PD: Kur të vijmë në pushtet do anulojmë koncesionin e Check-up

July 28, 2018 15:42

PD: Kur të vijmë në pushtet do anulojmë koncesionin e Check-up

Partia Demokratike ka paralajmëruar se ditën që do të vijë në pushtet ligji antimafia do të veprojë edhe mbi koncesionin e check up. Deputetja demokrate Albana Vokshi e ka cilësuar të dështuar këtë koncesion, duke bërë të qartë fatin e tij kur socialistët të mos drejtojnë më vendin.

“Partia Demokratike është e vendosur të anulojë koncesionin e dështuar të check up dhe çdo koncesion tjetër korruptiv dhe me ligjin e ndryshuar antimafia, çdo pasuri dhe qindarkë e grabitur, do t’u kthehet shqiptarëve”, tha Vokshi.

Sipas PD në 3 vite Vilma Nushi është paguar 6.4 milionë euro për 420 mijë analiza që nuk i ka kryer asnjëherë.

“Në vitin 2015 Vilma Nushi është paguar 1.7 milionë euro, për 100 e 11 mijë e 830 analiza të pakryera kurrë. Në vitin 2016 Vilma Nushi është paguar 2.2 milionë euro, për 145 mijë e 445 analiza të pakryera kurrë. Në 2017 Vilma është paguar plotë 2.5 milionë euro për 163 mijë e 32 analiza që nuk i ka bërë kurrë”, vijoi deputetja e PD.

Sipas PD shuma prej 7 milionë eurosh që i jepet çdo vit koncesionit të dështuar të check up,  mund të përdorej për të gjetur zgjidhje për çështje më të rëndësishme siç është rasti i sigurimit të mjekimeve për të sëmurët me kancer.

o.j/dita

July 28, 2018 15:42
Komento

11 Komente

  1. lola July 28, 16:23

    ardhja juaj ne pushtet me keto mend qe kini eshte si puna e “prit gomar te mbije bar”

    Reply to this comment
  2. lul hollandezi July 28, 16:30

    kur te vini ju ne pushtet ,gomari do kete hypur ne fik,berishen do e kene mbuluar ferrat e varrezave te sharres dhe muti do jete bere mullar mbi te dhe Monika do veje here pas here te keshillohet me te me bllokun e like 7%-shit ne dore.Pika qe s’u bie qe i thoni vetes politikane dhe keni humbur kontaktin me realitetin.Cudia eshte qe nuk paskeni as dhe nje njeri te vetem me trurin ne vend,pervec tre mosketjereve dhe atij loqes,Murrizit,qe t’ju permbaje pak!

    Reply to this comment
  3. Genti July 28, 16:53

    Kur te vini ju ne pushtet …. Kjo ngelet per tu pare se me sa po duket ju nuk kini ndermend te merni pushtet edhe per 8 vite te tjera keshtu qe e beni gjumin e qet dhe mos u betoni se do beni namin se lat nam ,jo per gje po me te tilla budalleqe jeni kthyer ne qesharak dhe paliaçot e pushtetit qe beni popullin per te qeshur .

    Reply to this comment
  4. Thithlopa July 28, 17:14

    Lum si shqiptaret ,do behemi te pasur sa te vije Bije vokshi

    Reply to this comment
  5. Arben July 28, 19:08

    kecapi vjedhje e hapur e parave tona.

    Reply to this comment
  6. endra bajgash ne stanin e shpellarve ,per tu shndruar ne pleh July 28, 19:27

