PD larg pushtetit deri në ndëshkimin e krimeve

June 9, 2017 11:10

PD larg pushtetit deri në ndëshkimin e krimeve

 

Nga Bedri Islami

 

Fushata e tashme për zgjedhjet parlamentare është nga më të çuditshmet dhe është e vështirë të përsëritet. Dy partitë e mëdha, si kurrë më parë, i janë vërsulur të tretës, që deri më tash ka qenë e domosdoshme në qeveritë e tyre; tek njëra tetë vite, tek tjetra katër vite dhe ishte menduar se do të jetë edhe shumë vite të tjera.

Dy partitë qeverisëse, pra koalicioni i së majtës, i bëjnë me “isharet” opozitës, duke ia ndjellur pushtetin para syve, si tundet para një demi shamia e kuqe. Njëra, PS, si pa të keq, ka zbuluar se Luli na qenka djalë i mirë dhe se, edhe duke votuar PS ke votuar PD-në; tjetra , po ashtu, si pa të keq, deklaron se me PD, si forcë politike, nuk e ndaj asgjë dhe i bën thirrje të kujtojë vitet e arta kur ishin sëbashku me Berishën.

Opozita, si e vërdallosur, i është sulur asaj force politike që mendohej se e kishte më afër se gjithçka tjetër dhe që në tre muaj dimërimi e verimi në çadër, sytë i kishte pikërisht nga dritaret e LSI-së, kur po i jepej një sihariq. Tani, befas, pas 18 majit, gjithçka ndryshoi, “demi” politik i opozitës i është sulur një ngjyre pak më të çelur, megjithëse vetëm dem nuk është.

Shumë analistë, por edhe shumë njerëz të zakonshëm, janë të bindur se pas 25 qershorit, në një mënyrë ose në një tjetër, opozita e sotme do të jetë pjesë e qeverisë, por ende nuk dihet se me cilët do të jetë: me PS e Ramës, që kur i rrëzoi katër vite më parë aty gjenin, me të drejtë, të keqen e këtij vendi, apo, si mund të ndodhë, me qetësinë dhe dashurinë e LSI-së, që gjithnjë, si duket, e kishte lënë një portë hapur për të.

Vërtet çfarë do na sjellë e ardhmja e afërt?

Do të rivijë në pushtet, natyrisht si pjesë e një koalicioni , opozita e tashme? Them , si pjesë e një koalicioni, pasi në shkallë vendi, nga të gjitha studimet serioze, PD dhe aleatët e vegjël të saj, nuk do të kenë sëbashku as një të tretën e votave të elektoratit shqiptar. Pra, a do të sundojë një e treta mbi pjesën tjetër?

Katër vite më parë, koalicioni i deritashëm qeverisës erdhi në pushtet jo se ishte më i miri i botës dhe liderët ishin më të mençurit, por sepse zullumi i madh që kishte krijuar qeveria Berisha, domosdo, kërkonte ndëshkimin e tij përmes ardhjes në pushtet të një force që premtonte këtë ndëshkim,  dhe këtë njerëzit e bënë në mënyrën m plebishitare të mundshme. Megjithëse njëra pjesë e koalicionit progresiv të vitit.

Kishte qenë edhe në qeverisjen Berisha, të gjithë menduan se tashmë ishte koha që e keqja të merr te ndëshkimin e duhur. Ndëshkimi ishte formë emancipimi i një populli, pasi, përmes tij, do të ndalej vrulli i krimeve, qofshin politike, njerëzore e financiare.

Qeveria “Berisha” i kishte të tria mbi kurrizin e saj, më saktë, i kishte përgatitur e ngritur vetë. Kishte mbi vete krimin njerëzor, pasi 26 viktimat e Gërdecit nga epshi pasuror i Berishës së vockël ishin vepër e saj, 4 të vrarët në demonstratën e 21 janarit ishin po ashtu vepër e Berishës dhe e Bashës; kishte mbi vete krimin financiar, pasi korrupsioni ishte kthyer tashmë në një oligarki të fuqishme e klasës politike, të cilët për pak vite ndërtuan për vete dhe brezat e ardhshëm të tyre një pasuri marramendëse , duke u tallur dhe përqeshur vuajtjet e njerëzve; ishin krime politike pasi në pak vite qeverisje kishin bërë disa marrëveshje tejet antikombëtare, si shitja e detit, varrezat e ushtarëve grekë, përgatitja e skenarit grek për të falimentuar krejt shteti; në fund ishin krime gjyqësore, pasi shkalla më e lartë e korrupsionit ishte pikërisht aty ku duhej të jepej e drejta.

