PD kujtohet pas tre muajsh të protestojë për zgjedhjet

August 13, 2015 17:26

PD kujtohet pas tre muajsh të protestojë për zgjedhjet

Edhe pse kanë kaluar tre muaj nga data e zgjedhjeve dhe kur vetë Basha e Berisha kanë pranuar humbjen në këto zgjedhje, deputetët e PD-së shprehen se në shtator do të nisin protestat ku në fokus do të jetë ajo që ata e cilëosjnë vjedhje dhe manipulimin i zgjedhjeve të 21 qershorit. Siaps tij, PD ka mbledhur fakte të mjaftueshme që vërtetojnë këtë pretendim që cënon në themel funksionimin e demokracisë.

Dukuritë që u ndeshëm në zgjedhjet vendore të këtij viti ne do të kërkojmë që nëse nuk arrijmë ti zgjidhim në forma të tjera protesta do të jetë forma tjetër, e cila të mund të adresojë problemet për të cilat ne kemi folur gjatë gjithë kësaj periudhe. Një rezultat i manipuluar, nëse do të veprohet kështu atëherë kot zhvillojmë zgjedhje dhe do të jetë jo llogjike që opozita të rrijë dhe të bëjë sehir dhe të mos ndihet për çështje të tilla kaq të rëndësishme”, – tha Spaho për A1 Report.

Nëse nuk arrijme t’i zgjidhim çështjet që u shfaqën gjatë procesit zgjedhor protestat do të jenë forma tjetër e cila do të mund të adresojmë për të cilat ne kemi folur gjatë gjithë kësja periudhe.

Në zgjedhjet lokale PD mori drejtimin vetëm për 15 bashki nga 61, e ky rezultat nuk është kaluar pa kritika edhe brenda radhëve të PD. Por për nënkryetarin Edmond Sapho kritikat nuk përkthehen në përçarje.

Të gjithë mund të kemi mendimë të ndryshme për çështjet në diskutim, por nuk më duket se kjo është e përmasave të tilla sa të karakterizohen si qëndrime antagoniste dhe rryma brenda PD nuk më duket se ka përçarje”, – tha Spaho.

August 13, 2015 17:26
Komento

2 Komente

  1. emigranti August 13, 18:24

    Per cfar Proteste pse nuk arriten te vjedhin votat, tani te rrine urte dhe te lene qeverine te beje punen.keshtu punohet ne demokracia dhe jo humb zgjedhjet dhe mundohen ta cojne vendin drejte anarkise.Ne qoftese e quajne veten me te vertete demokrate ta mbeshtesin qeverine dhe ti lejne budalleqet .

    Reply to this comment
  2. riti August 14, 09:48

    Amani na jepni filmimet e protestes demokratike te 14 shtatorit te 1998 ,tankun e gardes para kryeministrise militantet paqesore me kallashe e antitanke , arkivolin e te ndjerit tek shkallet e kryeministrise , Tamam proteste PAQESORE ,DEMOKRATIKE , ne flitej se merrnin pjese dhe forcat e Bukoshit ; trimat qe vetem ne luften e kosoves nuk u treguan trima por burracake ,se ne vend qe te shkonin te luftonin ne kosove rrinin kafeve te Shqiperise dhe prisnin fundin e luftes , Protesten do e bejne ata se duhet te krijohet imazhi se ketu ka ndodhur hataja ,se dyshja rama -meta nuk u la mundesi me vjedhur si ne 2011 ,Ate vit po dyshja ristani -muli nen drejtimin e dirigjentit bene vjedhje spektakolare ne mes te dites ,ne prani dhe te ambasadorit arvizu ,Keshtu vidhet dhe keshtu duhet te vidhet se perndryshe nuk vijne KURRE ne pushtet , Ne vend qe te protestohet perse spo hapen vende pune ,perse spo mblidhen tatimet ,perse doganat spo arrijne objektivet ,perse kanabisi eshte mbjellur ne te gjithe Shqiperine ,do te protestojme qysh tani per zgjedhjet e vitit 2017 qe ato te jene te pranueshme nga ne kuptohet vetem po qe se i fitojme ne ,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*