PD: Ja provat se zgjedhjet e 30 qershorit u manipuluan

September 11, 2019 14:44

PD: Ja provat se zgjedhjet e 30 qershorit u manipuluan

Partia Demokratike ka publikuar këtë të mërkurë  ato që kjo forcë politike i quan prova që tregojnë se zgjedhjet e 30 qershorit u manipuluan. Sipas ish deputetit Oerd Bylykbashi, provat që tregojnë manipulimin e këtij procesi janë: fletët e votimit janë marrë në grup, janë plotësuar fletë votimi bosh, janë mbushur kutitë e votimit nga komisionerët.

Ai u shpreh:“Grupet e numërimit dhe KZAZ-të kanë manipuluar shifrat që kanë dalë nga numërimi i çdo tavoline. Fletët e votimit janë marrë në grup dhe nuk janë numëruar veç e veç shpeshherë. Ka flet votimi të numëruara jashtë kamerave. Janë plotësuar fletë votimi bosh në tavolinat e numërimit. Në kutitë e votimit janë gjetur fletë pa vula. Kutitë janë mbushur nga komisionerët socialistë”.

Më tej, ish-deputeti Bylykbashi, i cili shoqërohej dhe nga Sekretari për Zgjedhejt në PD, Ivi Kaso, solli me foto disa raste, që sipas PD, provojnë manipulimin e votave të 30 qershorit nga mazhoranca.

e.ll./dita

September 11, 2019 14:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*