Katër vite, ose 44 muaj, si thotë tani shefi i qeverisë, nuk janë 44 dekada, që të harrohet pse erdhe në pushtet, si e ngrite shpresën e njerëzve dhe si kërkon ta shuash tani.

44 muaj ishin të mjaftueshme për të goditur krimin, për të shembur perandorinë e krimit dhe për të dhënë shpresën e bërjes së shtetit. Shteti ngrihet nga themeli dhe i vendoset çatia e duhur që mos lagen themelet. Ai nuk kapet për thonjsh tek periferia e së keqes, por tek thelbi i saj, pikërisht tek oligarkia financiare që kap shtetin nga fyti. Ndërtimi i shtetit të së drejtës nuk harron krimin, nuk e amniston atë dhe nuk bën lojën e dy portave, në mënyrë që gjithçka të jetë e barabartë.

Kaq lehtë, të dyja forcat politike të deritashme qeverisëse, harruan se katër vite më parë kishin përballë tyre një lubi, krimet e së cilës ishin të tepërta edhe për disa dhjetëvjeçarë?

Nëse PD-ja vjen në pushtet, nën cilëndo formë dhe me cilindo partner politik, atëherë shpresa dhe besimi i vitit  2013 është vrarë në këtë 25 qershor. Por në të njëjtën kohë është vrarë edhe besimi tek e majta progresive se mund të bëjë shtet. Sepse nuk ka se si të arrihet lartësimi i një shteti, kur në themel të tij fut pikërisht ato që e rrënuan dhe e rrënuan qëllimisht, vetëm për të shitur interesat e tij kombëtare dhe për tua pasuruar edhe për disa breza të tjerë.

Një qeveri e përbashkët, qoftë PS- PD, qoftë PD-LSI, do të thotë se Vetingu ishte një lojë e fëlliqur dhe pa të ardhme. Vetingu nuk mund të bëhet me ato që e përdhosën sistemin tonë të drejtësisë dhe e bënë mafien gjyqësore një oktapod sundues mbi të drejtën dhe të vërtetën.

Cilido qoftë koalicioni me PD, kur ajo ende as nuk i ka njohur krimet e saj dhe jo më të shpaguajë për to, është e njëjtë sikur këto krime t’i marrësh mbi vete. Është e njëjtë sikur katër të vrarët e 21 Janarit të jenë vrarë edhe nga fjala jote. Është njëlloj sikur të vrarët e Gërdecit të jenë vrarë edhe nga heshtja jote. Krimi kërkon bashkëpronësi dhe amisti. Një qeveri e përbashkët me PD është e njëjtë si një bashkëfajësi, ndoshta edhe më e rëndë.

Kush ka të drejtën të amnistojë Gërdecin? Cili njeri i politikës është i gatshëm të marrë mbi vete gjysmën e fajit, do të thotë 13 të vrarë mbi kurrizin e tij, vetëm se na e dashka! Dikush vazhdimin e qeverisjes edhe mbi vazhdimin e krimit.

