PD mbledh krerët e rretheve, vendosen drejtuesit e fushatës sipas qarqeve

Redaksia Online February 5, 2013 10:42

PD mbledh krerët e rretheve, vendosen drejtuesit e fushatës sipas qarqeve

PD mblodhi dje krerët e degëve në rrethe për të diskutuar mbi fushatën për zgjedhjet e qershorit. Pas diskutimeve për “ndarjen e detyrave” u vu re se në krye të grupeve të punës në rrethe do të jenë të gjithë demokratët që drejtuan fushatën në rrethe për zgjedhjet e 2009-s. Përjshtim bën vetëm Durrësi, grupi i punës së të cilit këtë radhë drejtohet nga ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi (në 2009-n drejtohej nga Ferdinand Xhaferri).

Qarku më i madh, ai i Tiranës,do të ketë në krye të grupit të punës ministrin e Kulturës, Aldo Bumçi.

Burime nga kjo mbledhje i thanë gazetës “Panorama” se në mbledhjen që zgjati dy orë u prezantua strategjia që PD do të ndjekë për zgjedhjet e qershorit, e njëjtë me atë të zgjedhjeve lokale të 2011-s, për Bashkinë e Tiranës.

“Ne jemi ndryshimi, përpara” do të jetë slogan ynë. Ky slogan shpreh më bukur se çdo slogan tjetër realitetin që kemi krijuar dhe vizionin që ne paraqesim. Një mijë herë po ta mendosh, nuk mund të gjesh cilësim dhe kualifikim tjetër përveçse “ne jemi ndryshimi, po ç’do të thotë kjo? Përpara”, citohet kryemministri. Kreu i PD-së është shprehur i hapur për një koalicion të madh, duke përjashtuar Frymën e Re Demokratike.

Drejtuesit e grupeve të punës sipas qarqeve

Tiranë – Aldo Bumçi

Durrës – Eduard Halimi

Lezhë – Edi Paloka

Dibër – Jemin Gjana

Shkodër – Jozefina Topalli

Kukës – Flamur Noka

Elbasan – Arben Imami

Fier Sokol – Olldashi

Vlorë – Astrit Patozi

Korçë – Ridvan Bode

Berat – Genc Pollo

Gjirokastër – Genc Ruli.

 

 

Redaksia Online February 5, 2013 10:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*