PD: Ja pse e bllokuam foltoren

February 1, 2018 11:35

PD: Ja pse e bllokuam foltoren

 

Partia Demokratike ka sqaruar përplasjen në Kuvend, ku edhe u ndërpre seanca.

Në një njoftim për mediat, PD thotë se Ruçi është në shkelje të rregullores me ndërprerjen e fjalës së Edmond Spahos.

“Gramoz Ruçi është në shkelje të rregullores me ndërprerjen e fjalës së kryetarit të grupit, Edmond Spaho.

Duke marrë shkas nga shkelja e rëndë e ligjit për ekstradimin e Nezar Seitit, me urdhër të kryeministrit, zoti Spaho do të kërkonte  praninë në sallë të Edi Ramës.

Ndërprerja brutale e fjalës së kryetarit të grupit PD solli reagimin e grupit të opozitës”, deklaron PD.

a.s/dita

February 1, 2018 11:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*