Rrëzohet kërkesa e PD për të vendosur veto për reformën në drejtësi

February 5, 2015 10:26

Rrëzohet kërkesa e PD për të vendosur veto për reformën në drejtësi

Partia Demokratike kërkon ndryshimin e rendit të ditës për seancën e sotme plenare.

Sipas PD-së, debati  në Kuvend duhet të fokusohet te situata e përmbytjeve.

Për këtë arsye, përpara nisjes së Kuvendit është mbledhur Konferenca e Kryetarëve për të shqyrtuar kërkesën e PD.

Por, ajo është rrëzuar.

Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar edhe kërkesën e Partisë Demokratike për të pasur të drejtën e vetos në Komisionin ad-hoc për Reformën në Drejtësi.

Partia Demokratike kishte kërkuar që Komisioni Parlamentar për Reformën në Drejtësi të kishte dy bashkëkryetarë, pozita dhe opozita të kenë numër të njëjtë anëtarësh, por vendimmarrja të merrej vetëm pas arritjes së konsensusit mes palëve, ku opozitës ti njihej e drejta e vetos.

Parlamenti pritet të shqytojë sot dekretin “Për propozimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë”.

Pasi u miratua në Komisionin e Ekonomisë, Gent Sejko pritet që të zgjidhet guvernatori i ri seancën e sotme.

 

February 5, 2015 10:26
Komento

3 Komente

  1. veterani February 5, 11:21

    Edhe munde ti jepej e drejta e vetos nje opozite konstruktive qe afrohet me alternativa dhe punon per ecjen perpara te vendit por jo Pedes qe ka ngelur nje bande kriminale e deregjuar nga llumi komunist, morri kuq,agjenti, saliserbi.

    Reply to this comment
  2. ismeti February 5, 12:38

    veto do krimineli saloviq

    Reply to this comment
  3. pijaneci i shqupit February 5, 13:34

    duan veto keta horrat e shqupit kurre hajduter

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*