PD: Korrupsioni në inspektoratin e ndërtimit shëmbëlltyrë e bandave të Edi Ramës

January 12, 2016 13:56

PD: Korrupsioni në inspektoratin e ndërtimit shëmbëlltyrë e bandave të Edi Ramës

Skandali i zbuluar mbrëmë nga emisioni investigativ “Stop” nuk është i vetëm, siç thekson Partia Demokratike, e cila thekson se rasti korruptim është e vërteta e rilindjes. Këshilltari demokrat në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli tha se inspektori i ndërtimit që merr ryshfet për lejet ka njohje me ministrin e Brendshëm Tahiri dhe kryebashkiakun Veliaj.

“Përmes lidhjeve nepotike po ashtu, duke qënë vëllai i këshilltarit të majtë në Bashkinë e Tiranës, Florian Pullazi. E dyta, ky rast tregon se Pullazi dhe shefat e tij, rrjeti i tij, e gjithë ngrehina të cilës ai i përket, ka ardhur në pushtet për të bërë para.

Me babëzi, duke shkelur ligjin, duke dhunuar qytetarët e pamundur, e duke i rrjepur ata, kështu funksionin banda e INUK dhe bandat e tjera të Edi Ramës që i janë vërsulur popullit që ditën e parë që erdhën në pushtet”, theksoi Olli. /Dita/

January 12, 2016 13:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*