PD-LSI kërkesë Kuvendit: Komision Hetimor për DSIK-në

January 11, 2019 18:05

PD-LSI kërkesë Kuvendit: Komision Hetimor për DSIK-në

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë dorëzuar në Kuvend një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor që do të verifikojë nëse DSIK e ka zbatuar ligjin për pajisjen e zëvendësministrit të Jashtëm Gent Cakaj me certifikatë sigurie.

Në kërkesën në fjalë përfshihet edhe fakti nëse është zbatuar ligji për administrimin dhe përpunimin e informacioneve pa qenë i pajisur më parë me këtë dokument.

4 çështjet objekt i komisionit hetimor të kërkuar nga opozita janë:

  1. Verifikimi i ligjshmërisë dhe efekteve të veprimeve të institucioneve shtetërore në pajisjen e z. Gent Cakaj me “certifikatë sigurie” nga DSIK;
  2. Roli i Këshillit të Ministrave, Kryeministrit apo ministrave përgjegjës në shkeljen e procedurave dhe rregullave për garantimin e informacionit “sekret shteërore” dhe shkeljen e procedurave për pajisjen e z. Cakaj me “certifikatë sigurie”;
  3. Arsyet e moszbatimit të ligjit nga z. Gent Cakaj për mbi 7 muaj dhe pasojat që ka sjellë për sigurinë kombëtare dhe angazhimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në BE;
  4. Autoritetet përgjegjëse që kanë lejuar z. Cakaj, të administrojë dhe përpunojë informacion të klasifikuar, pa qenë më parë i pajisur me “certifikatë sigurie”.

Kërkesa e opozitës për komision hetimor merr shkas nga informacionet zyrtare të paraqitura në dekretin e Presidentit për refuzimin e dekretimit të Genti Cakaj si Ministër i Jashtëm.

Në dokument thuhej se: “DSIK e ka pajisur Genti Cakajn me një certifikatë sigurie 5 vjeccare brenda 24 orësh në kundërshtim me ligjin, i cili detyron që procedura për certifikatën brenda ditësh ka afat vetëm 1 mujor. DSIK nuk ka verifikuar Genti Cakajn në vendet ku ai ka jetuar gjatë, sin ë Belgjikë dhe Hungari. Genti Cakaj ka refuzuar për 7 muaj të kërkojë certifikatë sigurie, si person që trajton informacion të klasifikuar si sekret shtetëror nga NATO dhe BE, pavarësisht se strukturat e Ministrisë së Jashtme e kanë vënë në dijeni me shkresë zyrtare. Neglizhenca e zëvendësministrit të Jashtëm duke refuzuar të pajiset me certifikatë sigurie prej 7 muajsh ka ccuar nëzbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore të sipërcituara, që sipas parashikimeve të ligjit përbëjnë shkelje penale dhe janë të dënueshme sipas legjislacionit në fuqi”.

Në kërkesën e saj, opozita thekson se këto konstatime evidentojnë një situatë të rrezikshme për sigurinë kombëtare dhe ngrenë dyshime serioze mbi cenimin e detyrimeve që vendi ynë ka si vend anëtar i NATOS.

“Në këto kushte, është ne detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë që të ushtrojë kontroll parlamentar dhe eventualisht të individualizojë përgjegjësitë e institucioneve shtetërore në këtë çështje.”-thuhet në kërkesë.

Opozita kërkon që komisioni të ketë 9 anëtarë, ku kryetari të jetë nga PD, si dhe një afat kohor prej 3 muajsh. Sipas rregullores, Konferenca e Kryetarëve duhet të mblidhet jo më vonë se 5 ditë nga dorëzimi i kërkesës për të diskutuar kërkesën, përbërjen e komisionit, si dhe caktimin e datës së miratimit në Kuvend në seancën plenare më të afërt.

Më herët, edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta i dërgoi një kërkesë zyrtare Kryetarit të Parlamentit, Gramoz Ruçi, ku kërkoi ngritjen e komisiont hetimor parlamentar për rastin e pajisjes me certifikate sigurie brenda një dite, të kandidatit për ministër të Evropës dhe Punëve të Jashtme, Gent Cakaj.

l.h/ dita

January 11, 2019 18:05
Komento

7 Komente

  1. kasemi January 11, 18:10

    Para se te bejne kerkesen per komisio parlamentar duhet te marrin pjese ne ate kuvend, te cilin duhet ta respektojne, e jo vetem ta shfrytezojne per bythen e tyre.

