PD: Korrupsion me ndërtimet, propaganda e Ramës mashtruese

August 25, 2014 10:41

PD: Korrupsion me ndërtimet, propaganda e Ramës mashtruese

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se po abuzon me prishjen e ndërtimeve pa leje duke zhvilluar një aksion selektiv. Në një deklaratë për mediat deputeti i kësaj partie Bedri Mihaj theksoi me bekimin e kryeministrit Edi Rama po bëhen ndërtime pa leje.

“Me bekimin e Edi Ramës, dhe me përkujdesin e tij të vecantë, INUK ka thelluar këto ditë një aksion selektiv e korruptiv të prishjes së ndërtimeve më vend.
Me arbitraritet, ditën për diell, e në sytë e të gjithëve, prishet shtëpia e dikujt që nuk ka njohje e lidhje me oligarkinë, dhe lejohet ndërtimi i dikujt tjetër që ka njohje, ka lidhje me oligarkinë në pushtet. Me bekimin e Edi Ramës, dhe me kujdesin e tij të vecantë, po ndërtohet këto ditë pa leje. Ditën për diell dhe në sytë e të gjithëve.”- u shpreh Miha.

Më tej ai vijoi duke thënë se ka raportime për themele që hidhen dhe tulla që vihen pa leje, nga bregu i jugut deri në Shkodër. “Këto janë sarajet e miqve dhe klientelës së Edi Ramës. Këto shembje selektive e korruptive të ndërtimeve, dhe ndërtimet pa leje që po mbijnë si kërpudha qeveritare lart e poshtë, vazhdojnë edhe tani që propaganda e Kryeministrit për territorin arrin kulmin. Propaganda e tij mashtruese, bëhet shqetësuese kur ndodh në sytë e Policisë së Shtetit, e cila thirret nën armë për interesat klienteliste të Kryeministrit me territorin, ndërkohë që krimi po shtang cdo ditë qytetarët, kur aksidentet po marrin jetë njerëzish, kur vjedhjet, e grabitjet me dhunë nuk ndalen e nuk ndalen”- theksoi deputeti i PD-së.

Sipas tij, shqiptarët po jetojnë çdo ditë realitetin kur qeveria dhe INUK-u i saj dhunojnë dhe sillen arbitrarisht me pronën. “Shkelin ligjin dhe e shtypin qytetarët. Lejojnë miqtë e tyre të kamen dhe në të njëjtën kohë tregohen të pamëshirshëm me të pamundurit, me ata që nuk kanë fije me oligarkinë. Shqiptarët po jetojnë çdo ditë realitetin e përkeqësimit të rendit dhe pasigurisë publike. Çdokush e kupton se vetëm Edi Rama, Ilir Meta e Koço Kokëdhima dhe oligarkia e tyre jetojnë në realitetin virtual të propagandës qeveritare. Propagandë që refuzohet e hidhet në kosh nga çdo shqiptar.”- përfundoi Mihaj.

August 25, 2014 10:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*