PD kërkon rezolutë për Ibrahim Rugovën

January 21, 2016 12:17

PD kërkon rezolutë për Ibrahim Rugovën

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një Projekt Rezolutë “Për nderimin dhe mirënjohjen e thellë nga Republika e Shqipërisë për figurën e Presidentit Ibrahim Rugova”.

Me firmën e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka kërkohet që rezoluta të përfshihet në seancën e sotme të Kuvendit.

“Në mbështetje të nenit 31 të Rregullores së Kuvendit, ku specifikohet se: “Për të diskutuar ose vendosur në seancë plenare për çështje që nuk janë në rendin e ditës, Kuvendi merr vendim me jo më pak se tre të pestat e deputetëve të pranishëm.

Propozimet për vendosje të çështjeve të tjera në rendin e ditës duhet të paraqiten me shkrim nga një kryetar grupi parlamentar, vetëm para fillimit të seancës, para fillimit të diskutimit të një pike të rendit të ditës ose kur është pezulluar diskutimi”, kërkojmë përfshirjen e kësaj çështje në rendin e ditës së seancës plenare të datës 21 Janar 2016”., thekson njoftimi. /Dita/

 

 

January 21, 2016 12:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*