Këto ditë u bë publike një e dhënë e njohur. Krijuesi i Gërdecit, por edhe i krimeve të tjera, Shkëlzen Berisha, në vitin 2016, pra kur u ndje disi era e Vetingut, shiti pronë të patundshme në një vlerë prej 600 mijë eurosh. E theksoj, 600 mijë eurosh. Një nga pronat e tij.  Një pjesë e këtyre parave janë nga gjaku i Gërdecit. Kush e ka guximin të marrë mbi vete një pjesë të këtij gjaku? Deri më tani askush nuk e ka kontrolluar nëse shifra 600 mijë euro është e saktë apo njëri nga mashtrimet e tij. Kontrollet krejt lehtë. Kush e bleu? Sa ka qenë lëvizja në bankë e atij që e ka blerë. Sa ka qenë shuma që është depozituar? Sa ishte vlera reale e pronës? Sa e kishte blerë dhe në cilin vit? Sa ishte tatimi i pronës në blerje dhe sa është në shitje? Si është e mundur që një sekser, bir kryeministri, paska një pronë 600 mijë eurosh? Me çfarë e ka blerë? Po investimet e tjera të tij qindra mijra euro? Po udhëtimet? E di gjykata në Shqipëri, e dinë partitë që thërrasin si sirenat PD në bashkëqeverisje se e dashura e një milioneri gjerman u dënua me 16 vite burg vetëm se nuk deklaroi në të ardhurat e saj dhuratat që kishte marrë nga i dashuri, banesën e dhuruar, udhëtimet e financuara, dyqanet që kishte frekuentuar?

Ne kemi pasur deri tani në bashkëqeverisje dy forca të majta që , nga njëra anë po duan të nxjerrin sytë njëra tjetrën dhe, nga ana tjetër, po i luajnë syrin opozitës.

Nuk është halli se do të jenë të humbura dy a më shumë forca politike.

Halli është se do të vritet shpresa,besimi dhe duhet pritur një kohë tjetër që gjithçka të fillojë nga e para.

Dhe e para në një shtet nuk është fjala, është ndëshkimi i së keqes.

Bëjeni, nëse mundeni, ose na lini rehat!

 

DITA

June 9, 2017 11:10
Komento

14 Komente

  1. Fatmir Lohja June 9, 11:35

    Zoti Bedri! E lexova me endje shkrimin tuaj.Shpresa ne Shqiperi,fakeqesisht,ieshte vrare me kohe.Kjo eshte arsyeja qe shqiptaret po e lene vatane,per te mos e kthyer koken me pas.Si asnjehere tjerter,e pangjashme edhe ne bote,tre parti ,qe kerkojne te marrin pushtetin,jane ne qeveri!?Kete sherr vetem kompromisi e zgjidh,sepse, sipas sondazheve , asnjera parti nuk merr me shume se 50% te votave.Kompromisi,mesa duket,eshte bere me logjiken e sirase se vajgurit, dikur.8 vjet ne pushtet dhe kater vjet ne opozite,ne kete menyre genjehet edhe gjindja edhe komunitetit nderkombetar.Pra ka pozite edhe mosqofte,opozite.Sipas sirase,ne keto zgjedhje ,duhet te dale LSI.

    Reply to this comment
  2. Petro June 9, 11:44

    Ah more Ushtari i mire Bedri, nuk je fare i zgjuar si Ushtari i Mire Shvejk. Zaten, ju militantet i ngjani atyre pasagjereve ne autobus qe kur shoferi ben nje kthese te forte, rrezohen permbys. Kryetaret e partive me propagande ju kane ushqyer per krime te kundershtarit, per kundershtar armik, fiks si Partia Punes per kulaket dhe armiqte e komunizmit. Tani kur kryetaret e partive do bejne ndonje kthese te forte ne timonin e partive, prap ju militantet-pasagjere te autobuzit do permbyseni. Sepse nuk kuptoni jete pa konflikt e pa armiq, pa perralla demagogjie te kryetareve tuaj qe ju perdorin e pastaj ju fusin hurin ne prapanice, ashtu si e meritoni.
    Mos u merzit Bedri, ju as ju ka pyetur njeri as ka per t’ju pyetur kurre. Keni vlere vetem per militante, d.m.th. per Ush-Gomar.

    Reply to this comment
  3. mali June 9, 11:49

    Zoti Bedri! keni absolutisht te drejte.Por deri tani,per mendimin tim,Rama eshte justifikuar me faktin se Qoftelargu drejton ne prapaskene pushtetin gjyqesor,prokurorine etj.Neqoftese pas zgjedhjeve dhe vetingut,nuk shkojne para drejtesise Berisha e kompani,ai nuk ka me justifikim dhe eshte zbuluar.Kjo do te thote se me pas nuk ka pse ta votojne me socialistet dhe te gjithe ata qe aspirojne drejtesi ne kete vend pre Edi RamenDuhet te behet dalje nga borderoja e PS-se.Te presim dhe te shohim.Me shume vijne se ikin.

