PD: Klientët e qeverisë ilaçe të paregjistruara në treg. Beqaj: Nuk është biznes

April 22, 2014 14:57

PD: Klientët e qeverisë ilaçe të paregjistruara në treg. Beqaj: Nuk është biznes

Partia Demokratike përmes një deklarate e ka quajtur  tenderin e barnave skandal. Ka qenë deputetja e PD-së, Albana Vokshi, që njëherësh është edhe Kryetare e Komisionit të Shëndetësisë, e cila tha se klientë të qeverisë po fusin në treg ilaçe të paregjistruara.

Shqetësimi u ngrit edhe nga grupet e interesit të cilët thanë se po blihen medikamente me çmime më të larta se vendet e tjera.

Por ministri i Shëndetësisë Ilir  Beqaj, ndërsa mungoi në komision, tha nga ministria e tij se shëndeti nuk është biznes.

“Dëshirojmë të ritheksojmë se importi dhe regjistrimi i barnave ka qenë deri para pak kohësh një proces tërësisht i kompromentuar dhe i mbyllur, me një mungesë të theksuar  transparence, duke lënë, kështu, shteg për praktika abuzive dhe klienteliste në treg. Interesi i Ministrisë së Shëndetësisë për barnat për përdorim spitalor, ka qenë që, pa cënuar aspak cilësinë dhe efektin që këto barna duhet të kenë për përmirësimin e kujdesit shëndetësor për pacientët, si dhe me të njëjtën sasi parash të mund të blejë më shumë barna, për t’ja lënë njëherë e përgjithmonë të  kaluarës, dukurinë e mungesës kronike të barnave në shërbimet tona spitalore”, deklaroi ministri Beqaj.

Por zëra kundër kësaj procedure ka patur edhe nga mazhoranca. Deputeti i LSI-së dhe ish ministër i Shëndetësisë Petrit Vasili tha se sistemi farmaceutik ka qenë i sigurt.

“Denoncojmë ndërhyrjen flagrante të ministrit të Shëndetësisë ne tenderin e barnave. Do të denonocjmë këtë megaaferë që i hap rrugën klientëve të PS që financuan fushatën. I bëj thirrje të tërhiqet nga ky megaskandal”, tha Vasili.

Grupe e interesit, grosistët e shoqatat e farmacistëve ngritën shqetësimin se në vend kanë mbërritur barna të cilat janë të pasigurta dhe nuk kanë indikacionet përkatëse.

Në këtë rast duke marrë si shembull vende të tjera në botë risku është që 10-15% e barnave që futen në treg nuk janë të regjistruara. Madje,thotë ata, futja në treg ka ndodhur para tenderit. Paralelisht kur raportohej në komisioni, Ministri i Shëndetësisë preferoi të dalë në ministri dhe jo të ishte i pranishëm në këtë diskutim për të thënë se shëndeti nuk është biznes.

Një tjetër problematik që ngritën grupet e interesit është se këto barna në vend kanë ardhur më një çmim më të lartë se në vendet e tjera, në kohën kur qeveria thotë se heqja e TVSH-së është një ndër sukseset më të mëdha.

April 22, 2014 14:57
Komento

5 Komente

  1. toni April 22, 15:21

    vokshi-vokshi bo bo po kur ka fytyre dhe flet edhe kjo qe i vjen era perce,po ti moj sharabajge nuk ke lene gje pa vjedhur dhe gllaberuar,,dava plere…

    Reply to this comment
  2. altin April 22, 15:37

    Ne fakt, po ndodh qe medikamentet te cilat per disa semundje (hipertensioni, diabeti etj) merreshin (nga mosha e trete) falas, tashme po paguhen me afro 50% te vleres se tyre, pra ilacet qe merreshin falas tashme po paguhen?! Kjo eshte absurde. Me ndodhi ne nje farmaci ku nje pensioniste kishte marre nje ilac per tension bullgar (ilac i ri dhe i rregjistruar ne librin e ilaceve te rimbursueshme) tashme ankohej se kishte nje jave qe perdorte kete ilac dhe nuk po gjente derman nga tensioni dhe nderkohe u detyrua te marre ilacin te cilin kishte vite qe e merrte (falas) por tashme te paguante 1600 lek. Cfare eshte kjo?!
    Ndoshta parimi eshte: me te njejtin fond per mjekesine te fusim ne skemen e pageses te gjithe ose nje pjese te madhe te perfituesve qe i merrnin ilacet falas, moshen e trete) te cilet te paguajne deri 50% te vleres se ilacit dhe me leket qe mbeten te rimbursojme (pjeserisht) ilace te tjera te nevojeshme. Ne gjuhen e taksimit kjo do te thote, rrit bazen e taksueshme (numrin e taksapaguesve) dhe mbaj te njejtin nivel te ardhurash duke mundesuar lehtesimin e bares fiskale?! Eshte vertet keshtu????

    Reply to this comment
  3. inf April 22, 16:02

    a tu liru halla per kontrabanden e Naftes oj vokshi oj e bija e spiunit te UDBse jugosllave
    a vazhdon bashke jetesen me ate qe i fale konçesione e pasuri perrallerore se ti jeton me kontrate dhe del e ben gam e gam e gam si nuk u lodhe je jashte liste dhe mos u bej torrollake se saliu ty nuk te beson me se i ke pegojuar femit e tij vrases e hajduter.
    Metoda e PD e deputeteve hajde te shajme e bejme gam e gerr e verr se ngelem prapa liste
    si Lipe Shtogu por dhe ti e di se je e katapultuar aty nga lidhja qe keni me Milicen e saliut dhe spiunlliqet qe ka ba baba jot meusesi dhe spiuni i mjekut te shurres .
    Ik ik mshifu se le koqen e namit oj fytere e fryre nga parat e salltanet .
    pa buge ishin para 90 rrinin gjithe diten te kodra Rashbullit tuj kenu me sharki e çifteli Enver HOXHES dhe tani nuk kane ku ti rrasin thaset me euro+dollar.
    Ptuuuuuuuuuuuuu rrace e felliqt qe per pare ben lloj e lloj marifeti moj fytyre Gorrille je ti…
    boja i doli dhe nuk zejne mend kjo hajne e egoiste e qelbur qe gllaberoi gjysmen e durrsit

    Reply to this comment
  4. edi April 22, 18:33

    Shume e fryre kjo….sikur te ishte fryre me ILACE?

    Reply to this comment
  5. info analitike April 22, 21:12

    Militantet merren me Vokshin ndersa qeveria e re po vazhdon avazin e vjeter te vjedhjeve. Interesant fakti se edhe Vasili ka dale kunder ministrit Beqaj.
    Me cfare po merren ata te etikes qeveritare? A thua do te shprehen per rastin ne fjale?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*