PD: Kryeinspektorja e Arsimit ka diplomë false

August 9, 2014 12:37

PD: Kryeinspektorja e Arsimit ka diplomë false

Partia Demokratike vijon të akuzojë kryeministrin Rama për mbylljen e universiteteve private, që nuk plotësonin kriteret. Në kuadër të akuzave të përditshme nga selia blu, koordinatori Ervin Salianji tha sot se mbyllja e universiteteve ishte një manifestim i Ramës për t’u dukur sikur ka model tjetër për arsimin. Salianji tha më tej se një nga hartueset e raportit që verifikoi ligjshmërinë e këtyre universiteteve është diplomuar vetë në mënyrë fiktive.

“Edi Rama mbylli me arrogancë dhe brenda natës dhjetra universitete dhe shkolla të larta në vend, me një manifestim kinse për të treguar se ai paska një model tjetër për arsimin.

Por modeli i tij për arsimin nuk vonoi të zbulohej. Kryeinspektorja, ajo që hartoi fermanin që mbylli dyert e universiteteve është nën akuzë për diplomë falso.

Media të rëndësishme franceze, si përshembull Le Figaro, kanë shkruar për rastin e një spekulanti të dënuar nga gjykata, i cili merrte para në këmbim të diplomave fantazmë”, tha ai.

Sipas Salianjjt, kryeinspektorja për cilësinë në arsim, Ejona Isufi, rezulton të jetë një nga të diplomuarat prej mashtruesit francez të dënuar nga Gjykata e Tiranës.

“Kontrollorja e kritereve, e standardeve, e cilësisë së universiteteve, është thjesht pa doktoraturën që pretendon se ka. Ky fakt e kompromenton rëndë aktin e Edi Ramës, dhe dëshmon se sa joseriozisht e ka ai reformën në arsimin e lartë.
Partia Demokratike inkurajon zbatimin e ligjshmërisë, vendosjen para ligjit të përgjegjësve dhe shkelësve të ligjit.
Sepse, kjo reformë është mjaft e nevojshme, por që duhet kryer në mënyrë transparente, me konsulencë, për interesat e publikut dhe të studentëve, dhe jo për favoret e miqve dhe klientëve”, përfundon deklarata.

 

August 9, 2014 12:37
Komento

7 Komente

  1. Kris August 9, 12:46

    ja nje zbulim i madh ,qe tregon se edhe qeveria Rama eshte si qeveria jone
    Sali ram Berisha

    Reply to this comment
  2. Flori August 9, 12:50

    Nuk di per diplomat e doktoraturat e saj por fakti qe ka punuar te VITRINA dhe ka pasur post drejtues nuk me pelqen. C beri kaq kohe atje thjesht mori pagen apo nje sy qorr e nje vesh shurdh. Duhej te kish bere dicka per mire funksionimin e gjerave ne ate institucion.

    Reply to this comment
  3. zeqo August 9, 15:40

    O Edi, po te fusin shkponjt nen rrota, deputetet dhe ministrat e sidomos Gramoz Ruci qe eshte vet pa diplome me filial 7 vjecar te viteve 1960, po ta mbushin qeverine me hajduta, kriminela dhe injoranta me diploma fallco, verifko dhe vepro se na duket adminisrata me keqe se ajo e trapave te malokeve te Saliut o edi ne nje ministri eshte bere drejtor drejtoie juridike nje person me 3 klas qe deir ne vitin 2012 ka punuar kasap me emrin BILBIL ne Farke qe deir ne vitin 2001 ka qene idhtar i PD e ka bere drejtor Xhemal Qe(j)falia dhe Artan Gaci qe jane vet me mastera te UFO por i kane marre miliona te gjorit dhe ai i jep gjysmen e rroges mujore nje jurisiti qe i bene punen. EDiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii, hap syte se po ta fusin plehrat

    Reply to this comment
  4. Santana August 9, 16:16

    Univesitetet jane llux ne Shqiperi , me pllaka majelike me ngjyra, me palma e shatervane qe e hedhin ujin naten dhe diten perpjet, me mure te suvatuara , me xhama kundra diellit, me flamuj ne shtiza alumini , me koridore qe vetetine nga pastertija e do ti kishin zili edhe spitalet, me kolltuqe si sediljet e mercedeseve plot ngjyra po ku mbizoteron ngjyra e zeze…profesoret jane nga me kostume ngjyre floriri , me sahate roleks, pak obeze, po kjo eshte gje qe kalon me kohen ….

    Reply to this comment
  5. a August 9, 17:41

    Ka universitete bloze qe meritonin te mbylleshin por ka dhe shume cilesore, si UNT, qe jane futur padrejtesisht ne listen e zeze me shume gjasa per arsye politike.

    Turp Rama Turp

    Reply to this comment
  6. a August 9, 17:45

    Ja dhe deklarata e Universitetit Beder. Lajmi per pezullimin e tij paska qene nje shashke e Rames, disi a pakuptimte, por ndoshta sa per te shtuar listen e te pezulluarve…
    http://www.gazetastart.com/beder-jemi-ne-perputhje-me-rregullat-aktiviteti-vazhdon-normalisht_28308.html

    Reply to this comment
  7. shqip August 9, 19:27

    Vazhdoni reformen,se probleme ke dhe shteterori,po nuk pagove pedogogun nuk e merr dot noten.problem eshte dhe mosvendosja e notes ne librez direkt pas provimit,por as pas tre muajsh nuk e dine studentet se kane kaluar apo jo.(Tek IBN).Duhen hedhur ne sistem e ti shohin e jo ne dore te sekretareve qe as ta kthejne koken.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*