    Reply to this comment
  4. KOLE SHULIk June 9, 11:57

    Ne qofte se Edi Rama ,ose Ilir Meta ose Petrit Vasili do te bashkohen me Lulzim Bashen per te formuar qeverine e ardhshme mbas 25 qershorit,kjo do te jete tradhetia me e madhe e kombit,Strukturat e partise socialiste dhe ato te LSI-se nuk duhet ta lejojne e ta pranojne kete veprim.

    Reply to this comment
  5. info analitike June 9, 12:07

    Shoke po tani qe Saliun me Luli do ti keni aletae kunder kujt do te versuleni, kunder Likes???
    Shyqyr qe ishte Saliu qe u jepte mundesine edhe ca militanteve te thekur qe te shkruanin dy rreshta ndersa tni kane rene squke e nuk ndihen ne pritje te direktivave te partise.

    Reply to this comment
  6. Tap Topi June 9, 12:36

    Nuk e di se sa e mbeshtesin militarucat e selise rrozge iniciativen personale te shefit te PS per te bere koalicion te madh me PD, por pas kesaj gjithkujt mund t’i perforcohej akoma me shume bindja apo dyshimi per implikim direkt te corapekuqit ne inskenimin e vendosjes se cadres se nomadeve mbi njollat e pathara te gjakut te martireve te 21 janarit para kryeministrise.

    Pasoja: Ato 1 milion shuplakat e 2013, brenda muajit PS-se do t’i kthehen ne boomerang!

    Perfituese direkte te pafytyresise se radhes se demagogeve demo-asociale do te jete para se gjithash simotra e tyre LSI, e specializuar per integrimin e leshit çepanas. Kjo e fundit e ka marre tashme si paradhenie torten, dhe ajo eshte dorovitja e kukulles se presidences per besnikerine e tyre ndaj pardesybardheve.

    Jo vetem ndermarrja e perpunimit te leshit, por edhe ndonjera prej partickave te sapo pjella prej “partise meme” nuk do dalin me duar bosh.

    Nga hici, pshm. LIBRA do te thithe prej te zhgenjyerve nje sasi te mjaftueshme votash per te siguruar dhe ajo me pas nja dy vende nga fundi i pleramentit.

    Qe pas kesaj, pjella tjeter asociale do ta bashkoje zerin e saj “opozitar” po prap me eterit e tyre shpirterore, kjo per ne brezin e sistemit te monizmit qe ja njeh me rrenje e dhemballe pafytyresite politikaneve te mejhaneve, besoj se s’do as laps dhe as kalem.

    Keshtu qe i nderur z.Bedri, ne kemi mberritur ne piken kulminante, kur pas takimit koke me koke midis dy kryebarinjve, ne media po debatohet taktika e perjashtimit te “deleve te zeza” (ne fakt desher me brire te thyer) nga tufa e bagetive te imta (cetat ramizjane), dhe zevendesimi i tyre me ciliminj (s’kane pare gje akoma te shkretet), “te afte” per te perfaqesuar denjesisht bagetine e trashe (popullin e hallakatur) ne pleramentin shquptar.

    Taktika e paramenduar per katapultimin e njomzakeve ne poste drejtuese (kujtoni pak “sukseset” e spirillonjve ne administrimin e parave te vjela nga doganat), ne nje kohe kur kokat e qelbura te peshkut po perfitojne maksimalisht nga mungesa e shtetit te te drejtes ligjore, eshte marifet i paskrupullt.

    Akoma me te katra per ne emigracion?

    Mungesa e alternative reale per t’i bere opozite te ndershme batakcinjve demo-asociale s’do e ndale hovin e shqiptareve, ne kerkim te atyre qe ikona e muzikes pro-perendimore, Francesk Radi, i quante “oaze te gjelberta, larg intrigave dhe dallavereve pa fund si dje dhe sot, larg uriahipeve”

    – Ku ishe? Asgjekundi.
    – Cfare bere? Asgje.

