nuk shihet me sy!

Asnjë fije shprese,
vendit s’i ka sjellë,
në gropën e saj,
po zhytet më thellë!

A. Duka February 29, 2016 12:03
Komento

16 Komente

  1. vjola February 29, 12:15

    Sakte. I thua , po kujt ithua?

    Kujtojne se me sherre do te mbulojne zullumet e tyre.

    Reply to this comment
  2. maks February 29, 12:22

    je njish i nderuari poet

    Reply to this comment
  3. l ri February 29, 12:41

    Mirë e ke shkruar të tillë janë,me zor duan të hapin probleme ,për të bërë bashkimin e elektoratit të tyre të shkatërruar ashtu si është edhe vetë partia,jashtë rolit të saj opozitar.Me këtë opozitë mund të qeverisë shumë lehtë e kushdo,,,,!Këto gra teveqele janë vënë qëllimisht për të dukur se po mbrojnë gratë e vëndit,,,,,,!

    Reply to this comment
  4. Trasparenca February 29, 12:41

    POPULLI DI KUSH JANE KRIMINELET.

    Kriminelet ne Parlament, apo jashte tij, s’mund te nxjerin jashte parlamentit,veten e tyre.pokeshtu mbrohen me tarafllekun e semure qe ka parlamenti gjate 70 viteve komunizem fanatik.
    Kriminelet ne parlament i cakton populli me emrat e tyre duke i afishuar ne liri te plote atje ku ai desheron.
    Pse kini frike te lejoni kete forme demokracije.

    Reply to this comment
  5. N.VJOSA February 29, 12:55

    Ç M E N D U R I…
    -Në vend të Komentit-

    Fry, o Muz’ e Homerit,
    Në Atdheun tim, në Shqipëri,
    Se nuk e mendoj dot
    As me Fantazi…
    Këtë Katrahurë,
    Tragjedi e Komedi…
    Një Çmenduri e Vërtetë,
    Një Çmenduri…!

    ***
    Salushin tonë në fazë,
    Nuk e vemë dot,
    Shqiperia nuk frenon dot
    Dot se frenon nje Don Kishot…
    Eshte kthyer per Kombin
    Një Derr Maç,
    E per ta mjekuar
    Nuk gjendet më Ilaç…!

    ***
    Ca thonë se vuan shume
    Vuan në Dëshperim…
    Pse Sekretari Amerikan foli,
    Foli mirë per Qeverinë…
    Jari ne shkallet e Avionit,
    Doli si Jetim,
    Dhe nuk na takoi fare
    Sali Rrufjan Marrëzinë…!

    ***
    ca e quajne Skenar,
    E quajne Skenarin e Sërbis,
    Skenar që terheq fijet ne Prishtinë
    Si të na e lere pas dore Shqiperinë
    Kur ketu ka Superdhëndërr Salinë?!…

    ***
    thone se planin e ben Naten Saliu vet
    Nga skenari i tij Tragjikokomik,
    Nga ato që ka bërë ketu e 25 vjet
    Ca thone se jane shperthime te Perroit Psiqik!…

    ***
    Dhe ja na bën thirrje per Revolucion,
    Përmbysje, mosbindje civile kerkon,
    Trillon se Krimi tek Rama qëndron,
    Dhe Tavani Saliut pikon e pikon…!

    ***
    Dhe fryhet e fryhet Furtuna e Gotës
    Akuzat bien si bajgat e Lopes,
    Se gjendja tek ne qenka Turpi Botes…
    Dhe jo vetem i Ballkanit dhe Europes…!

    ***
    e ktheu Parlamentin Folen e Mashtrimit
    Dhe Skenari me tej fantazinë e ndez,
    Parlamentin e pushton hija e Dyshimit,
    Kur shohim Strazimirin te qëllojë me vezë…!

    ***
    i ndez Salushi ,
    I ndez si eshkë,
    Palok Gallofin
    E Mulen trupeshk…!

    ***
    Nuk kanë parime
    As karakter, as Nder,
    Salushi ua ka zënë
    Kokën me Derë…!

    ***
    Nuk kanë karakter,
    As parime s’kanë,
    Gënjehen lehtë
    Nga një Rrufjan…!

    ***
    Gënjehen lehtë
    Nga një Rrufjan,
    Pushtetin kane Yll
    Dhe vetëm Paranë…!

    ***
    Fry ti Muz’ e Homerit
    Në Atdheun tim në Shqiperi,
    Nuk e mendoj dot
    As me fantazi,
    Këtë Katrahurë,
    Tragjedi e Komedi,
    Një Çmenduri e Vërtetë,
    Një Çmenduri…!

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN February 29, 17:28

      po mire mo ,ai thote nje qerthull fjalesh dhe ti e ben triko leshi me gjithe shallin dhe papucet ??
      ore je mire nga mendja ti ?? mblidhe mo turen
      nejse nje pietje kisha per birone ,qerthullin me siper dhe ty si triko pej leshi …se Nikua eshte per prej hekuri ,me aq dajak sa ha …nje pietje dmth

      Pse eshte akoma aty Saliu dhe po ju ben zbor juve ???
      nuk dua te me thuash qe jeni zboriste te nderuar ,kete e di une ,po pse eshte akoma aty Saliu dhe ju hani …bar dmth ???