    Reply to this comment
    • SPAK dhe Ustallaret e Tromaksur! January 11, 22:23

      Germo Tare germo, i thone, se cizmen e Monikes dhe bllokun e Ilir (qe nuk eshte aspak i lire) Floririt do te gjesh! Qe kur u kthyen keta ne Kuvend? Keta thane qe e bojkotuan Kuvendin! Apo i intereson te hedhin balte mbi dicka qe nuk ka rendesi. Jo e lagu, jo se lagu! Si e lagu dhe pse e lagu! Ah, e lagu! Jo, jo nuk e lagu! Por c’ndodhi, jo me, nuk kishte uje! Aha, duhej uje, por i ftohte apo i ngrohte? Jo, mor jo se gomari e do ujin te ftohte. Si, te ftohte? Po more te ftohte. Jo ore se ftohet gomari. Bjeri legenit Lulzim dhe ti bjeri cizmeve me dore se bajgen tuaj do te gjeni. Mos u beni merak se po ju vjen radha. SPAK eshte aty. Do filloje shpejt. Atehere si do tja bejme kur te filloje te germoje eskavatori tek Astiri e ne vende te tjera qe ju keni bere namin duke vjedhur e vrare? Mezi presim! Ju lutem z. Rama na siguroni vendet e para tek Kinemaja e SPAK-ut. Duam ta shikojme direkt te transmetuar per te gjithe shqiptaret. TUNG!

      Reply to this comment
  2. C'a bohet kshtu January 11, 18:48

    Shoqja baxhella Monika dhe krimineli Lyl, nuk u lind asnje e drejte te kerkoni nga Kuvendi komisione (karlliqe), pa qene pjese e KUVENDIT.
    Kur ka “Certifikate Siguriie” hajduti me bllok ne dore Kokekatrori Like mos ngelte budall dhe kriminel pa e pasur ate.
    Genc Cakaj eshte nje i ri nje kapacitet i paster si figure morale i shkolluar me disa gjuhe te huaja dhe nje kapacitet intelektual qe duhet te shfrytezohet ne te mire te Shqiperise.
    Funderina dhe kurva te tipit Mona, Lyli, nen orkestren e hajdutit Like po baltosin nje te ri me perspektive, se nuk bie era mut dhe gjak si keta antishqiptare……rrace kurvash dhe tradhetare me damke.

    Reply to this comment
  3. Zgalem January 11, 18:51

    Kjo kerkese eshte bere me separi nga Presidenti. Krijoni nje vend pune dhe nje karike per Presidentin , aty , diku ne SHQUP , se zonja e pare aty e ka vendin .
    Nuk eshte pare , as degjuar nje mish- mash I tille institucional dhe partiak . Me ment e Dr, Monikes , njeri nuk shkon as ne Parajse . Estrade pa para ! Zgalem

    Reply to this comment
  4. MH January 11, 18:55

    Edhe nese keni te drejte qe nuk po dihet sa qendron kjo e drejte e juaja, mbi sa kerkoni nepermjet vrejtjeve.Nuk keni goje as autoritet ti kerkoni sot kur nuk i kerkuat dhe nuk i bate asnji vrejtje liderit tuaj Berisha per pranimin e nji fare serboboshjnakut Demir Fazllic keshilltyar i kryeministrit pa miratimin e askujt po ne koken e vet.Ku perndiqesh nga interpoli si mashtrues kondrabandist i korruptuar dhe i rrezikshem.

    Reply to this comment
  5. gardiani January 11, 20:06

    Perse harxhoni frymen kot , s’e beri kerkesen presidenti i juaj , apo do shume mend kjo per t’u kuptuar ?!! Se mos eshte hera e pare !

    Reply to this comment
  6. grate tiranse January 12, 04:25

    PD e LSI ESHTE qe te mer jeten per PUSHTET. Zoti qofte me JU Kryeminister, dhe ne populli jemi me JU.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*