    Reply to this comment
  7. MH June 9, 12:47

    Populli duhet ta kuptoj qe ekzistenca e lulezimit te 100 partive asht regres,shtypje dhe padrejtesi qe i behet vete popullit,vetvetes me voten e vet.Ndaj duhet te huazojne nga shteti me i fuqishem i botes Amerika qe ka vetem dy parti.Qe daravisin pushtetin ne cdo norme 4 vjecare e nese ka arritje vashdon edhe ma shume.Po ama nuk ekzistojne keto palaqolleqe si tek Ne.

    Reply to this comment
  8. N.VJOSA June 9, 13:11

    Dita, pershendetje.
    Mos e ulni nivelin e Gazetes ne nivelin e Bedriut!…
    Me vjen shume keq se e dua dhe e kam lexuar DITA-n pothuajse cdo dite , qe nga dita e pare qe ka pare driten e botimit.Bedriu u beft edhe Kryeredaktor i gazetes, nuk me intereson shume, por mos botoni cdo dite mediokritetet e tij.
    Konkretisht, te biesh ne nivelin meskin,
    do denohet ” X” apo ” Y”, eshte nje cikerrime, para interesave vitale te mbare Shqiperise!…
    Saliu zere se ne burg eshte.As del dot, si njeri i lire, as ai, as femijt e tij…!
    Ate e kane denuar vet monstruozitetet qe ka kryer…!
    Edhe po te mos denohet direkt, ashtu sic e kerkojne normat e nje shoqerie, PRAPE, KY DO JETE DENIMI ME I TMERRSHEM I TIJ…
    Mendoni nje njeri qe nuk vete dot as ne Vendlindjen e tij, as ne Vicidolin e tij…!
    Shikoni interesat madhore te Shqiperise, perspektiven Europiane te Atdheut tone te perbashket!…
    Denimi i krimeve te nje Njeriu, para ketyre interesave eshte Z e r o…!
    Po u fut Shqiperia ne ingranazhet e Familjes se madhe Europiane, do veje Haka tek i Zoti…
    Dhe Shqiperise i hapet rruga europiane ne se dy partite e medha i mbyllin sherret dhe shohin jo cfare i ndan, por cfare i bashkon…!

    Reply to this comment
  9. Bureto June 9, 13:24

    Po te nisesh nga morali ato koalicione nuk duhen bere. Deri ketu ama, sepse kushdo e di qe ne politike nuk ka moral, por llogari, numra. Dhe keto i vendos elektorati ne 25 qershor. Durim deri atehere. Gjithesesi elektorati nese eshte i zhgenjyer, i vjedhur apo i mashtruar nga politikanet e implikuar, le te mos i votoje. Le te ndihmoje te kete nje konfiguracion te ri politik. Sigurisht qe kjo eshte nje ide, sepse elektorati i sotem shqiptar eshte larg te kuptuarit te nevojes per perspektiven. Eshte shume pragmatist dhe aspak idealist.
    Persnalisht jam kunder koalicioneve ndermjet PS-PD-LSI. Por sic thashe tjeter deshira dhe tjeter realiteti. Në se realiteti do te ofroje zgjidhje qe bien ndesh me pritshmerite e shoqerise, dhe nese PS nuk kalon pragun 71 vota, apo koalicioni i mundshem PD-LSI gjithashtu nuk i ben ato, atehere PS nuk duhet te beje kurresesi aleanca me ta, por le te coje vendin ne zgjedhje te parakohshme. Zvarritjet dhe justifikimet me terma si, stabilitet pastaj,demokraci, duhet te marrin fund. Nuk mund te kete shtet te se drejtes sa kohe te kemi ne kembe keta politikane. Drejtesia, me shprese do te jete faktor i rendesishem, ne rrugen e demokracise dhe te shtetit te se drejtes, ku besojme se do t’u vije rradha edhe politikaneve, por deri sa te shohim frytet e saj do kalojne vite. Ndersa vendi ka nevoje sot.
    Rama duhet te mendohet mire para se te mos jete vone. Nuk ka me justifikime, si ato te 2009 kur edhe atehere beri gabim per koalicionin me Meten, por qe gjithsesi e justifikoi me reformat. Po kendej e tutje me se do t’i justifikoje? perndryshe do te urrehet me shume se Berisha, Meta e co. E ka thene vete Rama, nese dal i dyti iki nga politika, gje qe s’ka te ngjare; por po nese del i pari, gje qe ka te ngjare, me ke do qeverise? Kjo eshte ajo qe po i shqeteson njerezit, sidomos ata qe presin drejtesi dhe qe per kete jane skeptike. Personalisht per ndeshkimet apo jo, deri me sot, nuk kane qene pergjegjesi e Rames. Rama dhe kushdo kryeminister nuk mund te jete gjykates dhe prokuror dhe keta i dime sesi i kemi dhe kush i ka emeruar dhe kush i ka komanduar dhe i komandon. Po ua kujtoj Berisha edhe Meta me firmen e Nishanit. Cilet jane me propozim dhe miratim te grupit parlamentar te PS. E dime shume mire se prej vitesh ka shume vende vakante dhe nuk jane plotesuar, per t’u mos u dhene mundesi dy te pareve qe t’i mbushin perseri me beniaminet e tyre por qe do duheshin edhe votat e PS (sepse duhet 84-shi i famshem). Gje qe s’ka ndodhur. Ndaj do te duhet te presim vettingun dhe pastaj flasim dhe gjejme fajtoret.