      nqs e ke ndare mendjen te me shkruash gjysem faqe gazete ,leje fare , per nder te Nexhos nuk pyes me 😛
      as kete me siper se lexova ,ty vetem emrin te lexoj ,prandaj 2 rreshta ….ose asnje fare …eshte pyetje retorike ….bejani vetes me gjithe ppppppoetin
      ah ,se harrova ,aman thuaj Bejtexhiut ,mos te shkruaj me kesi traplleqesh qe ka “vjedh” Saliun …aman se do ja marre per deklarate dashurie Saliu ….
      hallin tend kam une Neti ,do ngelesh pa …muze
      muze homerike …kuku ,ju ka ik mendja njerzve 😛

      Reply to this comment
      • N.VJOSA February 29, 18:59

        Ty @Sorrë Black,
        do kirë atje dhe ashtu si te kam shkruar une,
        nejse…une po te pergjigjem….,
        …megjithse ti thua se Poetin nuk e ke lexuar fare dhe
        mua më ke lexuar vetem emrin… ndersa dy rreshta me larte thua se kam bere triko…!
        Hajde, e kuptoj,
        një Sorrë si ti nuk di te shkruaj
        , por di vetëm të bëj G L A S A…
        Sali Psikopati rri akoma sepse edhe SHBA, ka disa Peshkaqene si ky Trampi, qe do te behet President(o Zot mos i rënt ne dore te kete ky Sustat e Armve berthamore, se ky mbaka akoma mbi tavoline librat e Hitlerit) dmth Shba, krahas Njerve te mirë,
        ka Peshkaqen e Hijena si ky …
        qe u duhet Saliu per te vjedhur shqiptaret…,
        Dhe Saliu do mbijetoje akoma sa kohe ti shkojne pas Qorra si ty…!
        Edhe Pinoçeti, u vonua ca deri sa shkoi atje ku kish vendin…!
        Ngjarjet në Histori here rrjedhin shpejt e here rrjedhin kadale, kadale….
        POR HAKA NJE DITË VETE TEK I ZOTI…!

        Reply to this comment
        • BLACK SWAN February 29, 20:21

          dhe po nuk me shkruajte ti atje dhe ashtu
          e kam vete kujdes une Neti …Une mund i dashur
          nuk u edukova te fiLoLoqyli dhe as me biografine nuk u martova …nejse ngushellime ty
          po vrisja mendjen me cfare ben rime fjala Vjosa
          mire qe eshte ai torollaku me poshte qe me tha Bretkosa 😛

          e meritoj ,behuni te dy bashke dhe mos lini me ashtu e keshtu pa shkruar …pushkatim s’me jepni dot ,po hajt se sharjet jua mirkuptoj ….

          Reply to this comment
          • shqip February 29, 22:11

            Black,a si do desheroje te te quaj? Mua do me pelqente te te flas ne emerin e vertete,V……. Nejse….

            Nese bejme bilancin
            E sharjeve te tua,
            Ti,njeqind me shume
            Ke derdhur mbi mua!

            Madje, je gjithnje
            Qe, ja nis e para
            Ti, njeh vetem fyerjet,
            Kurre nuk di shakara!

            Une “Torollaku,”
            Per ty torollake
            Nja dy llafe barku
            Do i them noprance
            * * *
            “…Hiqu dreq, se c’mu poftis
            Nje mize kali me cingris
            Rreze bishtit mu kolis
            Aty ku e ka per fis!”

            Ja keshtu,mikja ime
            vec keshtu behet shakaja
            Por ti shan ,me rob shtepie (!)
            C’femer je,te rent’ damllaja?!…

    • shqipe February 29, 18:12

      Prozen,t’a kam lexuar
      Gjithnje me deshitre.
      Mendja, s’me pat shkuar
      Se qenke i mire
      Dhe ne poezi
      Me vargun e lire…

      Reply to this comment
      • shqipe February 29, 19:06

        Keta rreshta jane,
        Per zotnin Vjosa.
        Per lumin e dalur shtratit…
        Qe nuk qas bretkosa!

        Si kjo specja,pak me larte
        Qe tashme, eshte ,vec ne zhdukje!
        Shih si ka mbet fillikat…
        Kuku… qyqia… tej ne lugje…

        Reply to this comment
      • N.VJOSA February 29, 19:18

        Falemnderit shqipe,
        E vleredoj dhume Fjalen e lire te nje Poeti si ty!

        Reply to this comment
  6. kris 1 February 29, 13:32

    Pse o Ben Labova je lajthitur.Gjithmone SHQUP ka zbatuar udhezimet e komitetit te partise se Tiranes e jo me tani qe kryetar Edvini eshte nje nga vullnetaret e pare te Saliut

    Reply to this comment
  7. Drejtesia. February 29, 15:01

    Kuvendi pa caktuar ligje te kodit etik brenda tij, eshte dhe mbetet anormal, utopik, anakronik.Boll pa etike.
    Kush shkel ligjet ,perjashtohet nga Kuvendi 3 muaj.Ne se i perserit, perjashtohet krejtesisht.

    Reply to this comment
  8. Bilbil Sulovari February 29, 18:38

    Eshte nje domethenie e madhe per parullat qe mbajne ne dore,i mbajne ata te cilet vete jane te tille ,ata qe kane dale te podiumi,ata qe vehtes tyre i vene tabelen “SHITET”.Ata duhet te dalin nga parlamenti.E zeza e shkruar ne te bardhe eshte e dallueshme dhe keshtu dallojne ata nga pjesa tjeter e parlamentareve,ata nuk ndryshojne ngelen te zez ,edhe dielli nuk i zbardh me por i nxin me teper,loja qe zhvillojne i shperben me shume.

    Reply to this comment
  9. Mark uk March 1, 08:51

    Poetaruc partiak servilosesh si dikur kur spiunoje te tjert.Nuk harrohet vesi jo.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*