    tingellon si nji ender ne vryme te babahales

    Reply to this comment
  7. Dan Pyka July 28, 19:56

    Ah kur te shoh ty kujtoj vuajtjet e mija. Hypsi jot Vokshi u be pronar Vendburimesh ne qeverine e sali berishes. Kjo vokshi ka shume eksperience ne drejtim te vjedhjes dhe i qajne syte kur degjon pe vb nafte. Ato Vb duke filluar nga Ballshi, Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Delvina qe i mori tartari i vokshit dhe u be pronar, jane djersa dhe gjaku jone, i punetoreve dhe inxh. te naftes qe sakrifikuan rende sepse ashtu e donte dhe e zhvillonte partia punen ne nafte, te veshur dhe te ushqyer si mos me keq, kemi braktisur familjet dhe kemi jetuar ne ato kapanonet qe vetem ne dhe ti e di mire se cfare kushte mizerable kishte atje, nje pjese u sakrifikuan ne fontanen e Cakranit dhe ne te tjeret morem simptoma qe na shoqerojne gjithe jeten.Pasi tartarit ju siguruan Vb nga e motra e vokshit qe punonte ne ministri u lidh me ate grekun dhe krijuan nje kompani menjeher dhe i moren keto vb. dhe greku u be president dhe e transferoj kompanin ne Canada dhe i vuri emrin “stream oil and gas”. kjo kompani ashtu si cdo kompani tjeter ishte operatore dhe jo pronare ne keto vb, ajo duhet te investonte sipas kontrates dhe te paguante taxat ne shtete. Ajo i shfrytezoj keto vb barbarisht, nuk pagoi asnje taks ne shtet, nuk beri asnje investim ne to dhe ne fund pas disa vitesh shfrytezimi barbar dhe kur prodhimi u ule dhe nuk kishin me interese i shiten keto vb sikur te ishin keta pronar, tek transatllantiku (kompani serioze dhe me eksperience) per 42 milion dollar dhe ky i fundit kur u njoh mire me situaten ja shiti menjeher nje kompanie tjeter fantazem dhe mori leket e tij. Pra sa here shikoj kete vokshin ne parlament me kujtohet kjo vjedhja e pasurive te ketyre vb. dhe kjo ishte nje hajdute e tyre. Sa here qe shoh ate me kujtohen dhe vuajtjet e mija 20 vjecare qe kame punuar ne ato vb ku kame projektuar puse qe kontribuan ne parat qe ka vjedhur tartari bashke me vokshin dhe te tjere te implikuar ne kete loje. Keshtu si ndjehem une sot ma merr mendja qe edhe shume naftetar te tjere ndjehen keq kur shikojme se se u vodhe ajo pasuri dhe si renkojn ato vb per zot qe nuk besoj se do te kene ne ndonje dite.

    HARRAM I PACI ATO PARA DHE MOS I GEZOFSHI

    Reply to this comment
  8. ariff July 28, 20:13

    Te lumte goja, se e sigurte eshte qe per nja 30 vjet nuk e besoj ta shikoni pushtetin.

    Reply to this comment
  9. DALLTON July 28, 22:10

    Sa per ardhjen tuaj ne pushtet ,eshte pak si perpjete :1)aty ne foto qe ke dale vetem per makiazhin qe ju ke bere ,vetullave ku te majten e ke te paster dhe te djathten e ke sikur ke rene nga oxhaku apo fustani qe ke veshur I cili koston nja 3.000EURO sa te ushqehet nji familje per nji vit .2)Me ate k/tar as femer dhe as mashkull qe keni per 25-vite dote jeni ne opozite .3)me ata deputete qe tregojne forcen se jane te gjithe pa mbaruar te mesmen ,me diploma fallco ,zor se ju vjen radha qe tiu besoje populli .4)kini shejtanin brenda ne trup ,ju nuk jeni “demokrate”por gjakpirsa tani po e verteton ,VETINGU,zonja vokshi qe enderron me sy hapur .Se shpejti as opozite nuk do te ngeli se ju njef shume mire “verdikti”.

    Reply to this comment
  10. Eno July 29, 05:56

    Genjeshter e madhe. Rilindja thoshte te njejten gjë si kjo. Nuk i prishni dot kocesionet. Ligjet i keni bere per veten tuaj, te dy palet. Xhepisti i rendomte futet ne burg, ju jeni xhepista te shqiptarëve, por me ligj. Kjo eshte diferenca. Plehra të këtij vendi!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*