    Reply to this comment
  10. Arber Iliri June 9, 13:30

    Po nese doni jepini mbi 71 vende PS dhe merr fund muhabeti.S’behet koalicion, drejton nje Parti, mban pergjegjesi nje Parti.Koalicionet e shkerdhejne edhe qeverisjen edhe e lene shtetin me kembe hapur.Like floririr kete gje ka bere dhe ka demtuar shume qeverisjen, ndaj shuheni Liken dhe pergjegjesine ta mbaje kush qeveris.Likja deri tani ne pushtet nashti qahet si viktime, hajde gjeje.Sistem dy partiak, zhdukini vogelimat qe hane vetem torten e pushtetit.

    Reply to this comment
  11. Adih June 9, 14:43

    Fundi i plasjes se cipes te katovices eshte .1 Likja President ,…..2 bashkimi dhe dashuria e pa pare , PS dhe PD .Kjo eshte e barabarte me :::::::mos renia dakort ,pengimi me te gjithat menyrat nga nje here brutale e diletanteske ,tallja nga te gjithe ,edhe me euro Deputetet e BE e deri me Ameriken ,per mos inkuadrimin ne BE . Kane te drejte ne momentin e hyrjes ne BE, fillon diktati i ligjit dhe i transparences ,ku ketyre cunave te R :Alise bashke nuk i intereson .Sic e perjetojme ,qe nga vrasjet ,vjedhjet ,perdhunimi i pronareve private ,perdhunimi i pronave shteterore ,ne interes se banditeve mafjoze ne pushtet sot edhe dje ,nuk i intereson integrimi ne BE . Nga ana tjeter nuk i kuptoj ,keta votues popull, qe nuk e kane kuptuar ,sinqerisht ,si nuk mendojne per te ardhmen e tyre e sidomos te femijeve te tyre .Si nuk e kuptonjne ,mos inkuadrimi ne BE i prish pune popullit te varfer , ku shqiperia me politike tjeter te pakten, para nje ose dy dekatash duhet te ishte ne familjen europjane .Z Islami ne kete artikull e thote drejt ,shqip .Me bashkimin e te tre mafjozeve bandite PS PD dhe PD ,..nuk ka zhvillim ,nuk ka drejtesi ,nuk do kete transparece .Kush do ti hapi letrat ,per vjedhjet ,per grabitjet e trojeve private ,po ashtu shteterore ne perlen e bregdetit ,qe sa vjen e betonizohet pa kriter ,pa i pyetur arkitektet ,per prespektiven e turizmit ,bila pa perdorur as edhe spango.Deri tani 70 % e bregdetit doli jashte perdorimit nga keta bandite te pa skrupullt ku hotelet e tyre i ruajne dimer vere me kallashnikov dhe me qener te rraces ujk ,qe ju i shkoni e i jepni voten per 50 euro??! Me gjithe se u sgjata dhe ju bezdisa ,per mua eshte Durrsi plazh me ,ku patishahu medioker Dako e ka betonizuar dhe ka hyre deri ne det .Ku Dako per fitime materiale ka prishur te gjitha vend strehimet (kategorikisht te ndaluar me ligj )ne toka shteterore per perfitime ne m2 ndertime. Sinqerish, mua nuk do ma mbante te shkelja ligjin ,ku ja kujtoj , ketij bandilli trim budulla , se do behet nje here shqiperia shtet ,do hapen letrat dhe do shkoje haka tek i zoti. .Ju lodha qe po merem me dakon ,ku ka plot Dako shqiperia ,dhe nga ana tjeter Perforcohet bashkepunimi i mafjes PS ,PD e LSI .
    Popull : i vetmi shanc per te gjithe ne te neperkemburit , eshte qe kesaj here , te votojme ,per parti te reja , te pa perlyera pro zhvillim e pro perendimore dhe pa diskutim , ato do jene avokatet tane ne parlamentit te ardhshem , e kto jane SFIDA ,LIBRA av NGJELA e TJ:
    Dua ta mbyll ,ju pyes ,a jemi ne ne diktature , apo ne demokraci ?. Pergjigja e ime eshte , ne jemi ne diktature ,dhe kjo vertetohet , mire Rama me deshiren e tij zgjodhi Liken president ,por si ka mundesi as edhe nje deputet nga PS nuk e hapi gojen ,te pakten te pyeste ,hej komandant Rama ,eshte kjo deshira e popullit ,ku kjo eshte tallja me e madhe ,ne te gjithe historine me te hershme ,e deri me sot ,ndaj ketij populli te mjere e te rrobtuar deri ne palce e mare peng nga tre kater zagare te Ramiz Alise .Eshte diktature , e tju vije turp ,gjithe deputeteve te PS ,i vuri ne rresht Rama duke i bere rreshtore . Mos harrojme edhe rreshtin e 449 nga keta skllever te rames qe e votuan naten ne ilegalitet ..Jo per te qeshur ,por per te qare ,cfare pune do bejne kllounet e cirkut si Brace e Balla ne parlament ,ku i ja vervitnin letrat ne surrat ,si Bashes e Saliut per gjemat e tyre . .Beni si te doni o popull ,paguani rrogat nga sot e tutje ,Si Braces e Balles.
    Patjeter per interesin popull ti nxjerim kesaj here ne opozite …

    Reply to this comment
  12. Adih June 9, 16:15

    E nderuar gazeta Dita ,ju lutem jepeni komentin tim ,se Mero Baze ,na i ka censuruar me kohe ,smbahet mend se kur . Ju faleminderit per mirkuptimin.

    Reply to this comment
  13. Abdi cami June 9, 17:32

    E di pse nuk te kane vend shkrimet ty o Bedriu? Se ti kerkon te sulmosh PD nga pozicioni i PS. Kete gje e bejne socialistet. Shkrimet e tua mos te kene emrin tend poshte apo lart duken sikur i ka bere Balla, Brace, Gjylametja etj. Por as socialistet nuk po ti pelqejne me shkrimet. Kjo eshte vertet fatkeqsi per ty.

    Reply to this comment
  14. kultura June 9, 18:05

    Nuk permende fare LSI qe eshte besnikja me e madhe e Berishes, te cilin a mbjte ne pushtet edhe pas Gerdecit e 21 Jaanarit. Apo keshtu e do puna ti? Si ka mundesi qe lloj lloj gazetaresh e analistesh jane hedhur ne fushate per te rehabilituar LSI edhe Meten qe e kane bere pushtetin pershesh. Cfare ju lidh me kete force juve te gjitheve? Po prisni ndonje kocke, sepse Meta i shperblen mire mercenaret e tij.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*